Connect with us

Lajmet kryesore

Zaev dënon takimet e funksionerëve të BDI-së me doganierët në selinë e partisë

Published

on

Takimi i funksionerëve të lartë të BDI-së me doganierët shqiptarë në selinë partiake të BDI-së ngjalli reagime të shumta, sidomos tek opozita shqiptare. Zëvendësdrejtori i Doganave, Irfan Buçi, Artan Grubi dhe ministri Hisen Xhemaili publikuan ditë më parë fotografinë nga takimi në fjalë, ndërsa për këtë ka folur sot edhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev, përcjell in7.

Në pyetjen e drejtuar nga gazetari i in7, kyeministrit Zoran Zaev, në lidhje me takimin e realizuar para disa ditëve në selinë e BDI-së në Tetovë, u përgjigj se ështe kundër këtyre takimeve dhe se takimet partiake duhet të ndahen prej atyre shtetërore.

Sipas tij, zëvendësdrejtori i Doganave, Irfan Buçi takime të tilla është mirë ti realizojë në hapësirat e Drejtorisë së Doganave dhe jo në seli partiake.

“Mendimi im është se është mirë që njerëzit të shoqërohen, por në qeveri, në doganë, në institucione, aty ku e kanë vendin. Në mbrëmje, në darkë ne jemi të lirë dhe atëherë mund të merremi me obligime partiake, së pari flas për social demokratet e mi, pastaj për parterët e koalicionit, si edhe për oponentët tonë. Që do të thotë patjetër të ketë rend dhe rregull në shtet, gjithsesi se të gjithë që jemi në shërbim të publikut së pari duhet që t’i kryejmë obligimet ndaj shtetit dhe qytetarëve, pastaj në kohën e lirë, gjatë ditës, gjatë fundjavëve, ne mund të jemi me miq nga partia politike, mund të jemi jashtë për t’i kryer edhe obligimet tjera, unë them që drejtori apo zv drejtori mund të bëjë kësisoj takimesh, por takime zyrtare duhet të bëhen në Drejtorinë e Doganave, në Qeveri ka shumë konferenca të mira, mundet aty të realizohen, në kuvend po jo në zyra partiake”, ka thënë kyeministri, Zaev në përgjigjen e gazetarit të in7.

Ditë më parë zv.drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Irfan Buçi,  kishte ftuar për takim doganierët shqiptarë në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, duke shkelur bashkë me kolegët e tij Kodeksin e Sjelljes së Nëpunësve të Doganave i cili është në fuqi nga muaji prill i vitit 2016 dhe për këtë veprim kishin reaguar edhe partitë opozitare shqiptare.

Ndërkaq Kodeksi i Sjelljes së Nëpunësve, në dispozitën “Aktivitete Politike” në nenin 16, paragrafi 1 thotë: “Nëpunësit shtetëror i kryejnë punët e tyre, obligimet dhe autorizimet në mënyrë neutrale politike, pa u përfshirë ne vlerësimin e rishqyrtimit në krijimin politik dhe ekonomik të doganave”. /in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Nxënësve të Medresesë “Isa Beu” u mohohet e drejta që të regjistrohen në universitetet e këtij shteti

Published

on

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët në kuvend kritikoi qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për problemin e nxënësve të Medresesë “Isa Beu” në Shkup, përcjell in7

Deputeti Snopçe theksoi nxënësve të Medresesë “Isa Beu” u mohohet e drejta që të regjistrohen në universitetet e këtij shteti dhe detyrohen të regjistrohen në universitet e Turqisë.

“Janë rreth 180 maturantë që s’kanë të drejtë të regjistrohen. Janë rreth 550 nxënës të Medresesë Isa Beu të cilët vetëm e kryejnë shkollimin e mesëm dhe për shkak të mos pasjes së akreditimit nuk kanë të drejtë të regjistrohen në universitetet shtetërore. Paradoksi më i madh, shteti i Turqisë i pranon, mund të regjistrohen në Turqi, nuk mund të regjistrohen në universitetet e këtij shteti”, u shpreh deputeti Snop♪e

Ai theksoi si Aleanca për Shqiptarët do të nisin përgatitjen e ligjit për pranimin e diplomave të Medresesë “Isa Beu” në mënyrë që diplomat të pranohet nga shteti./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti tregon se kë e shau dhe ofendoi Talat Xhaferi në gjuhën maqedone (Video)

Published

on

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt seanca e 77-të plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës, Interpelanca për punën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, të paraqitur nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, shkruan InfoShqip.

Në interpelancën e ngritur nga VMRO-DPMNE ka folur edhe deputetja e ASH-së, Ilire Dauti, ku në fjalimin e saj deputetja tregoi se kush ishte personi që kohë mëparë kryeparlamentari Talat Xhaferi e shau dhe ofendoi në gjuhen maqedonase.

“Pra opinioni e dëgjoi që Talat Xhaferi shau dhe ofendoi ata puntorë të cilët janë të punësuar këtu në kuvend. Por opinioni nuk e ka marrë vesht se kë shau në gjuhën maqedone Talat Xhaferi. A ishin shqiptarë ata të cilët ai i shau në gjuhën maqedone. Simbolika e sharjes në gjuhën maqedone të një shqiptari do të thotë shumë“, tha në fjalimin e saj deputetja e opozitës shqiptare Ilire Dauti.

Sharjet dhe ofendimet ndaj punonjësve të kuvendit që i referohet deputetja Ilire Dauti janë bërë në seancën parlamentare të datës 12 Maj, ku Talat Xhaferi ka sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësit duke i ftuar të paraqiten në kabinetin e tij lidhur me angazhimin e tyre ndërsa kjo është transmetuar nga kanali i Kuvendit.

Për më shumë në vazhdim mund ta ndiqni fjalimin e plotë të deputetes nga ASH Ilire Dauti.

Continue Reading

Lajme

Sot votohet për herë të pestë në Tërnovc, shqiptarët e Luginës luftojnë për një vend në Kuvendin serb

Published

on

By

Sot votohet për herë të pestë në Tërnovc, shqiptarët e Luginës luftojnë për një vend në Kuvendin serb

Për herë të pestë banorët e fshatit Tërnovc i Madh të Bujanocit sot do t’i drejtohen kutive të votimit. Votat e tyre do të jenë përcaktuese nëse Shaip Kamberi do të jetë sërish deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb apo nëse mandati do t’i takojë Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) të Ivica Daçiq.

Të drejtë vote në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në këtë fshat kanë 1,089 votues. Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës i nevojiten 610 vota për të hyrë në Kuvendin e Serbisë, ndërsa SPS të mos marrë asnjë pasi kjo do të rriste pragun zgjedhor.

Kandidati për një tjetër mandat, Shaip Kamberi, thotë se është i lodhur nga përsëritja e vazhdueshme, por shprehet se alternativë është vetëm dorëzimi ndaj së keqes.

“Jemi në luftë, jo thjesht për të zgjedhur një deputet, por për drejtësi, barazi e liri. Nuk po kërkojmë asgjë më tepër veç trajtimit të barabartë si qytetarë, trajtim të dinjitetshëm dhe të drejta jetike. Jam plotësisht i vetëdijshëm se kjo betejë për përfaqësim ka shkaktuar lodhje e frustrime të shumta të secili prej nesh, u bë e mërzitshme dhe e bezdisshme edhe për mua, por, alternativa e kësaj është dorëzimi. Dorëzimi ndaj atyre që nuk na duan të mirën. Kjo nuk është luftë për ta rehatuar një person, ashtu siç po tentojnë ta paraqesin disa. Përfaqësimi nuk ka të bëjë me këtë, sepse fati i një personi është absolutisht i parëndësishëm në raport me fatin tonë kolektiv”, tha një ditë më parë.

Kamberi tha se beteja e sotmeka të bëjë me rezistencën politike të shqiptarëve në Serbi, artikulimin e kërkesave të shqiptarëve në mënyrë të qartë e të drejtë dhe vazhdimin e luftës për jetë dinjitoze.

“Nënshtrimi dhe dorëzimi nuk është diçka që zgjedhin popujt e shtypur, nuk duhet ta zgjedhim as ne. Rezistencën ja kemi borxh dëshmorëve e gjeneratave e gjeneratave të njerëzve që janë flijuar për liri e drejtësi. Ja kemi borxh edhe atyre 9500 votave që i ka lista jonë në këto momente, të cilat do të shpërdohen pa 610 votat e lagjes së Strukarëve”, shtoi Kamberi.

Si në të gjithë territorin administrativ serb, edhe në Tërnovc zgjedhjet u mbajtën më 3 prill. Më 21 të po atij muaji Gjykata Administrative në Nish urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve në këtë fshat për shkak të parregullsive.

Zgjedhjet u përsëritën më 28 prill. Pjesëmarrja në votime ishte 64% dhe Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori 677 vota dhe kështu Kamberi siguroi mandatin e deputetit. Mirëpo, Partia Socialiste e Serbisë së Iviça Daçiqit kërkoi të ëprsëriteshin zgjedhjet pasi një qytetar kishte votuar pa dokumente të vlefshme personale, Kërkesa u miratua.

Zgjedhjet u mbajtën sërish më 27 maj në Tërnovc të Madh. Në votime morën pjesë 618 votues, Kamberi mori 598 vota, të pamjaftueshme për t’u zgjedhur deputet. Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës kontestoi procesin pasi tha se një person kishte votuar pa letërnjoftim. Komisioni zgjedhor nuk i dha të drejtë, por Gjykata Administrative urdhëroi votim të ri.

Në votimin e katërt radhazi, më 23 qershor, ka pasur alarm të rremë për bombë në qendrën e votimit. Për këtë arsye nuk pati votime.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i pyetur ditë më parë rreth procesit në Tërnovc, tha se nuk e kishte shumë të qartë se çfarë po ndodhte atje.

Gjithsesi, pa certifikimin e rezultatit edhe në Tërnovc zgjedhjet nuk janë të mbyllura dhe as Kuvendi i ri i Serbisë nuk mund të mblidhet dhe për të filluar mandatin e tij.

Në zgjedhjet e vitit 2020 shqiptarët morën tre mandate pasi garuan të bashkuar, ndërsa këtë vit zgjodhën që të garojnë në dy lista të ndryshme dhe rrjedhimisht ende nuk e kanë të sigurt asnjë mandat.

Continue Reading

Aktuale