Connect with us

Maqedonia e Veriut

Zaev prononcohet për takimin Pendarovski-Macron

Published

on

Në lidhje me takimin e presidentit Pendarovski me homologun e tij francez, Makron, kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se ka mbetur i kënaqur nga ky takimi, përcjell in7.

“Për mua është e qartë se vijon metodologji, e kam të qartë se vijon metodologji e cila duhet të adoptohet edhe nga vendet anëtare, por edhe nga Komisioni Evropian, vetëm shpresoj të arrijnë ta bëjnë atë në periudhë adekuate, pasi mbajtja e motivimit tonë është i rëndësishëm. Institucionet duhet të punojnë, duhet të fokusohen, gjithsesi me vendime pozitive dhe lajme të këtilla që vijnë nga vendet e mëdha anëtare por edhe nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, vërtetë e mbajnë atë që nënkupton fokus dhe motivim në punën tonë të mëtejshme. Jam i kënaqur nga takimi e pres presidentin të kthehet që të mund t’i mësoj të gjitha detajet”, ka deklaruar Zaev

Continue Reading

Lajme

Petkov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta festojnë bashkërisht 150 vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit

Published

on

By

Sofje, 28 janar 2022 (MIA) – Më 4 shkurt, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut po përgatisin festën e përbashkët të Goce Dellçevit me rastin e 150 vjetorit të lindjes së tij, paralajmëroi kryeministri bullgar Kiril Petkov në Kuvendin popullor, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Petkov shtoi se kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski është kryeministër që një javë dhe nga këto tetë ditë, katër ditë i ka kaluar me Qeverinë bullgare dhe ka shprehur dëshirën që të ketë rezultate për çështjen me Bullgarinë.

Petkov sot me kërkesë të partisë GERB u përgjigjet pyetjeve rreth takimeve me kryeministrin Kovaçevski.

Petkov tha se ministrat e Maqedonisë që kanë qëndruar në Bullgari janë në numër të madh dhe kanë bërë përparim të madh në shumicën e temave nga bisedimet me homologët e tyre bullgarë.

Në takimin e përbashkët u nënshkruan tre memorandume, në shumë fusha kyçe, përfshirë Korridorin 8, i cili sipas kryeministrit bullgar Kiril Petkov është hequr nga lista e projekteve evropiane dhe nëse të dy vendet duan ta rikthejnë atë në agjendën e BE-së, kjo do të ndodhë me punë të përbashkët, tha Petkov.

Ai tha se gjatë bisedimeve për ekonominë dhe infrastrukturën, të dyja palët kanë biseduar edhe për temat që janë të rëndësishme për Bullgarinë – të drejtat e bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe qëndrimin kornizë.

Kiril Petkov në Kuvendin Popullor të Bullgarisë tha se Kovaçevski deklaroi se nuk sheh problem me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, pa thënë afate. Ai sqaroi se nuk po flasim më për pesë plus një, por për katër plus një kërkesë dhe kjo në vetvete është përparim.

“Një takim organizohet çdo shtatë ditë”, tha Kiril Petkov, dhe shtohet se gëzohet që edhe komisioni i përbashkët historik do të ketë tri takime në muajt e ardhshëm.

Petkov paralajmëroi se Bullgaria nuk ka ndërmend të ndryshojë asnjë anëtar të pjesës bullgare të komisionit historik. Ai tha gjithashtu se mendonte se qeveria bullgare kishte bërë një punë të mirë në ato dy javë.

Continue Reading

Lajme

Sindikata në Maqedoni kërkon që gjysmëvjetori i dytë të nis ‘online’

Published

on

By

Sindikata në Maqedoni kërkon që gjysmëvjetori i dytë të nis ‘online’

Qeveria në Maqedoninë e Veriut me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, ka vendosur që më 1 shkurt të vazhdojë mësimi në arsimin fillor dhe të mesëm me prezencë fizike të nxënësve.

Megjithatë Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dje ka kërkuar rishikim të këtij vendimi.

Në të njëjtën kohë, ambientet spitalore në vend po zgjerohen dhe riorganizohen për trajtimin e pacientëve të shtruar në spital për shkak të rritjes së infektimeve, gjatë ditë të fundit.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov dje në një prononcim për MIA-në tha se në kohën kur përqindja e të infektuarve me koronavirus në vend po rritet, nëse mësimi fillon me prezencë fizike, ekziston mundësia reale që virusi të përhapet shumë më shpejt.

Ai propozon që mësimi të fillojë online dhe më pas të shihet situata dhe nëse gjendja epidemiologjike ka rënie, atëherë të bëhet një vlerësim nëse ka kushte për prezencë fizike në mësim.

“Kërkojmë anulimin e vendimit, sepse besojmë se përqindja e pacientëve të rinj është në rritje çdo ditë dhe nëse nxënësit shkojnë me prezencë fizike ka mundësi reale që shkollat ​​të kthehen në grupime dhe virusi të përhapet më shpejt. Për këtë arsye, ne besojmë se një periudhë e caktuar, p.sh. dy javë, mësimi duhet të jetë online, në mënyrë që të shihen kushtet nga përhapja e virusit dhe nëse është në rënie, të bëhet një vlerësim dhe të shihet nëse ka kushte për prezencë fizike”, theksoi Nedelkov.(INA)

Continue Reading

Lajme

Sot do të varroset Rexhail Qerimi

Published

on

By

Sot do të varroset Rexhail Qerimi

Disa minuta pas mesnate, në rrethana të mistershme, ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi, i dënuar për rastin “Alfa”, me burg të përjetshëm. Pas kësaj ishin njoftuar familjarët e të ndjerit, të cilët e kanë kërkuar trupin e pajetë të Qerimit dhe nuk kanë lejuar që atij ti bëhet autopsi.

Po ashtu, ata thonë se gjatë periudhës së vuajtjes së denimit, personi në fjalë nuk ka pasur sëmundje kronike dhe çdoherë kur ka kërkuar ndihmë mjekësore, ajo i është ofruar edhe nga mjeku i institucionit edhe nga specialistët e spitalit shtetëror.

Nga Prokuroria Publike theksojnë se në trupin e të ndjerit Rexhail Qerimi nuk janë hasur shenja dhune. Po ashtu thonë se është konstatuar se personi në fjalë ka pasur histori të sëmundjeve.

Varrimi i Qerimit do të bëhet sot pas namazit të xhumas.

Më 26 nëntor të vitit 2008 në afërsi të Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup u vra polici i njësitit “Alfa”, Afrim Arifi, ndërsa mbetën rëndë të plagosur edhe dy policë të tjerë. Rasti në fjalë bëri bujë në opinion sepse dy vite më vonë, më 30 prill të vitit 2010 për këtë vrasje u dënuan me burgim të përjetshëm ish-pjesëtarët e UÇK-së: Rexhail Qerimi nga fshati Opajë I Kumanovës dhe Agim Islami nga fshati Rashçe i Shkupit. Gjithashtu, me gjashtë vite burg u dënua ish ushtari i UÇK-së, Ramadan Shaqiri. Rasti është bazuar në dëshminë e “dëshmitarëve të mbrojtur”. Qerimi deri tani kishte vuajtur burg 13 vjet e gjysmë.

Rasti “Alfa” pritet që të rinisë nga e para, pasi familjarët kanë bërë ekspertizë shtesë nga ekspertë serb të videos së gjetur në vend-ngjarje.

Continue Reading

Aktuale