Connect with us

Maqedonia e Veriut

Gjatë kontrollit të shtëpisë së Remenskit, janë gjetur dokumente për ‘Monstrën’ dhe ‘Lagjja e Trimave’

Published

on

Prokuroria për Krimin e Organizuar ka konfirmuar informacionet se gjatë kontrollit të shtëpisë së deputetit të dyshuar të LSDM-së, Frosina Remenski për hetimin në rastin ‘Zhvatja, janë gjetur dokumente konfidenciale, shkruan portali Mkd. mk, përcjell in7.

Një hetim i ri mbi rastin ‘Zhvatja’ është duke u zhvilluar për OJQ-në e Boki 13, “Bashkimi Ndërkombëtar”, ku kryetar nderi ka qenë Frosina Remenski.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar, u gjetën dokumente dhe për to u informuan institucionet kompetente nga të cilat e kanë origjinën këto dokumente, për të ndërmarrë veprime të mëtejme. Dokumentet që ju përmendët në pyetjen tuaj nuk janë gjetur gjatë kontrollit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Publike Themelore për pyetjen që kishte bërë portali në fjalë.

Sipas informacioneve jozyrtare nga ky portal bëhet fjalë për dokumente konfidenciale nga rastet e “Monstra” dhe “Lagjja e Trimave” dhe letërkëmbime të ish-zyrtarëve të lartë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Ministrinë e Brendshme, informacion ky që Prokuroria e mohon.

Burri i të dyshuarës, Remenski, Jovce Remenski, ishte ndihmës drejtor në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Hetimi i ri për rastin ‘Zhvatja’ përfshin 5 persona. Gjërat e sekuestruar në këtë rast janë mjeksinë ligjore, e cila duhet të përcaktojë ndër të tjera nëse Jovce Remenski ishte i autorizuar nga Drejtori i DSK-së të mbante informacione konfidenciale në shtëpinë e tij./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Nesër ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks

Published

on

Sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë të Veriut (“Gazeta zyrtare e RMV” nr. 21/98 dhe 18/07), 19 janar i viti 2022 (e mërkurë), Epifania ( Uji i Bekuar), është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga MPPS-ja uron qytetarët e besimit ortodoks për festën e Epifanisë (Dita e Ujit të Bekuar).

Continue Reading

Lajme

UNICEF: Shtyrja e gjysmëvjetorit të dytë të jetë e përkohshme, mbyllja e shkollave duhet të jetë zgjidhja e fundit

Published

on

Meqenëse vendi po kalon një valë tjetër të infektimeve me KOVID-19, gjithnjë e më shpesh të shkaktuar nga lloji omikron, interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë në qendër të çdo vendimi nëse shkollat ​​do të jenë të hapura. Vendimi i Qeverisë për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor pas pushimit dimëror duhet të jetë masë e përkohshme dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për kthimin e fëmijëve në klasa, kumtojnë nga Zyra e UNICEF-it në vendin tonë.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani, konsideron se masat parandaluese në shkollat janë efektive dhe se prania fizike në shkollë nuk duket të jetë shtytësi kryesor i përhapjes së infeksionit.

“Për muajin e fundit të mësimdhënies në vitin 2021, të dhënat tregojnë shkallë shumë të ulët të infeksionit me vetëm 0,01 për qind raste të reja në ditë te nxënësit dhe 0,03 për qind te mësuesit. Për krahasim, në dy javët kur shkollat ​​u mbyllën për pushim dimëror, numri i rasteve të reja të infektuara në të gjitha grupmoshat u katërfishua, nga afërsisht 2.600 në 11.000 raste pozitive të konfirmuara. Ne duhet ta përdorim këtë njohuri për të bërë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur shkollat ​​të hapura dhe që fëmijët të ndjekin mësimet në mënyrë të sigurt”, thotë DiXhovani.

Në vend ndodhte që fillimi i vitit shkollor të shtyhej për shkak të kushteve të këqija atmosferike, tregon ajo, por tani situata ka ndryshuar. Vonesat e mëparshme në fillim të vitit shkollor ishin të rralla dhe koha e humbur e mësimit ishte kompensuar. Situata aktuale është përkeqësuar nga periudhat e gjata të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë.

Është e qartë se është në interesin më të mirë të fëmijëve, thekson DiXhovani, të jenë në klasa dhe rihapja e shkollave duhet të jetë prioritet për të gjithë vendin. Rreziqet me të cilat përballen fëmijët kur janë jashtë shkollës mbeten më të mëdha se rreziqet në shkollë.

Continue Reading

Lajme

Mariçiq: Shfrytëzimi i emrit të shkurtuar është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët

Published

on

Me hapa të përbashkëta, nga të dy anët, është zgjidhur një nga çështjet e hapura, që ka paraqitur problem në një pjesë të organizatave ndërkombëtare, thotë zëvendës-kryeministri për Integrime europiane, Bojan Mariçiq, lidhur me vendimin e Bullgarisë që ta përdorë emrin e shkurtuar të shtetit tonë – Maqedonia e Veriut.

Kjo, sipas Mariçiqit, është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët për përfitimin e besimit të mëtejshëm.

“Me këtë hap i cili është një nga çështjet e hapura, do të zgjidhet një problem – do të mbyllim një çështje dhe do të heqim një nga bllokadat. Me këtë mbyllet një problem. Bullgaria praktikisht e ndryshon pozitën e saj dhe fillon ta përdorë emrin e shkurtuar. Edhe kryeministri Petkov, sot disa herë e ka përdorur emrin e shkurtuar – Maqedonia e Veriut. Është zgjidhur një çështje e hapur e cila neve na shkaktonte problem në pjesën e organizatave ndërkombëtare. Kjo është temë e cila pothuaj dy vite është e hapur dhe me të kontestohej e drejta jonë që të quhemi me emrin e shkurtuar”, tha Mariçiq në intervistën për televizionin Tellma.

Continue Reading

Aktuale