Connect with us

Maqedonia e Veriut

Miloshoski: Ka një marrëveshje të heshtur mes Zaevit dhe ndihmësve më të afërt të Gruevski

Published

on

Vjetërsimi rasteve të PSP-së nuk është aksidentale, ka thënë deputeti Antonio Miloshoski, në emisionin ‘Samo Vistina’, duke folur për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe fatin e rasteve të PSP-së, Miloshoski ka dhënë edhe pikëpamjen e tij për vjetërsimin lëndës për rastin të “Trajektorja”, që sipas tij e njëjta gjë ka shumë mundësi që të ndodhë edhe për rastin tjetër të njohur si “Dhuna në Qendër”.

“Mendoj se ekziston një marrëveshje e fshehtë në mes të disa aktorëve me ndikim në vend përfshirë këtu edhe vetë kreun e qeverisë, por edhe ata që më parë ishin me ndikim në atë pozicion. Unë mendoj se ka një marrëveshje të heshtur për të mos arritur deri tek e vërteta e plotë në raste të caktuara. Si të kuptohet ndryshe dëshmia e Verushevskit, i cili ishte dhe ende është bashkëpunëtori i parë i Zaevit dhe i kishte në dispozicion të gjitha materialet e përgjuara dhe thotë,në njërën nga seancat e fundit, se shumë prej atyre materialeve ishin kompromentuar”, ka thënë Miloshoski.

Ai në këtë emision shpjegoi edhe tezën e tij për arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski.

Gati një vit opinioni pret të shohë se ku është raporti nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme se si ish-kryeministri u largua nga vendi. Unë mendoj se duhet të ketë ndonjë përgjegjësi, por nuk po e shoh atë”, ka thënë Miloshoski.

Ish Ministri i Jashtëm dha një përgjigje konkrete, që sipas tij, se si ka rrjedhur organizimi i arratisjes së Gruevskit, ose çfarë lloj marrëveshje sekrete apo e heshtur i ka paraprirë kësaj arratisjeje.

“Mendoj se ekziston një marrëveshje e heshtur midis kryeministrit Zaev dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të ish-kryeministrit Gruevski”, ka shtuar ai.

Continue Reading

Lajme

Detaje nga zjarri në Tetovë, është lënduar pronari i shtëpisë së djegur

Published

on

Është lënduar pronari i shtëpisë në të cilën ka shpërthyer zjarri rreth orës 19:00 në vendbanimin Koltuk të Tetovës, janë informacionet fillestare të njoftuara nga SPB-ja e Tetovës.

Zjarri ka përfshirë dy shtëpi dhe është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit për rreth një orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në SPB Tetovë në orën 19:20 është raportuar zjarri në një shtëpi në pronësi të I.S (50). Zjarri u përhap në shtëpinë fqinje ku nuk banonte askush. Pronari I.S ka marrë djegie dhe më pas është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore”, njofton policia e Tetovës.

Fqinjët në lagjen Koltuk janë trembur nga forca e zjarrit për shkak të një flake të fortë. Po ashtu, të gjitha shtëpitë e këtij vendbanimi në një pjesë kodrinore janë të lidhura me njëra-tjetrën, gjë që ka qenë shkak për frikë shtesë tek ata nga zgjerimi i mundshëm i zjarrit.

“Rreth orës 19:00 dëgjova një sirenë, dola të shikoja si ishte dhe pashë një flakë. Pashë që këta ishin fqinjët sipër meje, vrapova, pashë tym dhe flakë 15 metra nga çatia lart. Me fqinjët u përpoqëm të ndihmonim me ujin nga cisternat, ju e dini që këtu është specifike për ujin. Zjarrfikësit kanë mbërritur në kohë, falë tyre, nëse do të vonoheshin pesë minuta, një shtëpi tjetër do të digjej. Nuk pati shpërthim, por u prishën kabllot e rrymës. E gjithë lagjja Koltuk dhe ‘Dva Bresta’ dhe Çarshia e Epërme nuk kanë rrymë”, tha Ivica Gjorgjeski.

Zjarri shpërtheu në një shtëpi në rrugën “Vukashin Simovski”. Nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Tetovës kanë bërë të ditur se janë dërguar katër makina zjarrfikëse për të intervenuar në këtë zjarr./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Kovaçevski: Kërkesa për shfuqizim të Qeverisë së Përzhinës, dëshmi se shoqëria është më demokratike

Published

on

Kërkesa për shfuqizim të Qeverisë teknike nga ana e opozitares VMRO-DPMNE, është dëshmia më e madhe se tani jetojmë në një shoqëri demokratike me media të lira, vlerëson kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Nuk ka dëshmi më të madhe nga kjo kërkesë e opozitës për shfuqizim të Qeverisë teknike se kemi shoqëri demokratike, kemi media të lira ku secili ka qasje. Ju, e dini, se më parë, lideri i opozitës nuk kishte mundësi të shfaqej në televizion, kurse tani lideri i opozitës mund që çdo mbrëmje të jetë i pranishëm në çdo televizion nacional”, tha Kovaçevski në intervistë për Radio Televizionin e Maqedonisë.

Ndërkaq, për më 10 shkurt është caktuar seanca ku në rend dite është ndryshimi i Ligjit për qeveri me të cilin parashihet shfuqizim i Qeverisë teknike që del nga Marrëveshja e Përzhinës./TV21/

Continue Reading

Lajme

Ambasadori i BE-së vizitë në Kumanovë, duhet përshpejtuar ndërtimi i deponisë në rajonin lindor

Published

on

Ndërtimi i deponisë rajonale në Shën Nikollë që do t’i shërbejë të rajonit lindor dhe veri-lindor si dhe problemi me ndotjen e ajrit ishin temat kryesore që sot u diskutuan në takimin në Kumanovë mes ambasadorit të BE-së Dejvid Gir dhe kryetarit të Komunës Maksim Dimitrievskit.

“Ky është projekt i realizuar nga një numër më i madh i komunave në rajonin lindor dhe verilindor dhe qëllimi kryesor është mbyllja e deponisë së qytetit “Krasta” dhe ndërtimi i një fabrike të re për përpunimin e mbetjeve në këto dy rajone në territorin e Komunës Shën Nikollë, ku Komuna e Kumanovës është një nga pjesëmarrëset më të mëdha në projekt dhe i gjithi projekti është grant i BE-së”, deklaroi Dimitrievski.

Sipas ambasadorit të BE-së Dejvid Gir, ky është një projekt kompleks, por realizimi i të njëjtit do të përmirësonte menaxhimit e mbetjeve në të gjithë rajonin.

“Është një projekt kompleks, i cili përfshinë shumë faktorë dhe duhet shumë punë, në këtë moment duhet të fillojmë të punojmë më shpejt dhe të përparojmë me realizimin e saj. Natyrisht folëm për aspekte të ndryshme si ta bëjmë qytetin ekologjikisht të pastër dhe përmirësojmë mjedisin. Ajri i pastër është thelbësor, ne jetojmë këtu çdo ditë, ne thithim atë ajër dhe jemi të lumtur që mund të flasim për të gjitha mënyrat për të cilat BE mund të ndihmojë”, deklaroi Gir.

Gir siguroi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kumanovës, e në veçanti të të rinjve. E kryetari Dimitrievski sqaroi se deri më tani kanë realizuar disa projekte me ndihmën e BE të cilat kanë rezultuar të suksesshme, ndërsa ka kuadro dhe potencial për realizimin të edhe më shumë projekteve. Ndryshe Kumanovës shumë herë është radhitur ndër qytet më të ndotura në vend, ndërsa problem serioz mbeten deponitë.

Continue Reading

Aktuale