Connect with us

Komente

Bashkimi politik e ndërveprimi mes shqiptarëve është mëse i nevojshëm

Published

on

Shkruan, Albin KURTI

Në mëngjesin e 14 nëntorit të vitit 1908 Kongresi i Manastirit, apo siç e njohim Kongresi i Alfabetit, filloi punimet për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Ashtu siç ishte vendi, pra në qytetin e Manastirit, qendrën më të madhe shqiptare të asaj kohe, ashtu u njoh rëndësia e këtij Kongresi, si konferencë akademike e mbarë dijetarëve shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare. Për 8 ditë radhazi, nga 14 nëntori e deri me 22 nëntor 1908, u mbajtën punimet e këtij Kongresi. Deri në atë kohë shqipja jonë shkruhej në disa alfabete, gjashtë a më shumë, duke mos përmendur dhe nënvariantet. Data e 22 nëntorit 1908 u bë datë e unitetit shqiptar. U jetësua alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe, gjuha që e kemi kudo sot në vendet shqipfolëse: Shqipëri, Kosovë, Republikë e Maqedonisë së Veriut, Preshevës, Medvegjë e Bujanoc, Ulqin, Tivar e Malësi dhe në mbarë diasporën shqiptare. Ditë përkujtuese për ruajtjen e gjuhës, ditë e bashkimit të një populli, kjo ishte Dita e Alfabetit.

Kongresi u zhvillua pranë shoqërisë “Bashkimi”, në shtëpinë e Fehim Zavalanit. I njohur si një nga kuvendet më të rëndësishëm kombëtar e politik, ky Kongres mblodhi 150 delegatë nga mbarë shqiptaria. Të gjithë figura të shquara në jetën kulturore e politike të fillim shekullit XX. Me Kryetar të Kongresit Mit’hat Frashërin, i biri i Abdyl Frashërit, Kryetar të Komisionit Gjergj Fishtën, me figurat e tjera të shquara Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi u ngrit një hap më lart kultura e historia kombëtare shqiptare, pas Lidhjes së Prizrenit.

Kumti i Kongresit të Manastirit duhet të bëjë e do të bëjë jehonë edhe sot. Bashkimi politik e ndërveprimi mes shqiptarëve është mëse i nevojshëm. Para se të merremi me takime e samite të nxituara, duhet të pararendim në synimin e rilindësave tanë, qetësisht e mirë analizuar. Pikënisje le të jetë qyteti i Manastirit, shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë për një konsullatë funksionale e me një administratë ku mund të drejtohen, e jo vetëm emërim të një konsulli pa adresë. Nëse Kongresi i Manastirit krijoi kushtet për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim kombëtar, synimi i sotëm duhet t’i përafrohet asaj kohe. Qeveria jonë e ardhshme do të punojë në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë, e këtë do ta bëjë në bashkërendim me qeverinë e Shqipërisë. Sepse vetëm bashkë, krah për krah me njëri-tjetrin mund t’i shtyjmë përpara interesat tona kombëtare për shtetndërtim e progres.

Continue Reading

Komente

Nebiu: Falë politikave vasale e korruptive të BDI-së, në tokën tonë na llogarisin si mysafirë dhe të dorës së dytë!

Published

on

Shkruan: Mr.sc. Driton Nebiu

Kur shqiptarët protestonin per drejtësi, për një dritare të thyer u dënuan me dy-tre vite burg efektiv.

Protestojnë maqedonasit, thyejnë e lëndojnë edhe dhjetëra policë, ndërsa dënohen apo më mirë të themi, shpërblehen me dënime me kusht.

Në tokën tonë po na llogarisin si mysafirë dhe të dorës së dytë, falë politikave vasale e korruptive të BDI-së.
Realitet i hidhur, por ja që po e jetojmë!

Continue Reading

Komente

Xhaferi: Sa u zgjidhën këto vrasje e krime si Durmo Tours, Besa Trans, Modulari aq edhe Zhan Mitrev

Published

on

Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi përmes një postim në facebook ka komentuar lidhur me skandalin që shpërtheu me klinikën private “Zhan Mitrev” në Shkup, ku kishte parregullsi dhe ekpserimentime gjatë trajtimit të pacientëve me Covdi-19 janë trajtuar me metodën e hemofiltrimit, që në shumë raste ka rezultuar fatale për ta.

Postimi i plotë i Arianit Xhaferi:

“Sa u zgjidhën këto vrasje e krime:
Sante Plus
Durmo Tours
Besa Trans
Modulari në Tetovë
(etj)

Aq do zgjidhet edhe krimi ZAN MITREV. Shtet muti me gjyqësor të udhëhequr nga kriminelë të niveleve më të larta”, ka shkruar Xhaferi.

Continue Reading

Komente

Alfred Cako me parashikim trishtues për Maqedoninë e Veriut

Published

on

Konspiracionisti, Alfred Cako përmes një postimi në rrjetet sociale ka dal me një parashikim të tmerrshëm për Maqedoninë e Veriut, duke shkruar se ky vend fqinj po shkon drejt shkatërrimit, pasi që sipas tij, e pret kolapsi dhe falimentimi.

Ja postimi i Cakos, që është pjesë e stafit të emisioneve të Top-Channel në emisionin e të dielave të pasdites:

“Ky shtet artificial me ne fund do te shkatrrohet nga Illuminati, Monkeydonia do te ndahet mbrenda keto 2 viteve qe po hyjm.

Shqiptaret do te armatosen nga Izraeli dhe Amerika. Maqedonet do te joshen nga Serbia dhe Rusia. Ne loj do te futet Bullgaria per ta mare gjysmen e maqesonise deri ne prilep por surpriza do jet greqia e cila dhe ajo do nje pjes te saj.

Por Kabala mendon se ne at kohe Greqine ta futin ne luftte shpejt blic me turqine ne menyre qe mos te merret me madedonine. Tel Avivi ka derguar disa spiun te Mossad, per ta mbajt gjendjen nen kontroll. Anen tjeter Mali i Zi dhe Bosnja e kan punen shum keq dhe drejt kolapsit. Ballakani po riformesohet dhe po vjen ne gjendjen qe ishte 1000 vjet me parë. Shqiptare Armatosuni, bleni arme, o sot o kurr ta bejm shqiperine Etnike.”, ka shkruar Cako.

Continue Reading

Aktuale