Connect with us

Maqedonia e Veriut

Nëna me fëmijë nga Maqedonia që gjendet në Siri apel shtetit

Published

on

Fytyrat e fëmijëve mes pluhurit dhe mbeturinave të shoqërojnë kudo në kampin Al-Hawl. Përreth tyre, gra dhe vajza që bartin ushqimet e paketuara dhe tentojnë të pastrojnë mes çadrave.

Janë me mijëra në Al Hawl. Më shumë se një kamp, është një burg gjigant ku familjarët e ushtarëve të ISIS të kapur rob, janë të izoluar dhe të detyruar të jetojnë në çadra.

Për të gjetur gratë dhe fëmijët shqiptarë, grupi i xhirimit i A2 iu desh të endej për disa orë. Për minuta me radhë, gazetari Julian Kasapi nuk merr asnjë përgjigje në shqip në këtë kamp gjigant në kufi me Irakun.

Kushtet e jetesës janë çnjerëzore. Rreziku është konstant dhe kurdët që ruajnë kampin e dinë se shumë prej grave që jetojnë aty kanë qenë të trajnuara për të luftuar.

Ushqimi dhe veshjet shpërndahen nga forcat kurde, ndërsa uji i pijshëm mbahet në depozita plastike.

Qindra fëmijë enden rrugëve të kampit, të uritur, të zbathur, disa punojnë për të shpërndarë ushqim e veshje.

Pas tre orësh kërkim përgjatë kampit dëgjohen zëra shqip. Janë gratë dhe vajzat shqiptare që kanë mbetur të izoluara në kamp.

“Unë jam Mentije Dumani. Jam nga Tirana. Jemi më pak se 20 familje shqiptare. Këtu ka shqiptarë, turq. Kushtet i kemi të mira. Ne kërkojmë nga shteti dhe të interesohet. Na ka mbajtur me gënjeshtra se do të na marrin. Ne duam të kthehemi në vendin tonë. Mos të na lënë pas dore. I bëjmë thirrje shtetit të na marrë sa më parë”, tregon një nga shqiptaret në këtë kamp.

“Unë jam Rruzhdie Balliu nga Librazhdi. I bëjmë thirrje shtetit të na kthejë në vendin tonë. Unë nuk kam kontakt me asnjë nga familjarët. Burrin nuk e di fare se ku është. Ali quhet”, shprehet një tjetër shtetase shqiptare.

“Unë jam Brunilda nga Tirana. Këtu kam 6 vite që kam ardhur bashkë me fëmijët e mi. Tani po vjen darka dhe këtu është shumë ftohtë nëpër çadra. Ne duam të kthehemi”

“Unë jam Revajet Shahini nga Maqedonia. Kam 6 vite këtu. Kam 6 fëmijë. I bëj thirrje shtetit që të na marrë pasi këtu nuk rrihet, është rrezik”, thotë një shqiptare nga Maqedonia.

Në kushte të tilla jetojnë me dhjetëra mijëra të tillë. Forcat kurde, ndërkohë, janë vënë në lëvizje për të nxjerrë nga kampi grupin e xhirimit të A2. Të armatosur rëndë, ata i thonë grupit të A2 se duhet të dalin jashtë për pak minuta.

Përgjigjet janë të shkurtra. Jetojnë në mjerim prej muajsh me shpresën se dikush do të vijë t’i nxjerrë jashtë. Gra dhe fëmijë të mbetur në mëshirë të fatit, që kanë parë tmerret e luftës, në pritje që dikush t’i tërheqë nga rruga që vite më parë morën drejt Sirisë, të gënjyer nga propaganda ekstremiste për krijimin e kalifatit.

Dalja nga Al-Hawl është e shpejtë. Ushtarët kurdë nxitojnë që grupi të dalë nga kampi para perëndimit të diellit. Kampi mbetet një vend i rrezikshëm dhe pjesa më radikale, thonë kurdët, është pikërisht vendi ku jetojnë gratë e mbërritura jashtë Sirisë, aty ku mbeten edhe ato shqiptarë.

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale