Connect with us

Lajme

Takimi Dimitrov – Maas: Nuk ka propozim konkret për metodologjinë e negociatave

Published

on

Mas: Ende nuk ka propozim të gatshëm për ndryshimin e metodologjisë për negociata

Ende nuk ka propozim të gatshëm në raport me reformën e metodologjisë së negociatave. Për neve me rëndësi është që propozimet me të cilat ndryshohet procesi i aderimit, nuk ndryshohet asgjë me rëndësi, ndërsa kjo i dedikohet edhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Sipas ministrit për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas, diskutimin për këtë duhet të drejtojnë të gjitha 28-të shtetet-anëtare. Ai këtë përgjigje e dha në konferencën e përbashkët për shtyp të cilën e realizoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Shefi i diplomacisë gjermane, Mas sqaroi se çështja strategjike për Bashkimin Evropian është se si do të zhvillohet më tej procesi i integrimit në BE dhe a duan të thellohet ai. Kjo sipas tij do të jep përgjigje si do të jetë procesi i aderimit në të ardhmen, duke theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, më janë të kyçura thellë në proces dhe meritojnë vendim për negociata.

“Ajo që ka qenë deri më tani në procedurat në raport me Maqedoninë e Veriut, nëse do të jetë e mjaftueshme dhe nëse Maqedonia e Veriut do të duhet t’i nënshtrohet kontrolleve të reja, mendim ynë është se kjo nuk është në rregull. Por kishim dashur të kemi një vendim përfundimtar për procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut dhe jemi gati të flasim për reformat për procesin e aderimit. Ky do të jetë diskutim, i cili nuk do të zhvillohet mes Francës dhe Gjermanisë, por do t’a udhëheqin të gjitha vendet-anëtare në BE. Por, nuk duam kjo të jetë kusht për hapjen e negociatave për aderim, gjegjësisht ne besojmë se procedura për Maqedoninë e Veriut është shumë aq e avancuar që tash mund të marrim vendim përfundimtar për fillimin e negociatave për aderim”, tha Mac, në pyetjen se vallë metodologjia e reformuar do të jetë e mjaftueshëm që vendi t’i fillojë negociatat për aderim.

Nga ana tjetër ministri Dimitrov, numëroi tre argumente të forta në bazë të cilave shteti meriton ta fillojë procesin e aderimit dhe e përmendi pritjen e gjatë, në atë se 14 vite jemi me statut të kandidatit, si dhe të zgjidhjes së kontestit shumë vjeçar për emrin.

“Vetë pritja nuk është argument i mjaftueshëm. Ne jemi shteti, i cili kaloi përmes një krize politike e cila preku deri në autoritarizëm në vitet 2015 dhe 2016. Në dy vite e gjysmë bëmë kthesë evidente demokratike. Ende nuk jemi gati të hymë në BE. Megjithatë, nëse ka energji evropiane të lirisë dhe demokracisë sot në Ballkan, ajo sigurisht është në Maqedoninë e Veriut. Këtë e konfirmoi edhe Komisioni Evropian dhe organet tjera. Nëse BE-ja dëshiron të jetë lojtar global nuk mund dhe mos të njoh kësi energji evropiane në Ballkan, e cila duhet të mbështetet nëse duam që Ballkani të bëhet evropian. Te Gjermania shohim mik të afërt dhe zë të fuqishëm në Evropë, i cili do të na ndihmojë të vijmë deri në një pikë ku do të kemi sukses. Ballkani do të ketë sukses edhe BE-ja do të ketë sukses”, tha Dimitrov, duke theksuar në mbështetjen gjermane në reforma dhe posaçërisht në “statusin e yllit” të Pribes.

Continue Reading

Bota

Ishulli “në fund të botës” shkon në izolim për shkak të koronavirusit

Published

on

By

Ishulli “në fund të botës” shkon në izolim për shkak të koronavirusit

Ishulli i largët në Paqësor, Kiribati, u fut në izolim kombëtar për herë të parë që prej nisjes së pandemisë, pasi disa udhëtarë në avionin e parë që mbërrinte në vend pas 10 muajsh, dolën pozitiv me Covid-19.

Sipas masave të reja të sigurisë, njerëzit duhet të qëndrojnë nëpër shtëpi, ndërsa grupimet masive janë të ndaluara.

Në avionin që mbërriti nga Fiji 36 persona, nga 54 që ishin në bord, dolën pozitiv me Covid-19. Prej tyre, u infektuan edhe 4 të tjerë. Deri javën e kaluar, Kiribati kishte regjistruar vetëm 2 raste me Covid-19 që nga nisja e pandemisë.

Kiribati është një prej ishujve më të izoluar në botë, rreth 5000 kilometra larg kontinentit më të afërt, Amerikës së Veriut. Qeveria tha se të gjithë udhëtarët pozitiv me Covid-19 ishin të vaksinuar, por po mbahen në monitorim. Në total, ishulli ka 120 mijë banorë, por nuk dihet sa prej tyre janë të vaksinuar.

Continue Reading

Bota

Ukraina akuzon Gjermaninë për ‘inkurajimin e Putinit’ duke refuzuar dërgimin e armëve në Kiev

Published

on

By

Ukraina akuzon Gjermaninë për ‘inkurajimin e Putinit’ duke refuzuar dërgimin e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka akuzuar Gjermaninë për minimin e unitetit midis aleatëve të vendit dhe për “inkurajimin” e Vladimir Putinit duke refuzuar të dorëzojë armë në Kiev.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më herët të shtunën, ministry gjerman i mbrojtjes tha se Berlini do të ngrejë një spital fushor në Ukrainë në mes të krizës së sigurisë mes Perëndimit dhe Rusisë. Por Christine Lambrecht tha se dërgimi i ndihmës ushtarake tani nuk do të ndihmonte në “zbutjen e krizës”.

“Sot, uniteti i Perëndimit me Rusinë është më i rëndësishëm se kurrë. Për ta arritur atë dhe për të penguar Federatën Ruse, ne të gjithë po punojmë së bashku”, u përgjigj përmes Twitter-it ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Partnerët gjermanë duhet të ndalojnë fjalë dhe veprime të tilla për të minuar unitetin dhe për të inkurajuar Vladimir Putinin për një sulm të ri ndaj Ukrainës”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, shtoi se Kievi është i ishte mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen dhe përpjekjet e saj diplomatike në vitet e fundit. “Por deklaratat aktuale të Gjermanisë janë zhgënjyese dhe bien ndesh me këtë mbështetje dhe përpjekje”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajme

Publikohen pamjet nga momenti kur u qëlluan dy shqiptarë në Greqi

Published

on

By

Publikohen pamjet nga momenti kur u qëlluan dy shqiptarë në Greqi

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të sherrit në një furrë buke në Voula të Athinës ku u qëlluan me armë zjarri dy shqiptarë, të cilat ndodhen në spital.

Gjithashtu nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një irakian. Në pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit duket momenti kur personat e përfshirë largohen me vrap pas sherrit dhe të shtënave me armë zjarri.

Por si ndodhi ngjarja?

Po sipas mediave greke, dy persona raportohet se po pinin kafe në furrën e bukës kur papritur u shfaq një xhip me katër persona, të cilët ishin shqiptarë. Dy persona zbritën dhe iu afruan tavolinës ku të dy burrat po pinin kafen. Papritur mes tyre ka shpërthyer një debat, ku njëri nga dy personat ka goditur tjetrin me karrige.

Personi që priste jashtë, nxitoi brenda për të ndihmuar shokët e tij dhe më pas nxorën armët. Kur tentuan të largoheshin, ata hapën zjarr.

Gjithsej tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve shqiptarë.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur përpara syve të fëmijëve të moshës 12-13 vjeç. Nga frika, fëmijët u fshehën. Autorët iu drejtuan duke u thënë “mos u shqetësoni, nuk do t’ju bëjmë keq”.

Pas ngjarjes ata u larguan me shpejtësi, ndërsa policia është vendosur në kërkim të tyre. Paraprakisht, mediat greke thonë se bëhet fjalë për një larje hesapesh. /abcnews.al/

Continue Reading

Aktuale