Connect with us

Sport

Shënoi e para, por nuk duroi gjatë / Kosova e pafuqishme ndaj Çekisë

Published

on

Kualifikueset EURO 2020/ Çeki – Kosovë/ 2-1 (Nuhiu 50′ ; Kral 71′ 79′)

Gjyqtarë: Gianluca Rocchi (Italia)

Stadiumi: Doosan Arena (Plzen)

Ndeshja

Ka përfunduar me rezultatin 2-1, sfida midis Çekisë dhe Kosovës. Një rezultat zhgënjyes për përfaqësuesen e Kosovës, të cilët tashmë janë zyrtarisht jashtë EURO 2020.

Pjesa e parë nisi me Çekinë në sulm, e cila bëri shumë presion në portën e Muriç, por pa arritur të gjente rrjetën. Pjesa e dytë nis më mirë për Kosovën, të cilët gjejnë golin me anë të Nuhiut në minutën e 50. Megjithatë festa e Dardanëve nuk zgjati shumë, pasi Çekia shton presionin duke shënuar dy herë me anë të Kral. Në këtë mënyrë Çekia shkoi e sigurt drejt fitores, duke administruar minutat e mbetura, me Kosovën e cila luajti deri në minutën e fundit.

Formacionet:

Çekia: Vaclik, Celustka, Brabec, Coufal, DArida, Krmencik, Masopust, Jankto, Soucek, Boril, Kral.

Kosova: Muriç, Hadërgjonaj, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Rashkaj, Berisha, Celina, Kololli, Rashica, Nuhiu.

Continue Reading

Sport

Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë

Published

on

By

Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë

Paris Saint-Germain arriti dy fitore nga dy në Ligue 1 të shtunën në mbrëmje.

Pasi shkatërroi Clermont 5-0 në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2022/23, kampionët e Francës mundën Montpellier 5-2 në “Parc de Princes”.

Neymar ishte heroi i mbrëmjes për skuadrën e Christophe Galtier, braziliani që shënoi dy gola të tjerë.

Ish-lojtari i Barcelonës ka rifituar një formë të mirë, e cila do të shqetësojë kombëtaret e tjera të futbollit ndërsa i afrohemi Kupës së Botës “Katari 2022”.

Goli i parë i Neymar në mbrëmje ishte një penallti e realizuar në minutën e 43-të dhe ishte edhe më shumë provë se ai është një nga më të mirët nga 11 metra.

Megjithatë, pati një element polemikash rreth goditjes nga pika e bardhë.

Njëzet minuta para se Neymar të mposhtte Jonas Omlin në portën e Montpellier, Kylian Mbappe humbi një penallti ndërsa rezultati ishte 0-0.

Por, pavarësisht faktit se ai kishte dështuar në herën e parë të përpjekjes, Mbappe kërkoi që t’i jepej një mundësi e dytë.

Janë shfaqur pamjet e reja të sagës së fundit në PSG dhe duhet të shqetësojnë vërtet ata që janë në pushtet në klub.

Mbappe gjithashtu u përplas me Lionel Messin ndërsa po shkonte te Neymar për të bërë kërkesën e tij, diçka për të cilën shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk dukej shumë i kënaqur.

Marrëdhënia mes francezit dhe Neymar thuhet se është prishur në mënyrë dramatike kohët e fundit, gjë që mund të shkaktojë probleme të mëdha për Galtier. /Telegrafi/

Continue Reading

Sport

Pique pranon ta reduktojë pagën për t’i ndihmuar Barcës

Published

on

By

Pique pranon ta reduktojë pagën për t’i ndihmuar Barcës

​Gerard Pique do të bëjë pjesën e tij për ta ndihmuar Barcelonën.

Një nga lojtarët më të vjetër në skuadrën e Barcelonës, Gerard Pique është i gatshëm të pranojë një reduktim në pagë.

‘Catalunya Radio’ bën të ditur se Pique edhe formalisht ka njoftuar Barcelonën se është gati ta shfuqizojë kontratën e re dhe ta firmosi një me pagë më të ulët.

Barca ka nevojë të reduktojë pagat e klubit, në mënyrë që t’i regjistrojë lojtarët e rinj.

Një nga opsionet që mund të shfrytëzohen mund të jetë edhe leva e katërt

Continue Reading

Sport

​Messi mund të rikthehet në Barcelonë

Published

on

By

​Messi mund të rikthehet në Barcelonë

Ylli i PSG-së dhe autori i dyfishtë i golave në ndeshjen e fundit, Lionel Messi mund të largohet nga parisienët.

Përkatësisht, siç shkruan Forbes, Barcelona dhe Messi kanë rinisur negociatat për rikthimin e argjentinasit të madh në radhët e klubit katalanas në vitin 2023.

Sipas mediave të huaja, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tashmë ka kontaktuar me babanë dhe agjentin e Messi-t.

Kontrata e Messi-t me PSG-në skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, ndonëse ekziston mundësia për ta zgjatur edhe për 12 muaj të tjerë.

Forbes shkruan gjithashtu se shpresat për kalimin e mundshëm të Messit tek Inter Miami amerikan janë shuar.

Nëse ai nuk e zgjat kontratën me PSG-në vitin e ardhshëm, Messi mund të nënshkruajë për Barcelonën si lojtar i lirë në moshën 36-vjeçare.

Pasi Laporta deklaroi se ka një detyrim ndaj shtatë herë fituesit të Topit të Artë, zërat për rikthimin e Messi-t në Camp Nou u bënë edhe më të forta.

Continue Reading

Aktuale