Connect with us

Maqedonia e Veriut

Ahmeti edhe një mandat në krye të BDI-së

Published

on

Kongresi i ardhshëm i rregullt i partisë dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jenë temat e diskutimit në mbledhjen e sotme të kryesisë qendrore të BDI-së, e cila do të mbahet këtë pasdite në selinë e partisë në Reçicë të Vogël në Tetovë, njofton in7.

Sipas disa burimeve, kongresi që do të rizgjedh Ali Ahmetin si drejtues të vetëm të partisë, do të mbahet më 21 Dhjetor (e Shtunë) në Shkup, më saktësisht në sallën e sportit te kalaja.

“Ahmetit do t’i besohet edhe një mandat tjetër dhe do të zgjidhet një bord i përgjithshëm dhe do të miratohet një statut i ri, platformë dhe disa rezoluta”, thonë për in7 këto burime.

Gjithashtu, udhëheqja e integristëve sot sipas të gjitha gjasave do të zgjedhë edhe shef të shtabit republikan për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill, ndërkaq nga partia nuk e konfirmojmë këtë, duke theksuar se fjalën përfundimtare do ta ketë lideri Ahmeti.

Partitë zakonisht këtë rol ia besojnë Sekretarit të Përgjithshëm, por BDI për disa kohë nuk ka sekretar, pasi sipas informacioneve jozyrtare, Atila Rexhepi së fundmi ka dhënë dorëheqjen nga posti i dytë në hierarkinë e kësaj partie./in7.tv/

 

Continue Reading

Lajme

Hetuesit bullgarë: Shoferi është fajtor për aksidentin në Struma ku humbën jetën 45 persona

Published

on

Ekipi hetimor në Bullgari zbatoi hetim për aksidentin e autobusit nga Maqedonia e Veriut “Besa Trans” në autostradën “Struma B” ku humbën jetën 45 persona.

Zëvendës Prokurori kryesor Borislav Sarafov tha se konkluzioni i hetuesve është se shoferi i autobusit i cili ka humbur jetën është fajtor për aksidentin.

“Arsyeja është humbja e kontrollit ndaj autobusit nga shoferi. Po ashtu edhe shpejtësia pak më e madhe se shpejtësia e lejuar”, u shpreh Sarafov për “Dnevnik.bg”.

Prokurori thotë se pas kësaj mbetet që të njoftohen familjarët e viktimave të cilët kanë të drejtë të njoftohen me materialet e hetimit.

Kujtojmë se autobusi i “Besa Trans” u aksidentuar më 23 nëntor dhe humbën jetën 45 persona. Vetëm 7 persona mbetën të mbijetuar.

Continue Reading

Lajme

Ministri Sali: Masa si në Kosovë edhe në Maqedoni, nëse rritet numri i të infektuarve (Video)

Published

on

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali, në një intervistë për gazetën LAJM, ka deklaruar se situata me pandeminë javën e fundit është përkeqësuar. Ai ka paralajmëruar masa të reja dhe stimulimin e qytetarëve për vaksinim për tu mbrojtur nga koronavirusi. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë shënuar 2,341 raste të reja, 26 viktima si dhe 1,470 të shëruar.

“Dua vetëm të paralajmëroj se këtë javë nuk jemi shumë mirë sepse edhe liria e tepërt e popullatës pa ndërmarrë ndonjë masë restriktive që te ne nuk po ndodh për shkak të tolerancës që e kemi ende deri në një nivel të caktuar, kjo liri po na shkakton rritje të numrit të të infektuarve dhe për fat të keq rënia e interesit për vaksinim. Në këtë drejtim jemi duke marrë masa ose duke krijuar një strategji të re për stimulim të opinionit për të dhënë përgjigje pozitive për vaksinim”, u shpreh për LAJM, ministri i shëndetësisë Bekim Sali.

Lidhur me ashpërsimin e masave nga Qeveria e Kosovës, e cila nuk lejon hyrje në territorin e saj për shtetasit e huaj që nuk kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, Sali tha se i ka bërë me dije kolegut të tij kosovar, se ky vendim do ta rëndojë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe ekonomitë e dy vendeve.

“Ne si ministra të shëndetësisë jemi në komunikim me doktor Rifat Latifin, ministër i shëndetësisë në Kosovë. Edhe ata edhe ne, në baza ditore e ndjekim situatën epidemiologjike që është në vend dhe shpeshherë vendimet merren në bazë të numrave dhe raporteve që i marrim të dy palët nga Instituti i Shëndetit Publik. Është për tu përshëndetur dhe respektuar vendimi i tyre, por dua ta ceki se unë kam alarmuar në nevojën e komunikimit të përditshëm të banorëve të vendit tonë, si nevojë e plotësimit të kërkesave të tyre që janë, kërkesa familjare, biznesore dhe kërkesa tjera që në baza ditore i bëjnë qytetarët. Kjo ndjeshëm e ka rënduar dhe do ta rëndojë ekonominë edhe të Kosovës edhe të vendit tonë. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e komunikimit tim me kolegun Latifi. Gjithashtu, jemi në kontakt të vazhdueshëm, i shohim si shkojnë numrat atje dhe si i kemi ne këtu”, u shpreh Bekim Sali, ministër i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Intervistën e plotë që gazeta LAJM ka zhvilluar me z.Sali, mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Continue Reading

Lajme

MPB ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit dhe sekretarit të Komunës së Ohrit

Published

on

MPB-ja sot ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Ohrit, Kiril Pecakov dhe sekretarit të Komunës së Ohrit, Aleksandar Kiteski, për shkak se nuk kanë vepruar sipas rregullave shëndetësore në kohën e epidemsë.

Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër K.P (37) dhe A.K (37), të dy nga Ohri. Me 19 janar 2022, të akuzuarit janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv me covid-19, dhe në vend të izolimit në përputhje me vendimet për rekomandime parandaluese për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, të njëjtën ditë kanë marrë pjesë në manifestimin fetar publik”, thonë nga MPB.

Nga VMRO DPMNE thonë se ky është rast i montuar politikisht.

“VMRO-DPMNE në Ohër dënon publikisht ndjekjen ndaj kryetarit Pecakov, ndërsa autoritetet heshtin për kryeministrin Kovacevski. E njoftojmë opinionin se këto janë raste të montuara politikisht për kryetarin Kiril Peçakov dhe sekretarin Aleksandar Kiteski. Saga vazhdon me kallëzime të nxituara dhe të pabaza penale nga SPB Ohër. Sipas një direktive partiake, ata nuk kanë pritur as t’u mbarojë izolimi, pavarësisht testeve negative që kanë marrë, ndaj i kanë thirrur për një bisedë informative. Pyetja është se si kanë arritur t’i mbledhin informatat dhe të dhënat pa deklarata, sidomos nga palët e interesuara, për të përpiluar kallëzimet penale dhe për t’ia dorëzuar prokurorit publik kompetent?”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së Ohër.

Continue Reading

Aktuale