Sport
Manchester City ka shtruar ankesë për gjykimin e referëve në derbin me Liverpool
Mançester siti ka shtruar ankesë formale për punën e referëve në ndeshjen e xhiros së 12-të të kampionatit në Angli kundër Liverpulit (1:3), transmeton “Dejli Mejl”.
“Qytetarët” janë fokusuar në faktin se golit të parë të ndeshjes të cilin e shënoi Fabinjo i parapriu një lojë nga ana e Trent Aleksandar-Arnold në gjashtëmbëdhjetëmetërshin. Ekzistojnë edhe zgjidhje të tjera të referit kryesor të ndeshjes, Majkëll Oliver, të cilat janë vënë në pikëpyetje nga ana e kampionit aktual evropian.
Për rikujtim, pas fishkëllimës së fundit të referit, trajneri i Mançesterit, Josep Guardiola u nis drejt ekipit të referëve, u përshëndet me secilin refer dhe në mënyrë sarkastike i falënderoi për gjykimin e drejtë.
Sport
Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë

Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë
Paris Saint-Germain arriti dy fitore nga dy në Ligue 1 të shtunën në mbrëmje.
Pasi shkatërroi Clermont 5-0 në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2022/23, kampionët e Francës mundën Montpellier 5-2 në “Parc de Princes”.
Neymar ishte heroi i mbrëmjes për skuadrën e Christophe Galtier, braziliani që shënoi dy gola të tjerë.
Ish-lojtari i Barcelonës ka rifituar një formë të mirë, e cila do të shqetësojë kombëtaret e tjera të futbollit ndërsa i afrohemi Kupës së Botës “Katari 2022”.
Goli i parë i Neymar në mbrëmje ishte një penallti e realizuar në minutën e 43-të dhe ishte edhe më shumë provë se ai është një nga më të mirët nga 11 metra.
Megjithatë, pati një element polemikash rreth goditjes nga pika e bardhë.
Njëzet minuta para se Neymar të mposhtte Jonas Omlin në portën e Montpellier, Kylian Mbappe humbi një penallti ndërsa rezultati ishte 0-0.
Por, pavarësisht faktit se ai kishte dështuar në herën e parë të përpjekjes, Mbappe kërkoi që t’i jepej një mundësi e dytë.
Janë shfaqur pamjet e reja të sagës së fundit në PSG dhe duhet të shqetësojnë vërtet ata që janë në pushtet në klub.
Mbappe gjithashtu u përplas me Lionel Messin ndërsa po shkonte te Neymar për të bërë kërkesën e tij, diçka për të cilën shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk dukej shumë i kënaqur.
Marrëdhënia mes francezit dhe Neymar thuhet se është prishur në mënyrë dramatike kohët e fundit, gjë që mund të shkaktojë probleme të mëdha për Galtier. /Telegrafi/
Nahhh Messi was in absolute disbelief after Mbappe body checked him 😭😭😭 pic.twitter.com/rborS2d2E3
— Albi 🇽🇰 (@albiFCB7) August 14, 2022
Kylian Mbappe really had the audacity to ask Neymar to give him the second penalty after he he missed his first one 😐
pic.twitter.com/DxFML8jxqf— LSPN FC (@LSPNFC_) August 14, 2022
Sport
Pique pranon ta reduktojë pagën për t’i ndihmuar Barcës

Pique pranon ta reduktojë pagën për t’i ndihmuar Barcës
Gerard Pique do të bëjë pjesën e tij për ta ndihmuar Barcelonën.
Një nga lojtarët më të vjetër në skuadrën e Barcelonës, Gerard Pique është i gatshëm të pranojë një reduktim në pagë.
‘Catalunya Radio’ bën të ditur se Pique edhe formalisht ka njoftuar Barcelonën se është gati ta shfuqizojë kontratën e re dhe ta firmosi një me pagë më të ulët.
Barca ka nevojë të reduktojë pagat e klubit, në mënyrë që t’i regjistrojë lojtarët e rinj.
Një nga opsionet që mund të shfrytëzohen mund të jetë edhe leva e katërt
Sport
Messi mund të rikthehet në Barcelonë

Messi mund të rikthehet në Barcelonë
Ylli i PSG-së dhe autori i dyfishtë i golave në ndeshjen e fundit, Lionel Messi mund të largohet nga parisienët.
Përkatësisht, siç shkruan Forbes, Barcelona dhe Messi kanë rinisur negociatat për rikthimin e argjentinasit të madh në radhët e klubit katalanas në vitin 2023.
Sipas mediave të huaja, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tashmë ka kontaktuar me babanë dhe agjentin e Messi-t.
Kontrata e Messi-t me PSG-në skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, ndonëse ekziston mundësia për ta zgjatur edhe për 12 muaj të tjerë.
Forbes shkruan gjithashtu se shpresat për kalimin e mundshëm të Messit tek Inter Miami amerikan janë shuar.
Nëse ai nuk e zgjat kontratën me PSG-në vitin e ardhshëm, Messi mund të nënshkruajë për Barcelonën si lojtar i lirë në moshën 36-vjeçare.
Pasi Laporta deklaroi se ka një detyrim ndaj shtatë herë fituesit të Topit të Artë, zërat për rikthimin e Messi-t në Camp Nou u bënë edhe më të forta.
-
Lajmet kryesore9 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota5 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë8 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme10 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare