Lajmet kryesore
Zgjedhjet, VMRO-ja ndez motorin e strukturave
VMRO-DPMNE-ja opozitare do të futet në garën për zgjedhjet parlamentare kryesisht me emra të rinj si bartës të listave të kandidatëve.
Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski madje konfirmoi se pjesa më e madhe e kandidatëve për deputetëve do të jenë persona që më herët nuk kanë qenë deputetë por edhe persona që nuk kanë qenë pjesë e partisë.
Sondazhe zhvillohen për rreth 500 emra. Ndërkohë që shpreson se nuk do të ketë lëvizje të datës së zgjedhjeve, Mickoski konfirmon që janë duke u zhvilluar takime mes grupeve të punës për konsensus rreth Kodit Zgjedhor por nuk jep detaje.
“Është e vërtetë që ka pasur takim fillestar por kemi rënë dakord që të mos jepet asnjë informacion nga ajo që atje është diskutuar. Habitem se si kanë arritur këto informacione tek ju por unë do t’i përmbahen principit që kur jepet fjala, qoftë edhe ndaj LSDM-së dhe Zoran Zaevit, të paktën ne ta respektojmë. Nuk do të futem në detaje se si zhvillohen negociatat por mund t’ua konfirmoi se kishte takim inciues” -deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Organizimi i zgjedhjeve të demokratike, sipas Mickoskit do të jetë kusht nga institucionet e BE-së të cilët duhet t’i rikthehen dhënies eventuale të datës së negociatave në maj. Këtë deklaratë ai e bëri duke komentuar takimin mes dy presidentëve Pendarovski dhe Macron.
“Nga informacionet që kam unë, një dokument non-paper është dërguar nga ana e Francës deri te institucionet e BE-së, i cili i përfshin praktikisht reformat të cilat gjatë gjithë kohës kanë qenë objekt i diskutimit edhe në Bruksel, edhe tek ne. Ekziston mundësia që përsëri në maj, gjatë Samitit të Zagrebit të diskutohet hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. A do të jetë rezultati pozitiv ose negativ, supozoj, varet nga ne. E dini se një nga kushtet të cilin e tha Franca ishte organizimi i zgjedhjeve të drejta, transparente dhe demorkatike” -u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
VMRO-DPMNE-ja zgjodhi sekretarin e përgjithshëm të partisë Igor Janushev, shef të shabit zgjedhor të partisë. Përgatitjen e strukturave partiake për zgjedhje e ka filluar edhe LSDM-ja.
Ditë më parë shef i shtabit të socialdemokratëve u zgjodh sekretari i përgjithshëm i partisë, Lupço Nikollovski.
BURIMI: Alsat-M
Lajme
Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)
Lajme
Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë
Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.
“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.
Lajme
Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës
Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.
“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.
-
Lajmet kryesore9 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota5 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë8 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme10 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare