Connect with us

Bota

Amerikanët të ndarë rreth largimit të mundshëm të Trump

Published

on

Rejtingjet tregojnë ndarje të ashpër të opinionit rreth largimit të presidentit Donald Tramp nga pushteti, demokratët dhe republikanët pak më me vëmendje e ndjekin mendimin publik në lidhje me procedurën e impiçmentit.

Sipas anketave të zbatuara në nivel nacional, rreth 50 për qind e amerikanëve e mbështesin largimin e mundshëm të Trampit nga pushteti në rast se dëshmohet faji i tij. Nga ana tjetër, diçka më pak se 50 për qind nuk pajtohen me atë.

Demokratët janë të bindur se seancat publike do të ndihmojnë të arrihet deri te faktet dhe arritja e mbështetjes mbipartiake dhe me atë të marrin mbështetje më të gjërë për impiçment, konsideron Suzan Lau Bloh nga universiteti Xhorxhtaun.

Tani për tani, nuk dihet se ç’farë ndikimi do të kenë dëgjimet ndaj mendimit shoqëror dhe rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2020.

Republikanët me kujdes e ndjekin rejtingun e Trampit dhe ekspertët konsiderojnë se nëse tregohet se ai e humb mbështetjen te populli disa nga kongresmenët republikan mund t’ia kthejnë shpinën.

Riçard Nikson dha dorëheqje në vitin 1974 pas mbështetjes së humbur nga disa republikanë në Kongres, ndërsa ajo ndodhi prejse anketat treguan se presidenti e humb popullaritetin.

Bill Klinton, nuk ishte larguar nga detyra prej Senatit, sepse kishte mbështetje të gjërë nga amerikanët të cilët nuk e pranuan mënyrën në të cilën republikanët u munduan t’ia marrin pushtetin. Rejtingu i Klintonit u rrit gjatë procedurës për impiçment të tij.

Rejtingu i Trampit ende mbetet në 41 për qind mbështetje stabile, më pak se sa gjatë fundit të shtatorit, kur filloi procedura për impiçment të tij.

Continue Reading

Bota

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Published

on

By

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Kërkesa për dronët turq Bayraktar TB2 është rritur ndjeshëm. Kompania turke Baykar Makina Sanayi ve Ticaret AS, e cila furnizon Ukrainën me drone, njoftoi se aktualisht ka një numër të madh të porosive për tre vjet. Sipas kompanisë, ajo ka kapacitetin për të prodhuar 20 dronë në muaj.

“Dronët TB2 dhe Akinci janë prodhuar në masë, ne kemi kërkesë për të dyja”, tha CEO i kompanisë private Haluk Bayraktar, në një intervistë me Fondacionin ukrainas Come Back Alive. “Për Bayraktar TB2 kemi kontrata eksporti me 22 vende të ndryshme”, tha ai, shkruan Bloomberg.

Baykar, i cili po punon gjithashtu në një projekt luftarak pa pilot të quajtur Bayraktar Kizilelma, dëshiron të rrisë më tej kapacitetin e tij prodhues dhe shpreson ta bëjë këtë duke ndërtuar një fabrikë në Ukrainë.

Kompania turke bleu tokë në Ukrainë dhe është regjistruar si person juridik, me qëllim ndërtimin e një fabrike për prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.

Bayraktar, i cili është vëllai i dhëndrit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Selcuk Bayraktar, tha se kompania dëshiron të ndërtojë drone TB2 dhe Akinci, si dhe Kizilelma Fighters në Ukrainë. Ndërtimi i një objekti kërkimor dhe një qendre prodhimi të avancuar tashmë është duke u zhvilluar, tha ai, duke shtuar: “Ne e shohim Ukrainën si partnerin tonë strategjik. Ne gjithashtu duam ta bëjmë Ukrainën një bazë prodhuese”.

Turqia ka arritur të mbajë marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë. / abcnews

Continue Reading

Bota

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Published

on

By

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Referuar një sondazhi të KOF (Qendrës së Kërkimeve Ekonomike), thuhet se pagat në Zvicër pritet të rriten mesatarisht me 2.2% vitin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë që kjo shumë do të ishte rritja më e madhe në 22 vjet.

Ekspertët ekonomikë thonë se kjo rritje nuk do të kompensojë plotësisht inflacionin.

Ky sondazh u transmetua në “NZZ am Sonntag”, ku thuhet se pritet një rritje mesatare e pagave prej 2.2% në vitin 2023.

Nga ana tjetër, gazeta shkruan se UBS në parashikimet e saj tregon se inflacioni për gjithë vitin 2022 do të jetë në të vërtetë 3.1%./albinfo.ch

Continue Reading

Bota

Ukraina publikoi shifrat më të reja mbi humbjet e trupave ruse

Published

on

By

Ukraina publikoi shifrat më të reja mbi humbjet e trupave ruse

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës publikoi sot të dhëna të reja mbi humbjet e vlerësuara ushtarake ruse që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Që nga fillimi i luftës, 43,750 ushtarë rusë kanë vdekur, që është 200 më shumë se dje, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

U shkatërruan 1876 tanke, 4141 automjete luftarake të armatosura, 985 sisteme artilerie, 261 MLRS, 136 sisteme luftarake kundërajrore.

Ukraina pretendon gjithashtu se 233 avionë dhe 195 helikopterë janë shkatërruar.

Forcat e Armatosura të Ukrainës deklarojnë se trupat ruse pësuan humbjet më të mëdha dje në drejtim të Donetsk.

Continue Reading

Aktuale