Connect with us

Lajme

Deri në vitin 2050 pritet përgjysmimi i kosumit të naftës

Published

on

ANE: Konsumi i naftës në botë deri në vitin 2050 mund të ulet dyfish

Konsumi i naftës në nivel global deri në vitin 2050 mund të ulet dyfish nëse realizohen qëllimet proklamuese energjetike të KB-së dhe të Marrëveshjes së Parisit, mësohet nga raporti më i ri i Agjencisë ndërkombëtare të energjetikës.

Sipas skenarit bazë, është përfshirë realizimi i pjesërishëm i qëllimeve të proklamuara ekologjike dhe enegjetike, parashihet rritje të konsumit të naftës prej 96,9 milionë barelë në ditë në vitin 2018 deri në 106,4 milionë barelë në ditë deri në vitin 2040. Skenari konservator parasheh rritje deri në 121 milionë barelë në ditë deri në vitin e njëjtë.

Përderisa, skenari për zhvillim të qëndrueshëm në të cilin llogariten qëllimet e realizuara me sukses energjetike të KB-së dhe të Marrëveshjes së Parisit për uljen e emetimit të gazrave, parasheh konsumi i naftës deri në vitin 2040 që të ulet deri në 66,9 milionë barelë në ditë, ndërsa deri në vitin 2050 të përgjysmohet, deri në 50 milionë barelë në ditë.

Sipas skenarit bazë, rritje më të madhe të konsumit të naftës pritet në Indi, në Lindje të Afërt dhe në Afrikë, thuhet në raportin më të ri të ANE të titulluar “Perspektiva botërore energjetike 2019”.

Continue Reading

Lajme

Publikojnë projektin e ri, Mozzik dhe Elvana Gjata kaluan çdo pritshmëri (VIDEO)

Published

on

By

Sikurse kishin bërë me dije mbrëmë në mesnatë Mozzik dhe Elvana kanë publikuar bashkëpunimin e shumëpritur mes tyre. Ata janë bërë për herë të parë bashkë, por pas kimisë që kanë patur dhë që është vënë ré nga fansat, besojmë se do vijojnë me bashkëpunime të tjera.

Kjo këngë që është pjesë e albumit të ri të artistit të quajtur, “Lamboziki”. Teksti është shkruar nga vetë reperi, kurse për producimin u përkujdes Rzon së bashku me Pëllumb beats.

Kënga bën fjalë për një histori dashurie të shkurtër që ka mbaruar shumë shpejt. “S’ka s’ka më bindje, shkurt e pat kjo lidhje. Pa ty kjo ditlindje. Unë u ktheva në vendlindje!”- thuhet në refren që tashmë është hit në rrjete sociale e me siguri do na shoqërojë gjatë.

Continue Reading

Lajme

“Më bën habi dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit”/ Arjola e zhgënjyer nga këngëtarja

Published

on

By

Gjatë spektaklit të së martës të “Big Brother VIP” hyri në shtëpi këngëtarja e njohur, Fifi, e cila kishte për të surprizuar Monikën.

Teksa e priti Monikën nën tingujt e këngës “Diell”, Fifi dhe aktorja kaluan disa momente emocionuese duke u çmallur me njera-tjetrën.

Ajo u takua gjithashtu me banorët e tjerë të mbetur në shtëpi por duket se takimin me të përzemërt e pati me Donaldin, ku i tregoi dhe tatuazhin “Filoqyl”.

Edhe më herët për Vit të Ri ajo i ka folur atij nga studio dhe e ka inkurajuar.

Mirëpo, mesa duket e gjithë kjo situatë dhe afrimitet midis Fifit dhe Donaldit Arjolës i është dukur e papritur.

Në një bisedë me Einxhel ajo shprehet se “nuk e kupton dashurinë e madhe që i ka lindur Fifit për Donaldin”. Ajo shprehet se ka qenë ajo dhe njerëz të tjerë që i kanë qëndruar pranë në momentet e saj më të vështira.

“Një gjë që më bën shumë habi është dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit. Fifi ka pasur dikë shumë më afër se ç’ka patur Donaldin. Nëse do Monikën, duhet të mbështesësh Monikën.”

Continue Reading

Lajme

Ushqimi që nuk duhet të hani për sëmundjet e zemrës

Published

on

By

Yndyrnat janë të nevojshme për mbarëvajtjen e funksioneve në organizëm, por jo të gjitha syresh janë të shëndetshme, veçanërisht për burrat dhe djemtë. I tillë është rasti i yndyrnave trans të cilat kur janë në gjendje natyrale (tek shtazët) nuk janë aq të dëmshme, por kur ato janë artificiale, janë shkatërrimtare për shëndetin.

Çfarë Janë Yndyrnat Trans?

Pjesa më e madhe e këtyre yndyrnave formohen gjatë një procesi industrial të bashkimit të vajit vegjetal me hidrogjen, gjë që nxit edhe ngurtësimin e vajit në temperaturë ambienti. Kjo lloj yndyrne e përpunuar garanton një jetëgjatësi më të madhe të ushqimit. Ato përdoren kryesisht në restorante për skuqje sepse nuk ka nevojë të ndërrohet shpesh. Gjurmë natyrale të këtyre yndyrnave gjenden tek mishi dhe produktet e bulmetit. Ushqimet industriale që përmbajnë sasi të lartë të yndyrnave trans janë:

• Ushqimet prej brumi të paketuar
• Kokoshkat që përgatiten në mikrovalë
• Pica e ngrirë
• Brumi i gatshëm i ngrirë
• Të skuqurat
• Kremi i gatshëm i kafesë
• Margarina

Yndyrnat Trans Dhe Sëmundjet Kardiovaskulare
Yndyrnat trans rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare sepse rrisin nivelet e kolesterolit të keq në gjak. Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare. Në Shqipëri, në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 55% prej tyre kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare të cilat prekin si gratë ashtu edhe burrat. Sipas Institutit të Statistikave, nga viti 1990 deri në vitin 2014, numrin më të madh të vdekjeve e shënojnë meshkujt, dhe një nga arsyet kryesore është pikërisht teprimi me ushqimin çka bëhet shkak për një sërë sëmundjesh kardiovaskulare.

Përse Burrat Duhet Të Shmangin Konsumin e Yndyrnave Trans
Këto yndyrna janë të ndaluara në shumë shtete pikërisht për shkak të lidhjes shkak-pasojë me sëmundjet e zemrës. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndalimi i këtyre yndyrnave besohet të shpëtojë shumë jetë të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës. Këto yndyrna gjenden rëndom në shumë ushqime të paketuara, përfshirë ato të brumit që ruhen në ngrirje për përdorim të mëvonshëm. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë zbuluar se 28% e burrave që konsumojnë yndyrna të tilla në harkun kohor të 10 viteve, janë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e sëmundjeve të zemrës. 21 përqind e tyre kanë predispozitën të vuajnë nga sëmundjet e zemrës./AgroWeb

Continue Reading

Aktuale