Connect with us

Kosovë

Takim Pendarovski-Mas: Mbështetje e fuqishme nga ana gjermane për hapjen e negociatave për anëtarësim

Published

on

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Hajko Mas, i cili po qëndron për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim ishin shkëmbyer mendime për marrëdhëniet gjithëpërfshirëse bilaterale mes të dyja shteteve, të cilat ishin vlerësuar si marrëdhënie miqësore të përmbushura me  besim dhe respekt të ndërsjellë, kumtoi Kabineti i presidentit.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut e vlerëson lartë mbështetjen nga Gjermania për aspiratat e saja për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Në këtë kontekst, Pendarovski e theksoi rëndësinë e kompletimit të procedurës për ratifikim të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Gjermanisë.

Pendarovski ministrin Mas e falënderoi për mbështetjen e fuqishme nga ana gjermane për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, për solidaritetin e treguar me shtetin tonë pas Këshillit të fundit Evropian, si dhe për faktin që Gjermania e mban  çështjen për zgjerim në fokusin e agjendës së BE-së.

Në takim presidenti Pendarovski theksoi se edhe krahas mungesës së vendimit, në Këshillin e fundit Evropian, për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Unionin, integrimi evropian mbetet qëllimi ynë strategjik. Presidenti shfaqi pritje se së shpejti do të definohet metodologjia e re për udhëheqjen e negociatave për anëtarësim dhe do të sillet vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Për shtetin tonë, theksoi presidenti Pendarovski në takim, nuk ekziston alternativë tjetër e qëndrueshme, përveç anëtarësimit të plotfuqishëm në BE.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet moderatori kosovar për dhunë

Published

on

By

Arrestohet moderatori kosovar për dhunë

Gazetari dhe moderatori Arben Ahmeti është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes. Ahmeti është arrestuar pasi ka dhunuar gruan në prezencë të fëmijëve. Gazeta Express raporton se gazetarë e ka shtyrë gruan pasi kjo e fundit kishte kërkuar të qëndronte në shtëpi për fëmijët.

“Më datë 25.09.2022, në ora 18:15, është pranuar kallëzim për dhunë në fshatin Laplla Sellë, rruga Dragovacka. Në vendngjarje ka dalë patrulla si dhe polici hetues në detyrë për dhunë në familje ku sipas V. A. ka pasur konflikt me bashkëshortin. Pra sot më 25.09. 22 rreth orës 18:00 i dyshuari Arben Ahmeti, i cili në atë kohë i kishte sjellur dy fëmijët (5 dhe 6 vjeç) të cilët qëndronin tek ai nga data 23.09.22 për shkak se çifti nuk jetojnë bashkë.

Në atë moment ka pasur një konflikt kur viktima/ gruaja e ka pyetur të dyshuarin të qëndrojë në shtëpi me familjen e tij për shkak se ia kanë kërkuar fëmijët të cilët në atë moment qanin për babanë e tyre, i dyshuari ka kundërshtuar duke e ofenduar verbalisht viktimën deri në momentin kur ka pasur kontakt fizik, përkatësisht duke e shtyer me duar nga ana e të dyshuarit.

Për shkak të ankthit, stresit, gjendjen e viktimës, patrulla ka kërkuar ndihmë mjekësore për të”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Rritje e madhe e divorceve në Kosovë

Published

on

By

Rritje e madhe e divorceve në Kosovë

Vetëm për një muaj në Kosovë 148 çifte i kanë dhënë fund martesës duke u shkurorëzuar.

Kjo në bazë të të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin korrik 2022.

Krahasuar me muajin qershor numri i divorceve është në rritje. Numri i çifteve të shkurorëzuara në muajin qershor është 129.

Këto të dhëna sipas ASK-së, janë të bazuara në të dhënat administrative, ku Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

Ndryshe gjatë vitit 2021 ishin regjistruar 2 mijë e 160 shkurorëzime gjithsej.

Në vitin 2021 janë regjistruar 2,160 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve ka ndodhur në: Prizren (189 raste), ose 8.8%; Prishtinë (175 raste), ose 8.1%; Podujevë (141 raste), ose 6.5%, etj”, thuhej në njoftimin e ASK-së.

Continue Reading

Kosovë

Bie bora e parë në bjeshkët e Kosovës

Published

on

By

Bie bora e parë në bjeshkët e Kosovës

Fjollat e para të borës kanë mbërritur në Kosovë.

Saktësisht në bjeshkën e Ishtedimit shumë afër kufirit me Malin e Zi sot në mëngjese.

Fotografitë janë publikuar nga Meteo Ballkan.

Continue Reading

Aktuale