Maqedonia e Veriut
Seanca të reja për aksidentin në Laskarcë dhe pë rastet ‘Trajektorja’ dhe ‘Trasportuesi’
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për rastet gjyqësore “Llaskarcë”, “Trajektorja” dhe “Transportuesi”.
Gjykimi për aksidentin e autobusit që ka ndodhur më 13 shkurt të këtij viti te fshati Llaskarcë ku jetën humbën 16 persona, ndërsa 37 kanë qenë rëndë të lënduar, gjendet në procedurë dëshmuese dhe dëgjohen dëshmitarë.
Rastin “Llaskarca” e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska-Ilievska. Ndërsa, përfaqësues i aktakuzës është prokurori Darko Jakimovski, nga Prokuroria e Shkupit.
Për aksidentin akuzohen gjashtë persona.
I akuzuar i parë është pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, vijon përgjegjësi i transportit Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit të aksidentuar Manoill Trifunovski. Këta të tre akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Nga ana tjetër të akuzuarit e mbetur Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, të punësuar në Stacionin për kontroll teknik, ngarkohen për veprën penale “bashkëveprim në të njëjtin akt”.
Gjykimi për procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, “Trajektorja” gjendet në procedurë dëshmuese dhe në të të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Ljupço Georgievski.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 ndërmorën disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i shfrytëzuan dhe i tejkaluan autorizimet e tyre. Me atë i shkaktuan dëm buxhetit prej së paku 155 milionë eurove.
Seancë gjyqësore sot është caktuar edhe për lëndën “Transportuesi”, në të cilën ish kryetari i Manastirit Vladimir Taleski dhe 20 persona të tjerë akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka ishin përvetësuar 360.000 euro.
Lënda gjendet në procedurën dëshmuese dhe atë e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues i akuzës është Trajçe Pelivanov.
Lajme
Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët
Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.
“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.
Debati i plotë:
Lajme
Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve
Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24
Lajme
Në Tabanoc pritet 30 minuta për hyrje dhe dalje

Në Tabanoc pritet 30 minuta për hyrje dhe dalje
Në vendkalimin Tabanoc sot në mëngjes sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM) pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi përveç kryerjes së formaliteteve doganore.
Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata. /Alsat.mk
-
Lajmet kryesore9 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota5 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë8 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme10 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare