Connect with us

Sport

Zhgënjen Shqipëria / Kuqezinjtë dëshpëruan tifozët në Elbasan

Published

on

Trajneri Edi Reja e pati theksuar disa herë në konferencën për shtyp se Andorra duhet trajtuar me respekt dhe përqendrim maksimal, por duket se lojtarët e që ai stërvit nuk e kishin marrë seriozisht dhe panë të befasohen sonte nga miqtë, që morën një pikë falë barazimit 2-2.

Në një “Elbasan Arena” ku kishte shumë pak tifozë në tribuna, kuqezinjtë e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe gjetën golin me anë të Emanuele Ndojit, por që u anulua nga arbitri kryesor, pasi topi kishte dalë jashtë në momentin e krosimit.

Megjithatë pak minuta më vonë ishte Bekim Balaj që sulmoi shtyllën e dytë dhe nuk gaboi në topin e ardhur nga krosimi i Roshit, duke e shtyrë në rrjetë dhe zhbllokuar shifrat, ndërsa të gjithë besuan se gjithçka do të bëhej e lehtë më pas.

Megjithatë miqtë nga Andorra befasuan me një aksion mjaft të bukur në minutën e 18’, teksa mbrojtësi Cristian Martinez, i lënë i lirë nga Trashio në zonë, arriti të mposhtë Berishën dhe të rikthejë baraspeshën.

Goli zgjoi sërish kuqezinjtë që tentuan të gjejnë golin e barazimit dhe krijuan shumë volum loje, por shumë pak raste të rrezikshme, teksa deri në fund të pjesës së parë, vetëm Ledian Memushaj testoi aftësitë e portierit mik.

Në fillim të pjesës së dytë trajneri Reja aktivizoi Elseid Hysajn në vend të Trashit, por vetëm pas vetëm 3 minutash Cristian Martinez befasoi sërish kuqezinjtë, duke shënuar golin e avantazhit për miqtë nga Andorra.

Barazimi erdhi shumë shpejt, pasi në minutën e 55-të ishte Rey Manaj që gjeti golin, ndërsa më pas trajneri Reja hodhi në fushë edhe Seferin e Baren, por ndonëse provuan në të gjitha mënyra, futbollistët kuqezi nuk arritën të gjejnë golin e tretë.

Vërshëllima finale e arbitrit bëri që miqtë nga Andorra të festojnë atë pikë të rëndësishme në transfertë, që është historike për ta, ndërsa Reja dhe kuqezinjtë mbetën të shtangur nga një rezultat që kurrsesi nuk e kishin menduar para ndeshjes.

Supersport

Continue Reading

Sport

Manchester City fiton garën me Manchester Unitedin, nënshkruan me sulmuesin argjentinas

Published

on

Manchester City ka arritur marrëveshje me Rivel Platen për sulmuesin Julian Alvarez, për shumën e €18.5 milionë eurove. Argjentinasi ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me qytetarët.

Manchester United kishte pasur kontakte direkte me lojtarin dhe agjentin e Alvarez por asnjëher nuk bën ofertë zyrtare në drejtim të River Plate.

Cityzen u treguan më të shpejtë, dhe në një kohe të shkurtër me dëshirën e Pep Guardiolas transferuan 21 vjeçarin, i cili cilësohet si ‘Aguero i ri’ nga shumë ekspertë në ishull.

Continue Reading

Sport

400 mijë euro për talentin shqiptar, Shkëndija kërkon dyfishin nga turqit

Published

on

Gaziantep është hedhur në sulm për të transferuar nga Shkëndija e Tetovës sulmuesin anësor, Dashmir Elezi.

Turqit janë të bindur për cilësitë e tij dhe ofrojnë 400 mijë euro për kartonin e sulmuesit që luan me Maqedoninë e Veriut U19.

Shkëndija kërkon 800 mijë euro, edhe pse Gaziantep e lejon sulmuesin të qëndrojë deri në fund të vitit te kuqezinjtë, pasi në nëntor mbush 18 vjeç.

Continue Reading

Sport

Zhvillimet në futbollin shqiptar, UEFA do ta dërgojë një delegacion special në Shqipëri

Published

on

Futbolli shqiptar është duke kaluar nëpër një periudhë të errët në ditët e fundit dhe kjo si pasojë e përpalsjes ndërmjet kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe presidentit të FSHF, Armand Dukës.

Situata shkoi aq larg sa në mbrëmjen e së hënës u sulmua me tritol shtëpia e të parit të FSHF-së, përcjellë KosovaPress.

Këto zhvillime nuk kanë mbetur pa u vërejtur nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA që ka reaguar duke shprehur shqetësim të madh rreth kësaj situate derisa ka ofruar mbështetje për presidentin e federatës Arman Duka.

“UEFA është thellësisht e shqetësuar me zhvillimet e fundit ne futbollin shqiptar, dhe shpreh mbështetjen e saj ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka”, thuhet në reagimin e UEFA-së.

“Gjate muajve të fundit, ka pasur disa raste të ndërhyrjeve politike në drejtimin e federatës shqiptare dhe në procesin e saj demokratik zgjedhor, duke shkelur kështu statutet e UEFA-së dhe kjo është qartësisht e paparanueshme”, vijon deklarata.

Po ashtu në këtë reagim UEFA ka bërë të ditur se për shkak të kësaj situate të krijuar, shumë shpejtë një delegacion i UEFA-së do të zbarkojë në Shqipëri.

Continue Reading

Aktuale