Connect with us

Bota

Brexit i ashpër me dredhi?

Published

on

Disa nga rebelët e Brexit janë rikthyer në Partinë Konservatore. Të tjerë zgjedhin të qëndrojnë si liberalë ose të pavarur, siç është ish-Ministri i Drejtësisë, David Gauke.

“Mos i jepni Boris Johnson shansin e një Brexit-i të ashpër,” paralajmëron David Gauke, një nga kundërshtarët më të njohur të Brexit-it nga legjislatura e mëparshme. Ai mbahej si drejtues i të ashtuquajturës “Gaukeward Squad”, një lojë fjalësh kjo për “trupën e rebelëve” nga radhët e 21 deputetëve konservatorë, që në shtator dolën hapur kundër kryeministrit dhe planeve të tij për Brexit-in. Tani Gauke kandidon si i pavarur në zonën e tij me një politikë që është kundër partisë së tij, sikurse edhe rebeli tjetër, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Dominic Grieve. Dy konservatorë të tjerë nga ky grup kanë kaluar në krahun e liberalëve.

Brexit-i i ashpër nga dera e pasme?

Nuk do të ishte keq, thotë David Gauke, sikur votuesit e vjetër të konservatorëve në këto zgjedhje të votonin ndryshe, pra, për liberalët  Ai vetë është për një referendum të dytë, sepse mendon, se nuk ka më asnjë shans për ta bashkuar vendin me një Brexit të butë.

Gauke dyshon, se Boris Johnson tani po përpiqet ta arrijë Brexitin e ashpër nga dera e pasme. Duke përjashtuar çdo zgjatje të fazës kalimtare vitin e ardhshëm, në fund të vitit 2020, Britania e Madhe do të përfundojë detyrimisht në Brexitin e ashpër. Kjo gjë u shmang në shtator, falë rebelëve në radhët e konservatorëve.

“Unë besoj se kryeministri nuk do të jetë në gjendje politikisht ta zgjasë periudhën e tranzicionit. Të djathtët në partinë konservatore nuk do ta lejojnë të bëjë një gjë të tillë,” thotë Gauke në një intervistë për “The Times”. Kjo do të thotë që brenda 13 muajsh, Britania e Madhe, vetëm në bazë të rregullave të OBT-së do të përballej faktikisht me Brexit-in e ashpër. Sikurse edhe diplomatët në Bruksel, ai mendon se brenda një gjysmë viti nuk mund të arrihet një marrëveshje e re tregtare me BE-në.

Marrëveshje me partinë Brexit?

“Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë do Johnson,” thotë Anand Menon, një profesor në Kings College të Londrës dhe një specialist i Brexit-it në institutin “UK in a changing Europe”. “Kjo e bën situatën edhe më të rrezikshme dhe të paparashikueshme se më parë”. Me Johnson-in nuk ka kurrë siguri se a do t’i përmbushë zotimet, thotë ai.

E paqartë është për vëzhguesit edhe marrëveshja që ka arritur ai me Partinë Brexit të Nigel Farage-it, i cili në fundjavë u tërhoq nga të gjitha qarqet zgjedhore, ku kandidojnë konservatorët. Farage tha se “nuk dëshironte të përçante bllokun pro-Brexit”. Por çfarë mori ai si shpërblim për këtë tërheqje? Mos vallë premtimin e një Brexit-i të ashpër?

“Ne nuk e dimë, se çfarë marrëveshje është bërë aty”, thotë Anand Menon, por, natyrisht, njerëz nga Partia Konservatore kanë pasur bisedime me njerëz nga partia Brexit. Një kryeministër ka shumë shpërblime për të dhuruar, dhe ne do ta shohim se çfarë e motivon Nigel Farage-in më shumë: paraja apo fama. Por ndoshta ai e ka bërë edhe nga halli, sepse nuk kishte aq kandidatë për të 600 zonat zgjedhore.

Gjithsesi, kjo bëri që konservatorët të ngjiteshin menjëherë në sondazhe dhe aktualisht të kenë 10 pikë më shumë se Partia Laburiste. “Kjo nuk do të thotë se tani ka mbaruar gjithçka”, thotë Prof. Menon. Shumë britanikë janë ende të pavendosur dhe Brexit-i po i bën zgjedhjet më të paparashikueshme se kurrë.

Großbritannien Wahlkampf | Nigel Farage, Brexit Party (picture-alliance/empics/D. Lawson)

Nigel Farage

Marrëveshje tregtare në kohë rekord?

Boris Johnson premton një marrëveshje të tregtisë së lirë “Kanada ++” pas Brexit-it, pa pasur nevojë që Britania t’u përmbahet rregullave të BE-së, dhe kjo mund të bëhet pa probleme brenda një periudhe gjysmëvjeçare.

Twitter / 9KB6QxZK0

Por sa realiste është kjo? Për marrëveshjen me Kanadanë u nevojitën shtatë vjet, por nga ana tjetër, John Springford nga “Centre for European Reform” mendon, se ajo që mund të arrihet së paku është një marrëveshje shumë e reduktuar ku të rregullohen vetëm qarkullimi i mallrave dhe doganat, por edhe kjo nuk mund të realizohet brenda 11 muajve. Sepse negociatat me Britaninë e Madhe mund të fillojnë vetëm pas Brexit-it, më 31 janar 2020. Pastaj BE-ja duhet t’i japë negociatorit të saj, Michael Barnier një mandat të dytë dhe vendet anëtare të dorëzojnë udhëzimet e tyre. Dhe për këtë ata duhet të njohin synimet e britanikëve dhe se çfarë efekti do të kenë ata për ta. Kjo do ta vonojë edhe më tej fillimin e vërtetë të bisedimeve.

England Wahlkampf Jeremy Corbyn (picture-alliance/empics/N. Roddis)

Kreu laburist, Jeremy Corbyn

Dhe së fundi, ka edhe pengesa përmbajtësore: Kancelarja Angela Merkel kishte paralajmëruar qysh në tetor për një Britani si konkurrente, e cila nuk u përmbahet më rregullave dhe standardeve evropiane. BE-ja nuk dëshiron të ketë një “Singapor mbi Thames” te pragu i saj. Pra, çështja e “level playing field”, përafrimi i rregullave për ndihma shtetërore, për mjedisin dhe kushtet e punës, do të luajë një rol qendror. “Këtu, BE-ja do të kërkojë çmimin e saj,” thotë Springford, çka mund të bëjë që bisedimet shumë shpejt të dështojnë për arsye politike.

Ai gjithashtu beson, se Boris Johnson në këtë çështje do ta ndryshojë edhe njëherë mendjen dhe do të kërkojë sërish zgjatjen e Brexit-it. “Boris Johnson bën atë që e mban atë në pushtet, thotë eksperti për çështje tregtare. Dhe nëse ai ka një shumicë të konsiderueshme në parlament, ai madje mund t’ia lejojë vetes edhe të sakrifikojë disa simpatizantë të “Brexit”- të ashpër.

Sidoqoftë, për Kryeministrin do të ishte më mirë të hynte në një marrëveshje tjetër të thjeshtë të tregtisë së lirë me një fazë tjetër kalimtare sesa të konfrontohej me kaosin dhe problemet e një Brexit-i të shtyrë. Se a do të dalë fjala e paralajmëruesve që thonë, se Kryeministri Britanik synon që të realizojë fshehurazi një Brexit të ashpër ose e vëzhguesve që e mbajnë atë për pragmatik, kjo do të shihet vitin e ardhshëm.

Sido që të jetë, në këtë fushatë zgjedhore lufta verbale është shumë e ashpër dhe Brexit-i mbetet një temë mbizotëruese sado që konservatorët  dhe labouristët përpiqen të flasin për tema të tjera si sistemin shëndetësor, ose mungesën e hapësirës së banimit. Në këto tema, të dyja palët kanë bërë aq shumë premtime të mëdha, saqë ndoshta askush nuk u zë besë.

 

BURIMI: DW

Continue Reading

Bota

Në Zvicër pensioni i burrave është dy herë më i lartë se ai i grave, kjo është arsyeja

Published

on

Ekzistojnë boshllëqe të mëdha midis përfitimeve të pensionit që marrin burrat dhe gratë në pensionet profesionale – e ashtuquajtura “shtylla e dytë që paguhet përveç AHV / AVS”, sipas shifrave më të fundit nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).

Mesatarja e pensionit të pleqërisë të paguar për herë të parë në vitin 2020 ishte 2081 franga në muaj për burrat kundrejt 1167 franga për gratë, shkruajnë mediat zvicerane,

Këto dallime të rëndësishme janë për shkak të llojit të punësimit. Gratë zakonisht përjetojnë ndërprerje më të shpeshta të punës dhe punë me kohë të pjesshme, kryesisht për arsye familjare.

Gjithashtu, gratë shpesh kanë paga më të ulëta, kontribuojnë më pak në pensionet profesionale dhe për këtë arsye marrin më pak përfitime kur dalin në pension.

“Puna në shtëpi dhe në familje, e cila bëhet më shpesh nga gratë, është e papaguar dhe nuk llogaritet në përfitimet e pensionit të pleqërisë,” tha FSO.

Continue Reading

Bota

“Nuk i harrojmë traditat tona, jemi Iuftarak!”/ Shqiptarët e Ukrainës gati për Iuftë (Video)

Published

on

Flasin toskërishten e vjetër, ruajnë kostumet popullore qindra vjeçare dhe festojnë Shën Gjergjin në kujtim të Gjergj Kastriotit.

Bëhet fjalë për 5000 shqiptarët e Ukrainës, të cilët emigruan 300 vite më parë nga rrethi i Korcës për në Evropën Lindore pikërisht për t’i shpëtuar Iuftës, asokohe me Perandorinë Osmane, por e gjejnë veten, për ironinë e fatit, sërish në vijën e betejës.

Ngjarjet e fundit në Ukrainë janë prej ditësh në faqet e para të medias botërore. Konflikti i hapur me Rusinë për shkak të grumbullimit të mijërave trupave në kufi duket se po i drejtohet pikës së moskthimit, ku nuk përjashtohet mundësia e një Iufte.

Minoritetit shqiptar që jeton në Ukrainë është po aq i shqetësuar nga konflikti Rusi-Ukrainë sa pjesa tjetër e qytetarëve. Por përfaqësuesi i Unionit shqiptar në Ukrainë, Aleksandër Dermenti deklaroi në një interviste televizive disa ditë më parë se ata nuk do të dorëzohen përballë një sulmi të mundshëm rus.

Dermenti thotë se minoriteti shqiptar është Iuftarak dhe ata nuk i harrojnë traditat e tyre të vjetra, duke kërkuar madje që të ketë një shkollë të gjuhës dhe kulturës shqipe në Ukrainë. Në katër zona në jug të Ukrainës flitet shqip, në Odesa, Georgievka, Devninskoe dhe Gamovka.

Continue Reading

Bota

Pentagoni vendos 8.500 trupa në “gatishmëri të lartë” mes tensioneve në Ukrainë

Published

on

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III ka vënë 8,500 trupa amerikane në “gatishmëri të lartë” për vendosje të mundshme në Evropën Lindore, ndërsa NATO dhe Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, ka bërë të ditur Pentagoni.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shumica e 8.500 trupave do të marrin pjesë në një forcë reagimi të NATO-s që mund të aktivizohet së shpejti, tha John F. Kirby, zëdhënësi i Pentagonit.

Personeli i mbetur do të ishte pjesë e një reagimi specifik të SHBA-së ndaj krizës në thellim, thanë zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes, me shumë gjasa për t’u dhënë garanci aleatëve amerikanë në Evropën Lindore, të cilët kanë frikë se planet e Rusisë për Ukrainën mund të shtrihen në Baltik dhe vende të tjera në të ashtuquajturin krahu lindor i NATO-s.

“Është shumë e qartë se rusët nuk kanë asnjë qëllim për momentin të de-përshkallëzojnë”, tha zoti Kirby në një konferencë shtypi të hënën. “Megjithatë, ajo që bëhet fjalë është siguria për aleatët tanë të NATO-s”.

Njoftimi i zotit Kirby vjen pasi New York Times raportoi të dielën se presidenti Joe Biden po konsideronte vendosjen e disa mijëra trupave amerikane, si dhe anijeve luftarake dhe avionëve, në aleatët e NATO-s në Baltik dhe Evropën Lindore.

Pjesa më e madhe e trupave që janë vënë në gatishmëri më të lartë janë trupa tokësore në detyrë aktive, duke përfshirë brigada luftarake, dhe forcat mjekësore, aviacioni, transporti, inteligjencës dhe mbikëqyrjes me pajisjet e tyre, u tha zoti Kirby gazetarëve.

Continue Reading

Aktuale