Connect with us

Maqedonia e Veriut

Lëvizja BESA: A filluam me punësimet partiake në periudhën para zgjedhjeve?

Published

on

Diskriminimi i shqiptarëve vazhdon të jetë trend sot e kësaj dite. Në bazë të informacioneve që Lëvizja BESA i posedon në konkursin e hapur në Postat e Maqedonisë, së fundmi janë pranuar 40 maqedonas dhe 20 shqiptarë, ndërsa të punësuarit që janë me kontratë në vepër, që janë afër 220 shqiptarë, edhe për kundër faktit se 5 vite radhazi po punojnë, statusi i tyre nuk është i zgjedhur, duke i mbajtur peng dhe na lenë dyshim se të njëjtit shfrytëzohen duke i kushtëzuar për të votuar partitë në qeveri.

Lëvizja BESA, dënon fuqishëm këtë diskriminim etnik dhe partiak në konkurset shtetërore, duke vlerësuar se kjo qeveri po vazhdon avazin e vjetër të qeverisjes së kaluar, në raport me shqiptarët dhe avancimin në institucionet shtetërore.

Gjithashtu, BESA i’u bën thirrje gjithë institucioneve kompetente që njëherit të zgjidhin problemin e të punësuarve me kontrat[, të cilët nuk kanë të paguar as sigurimin pensional e as sigurimin shëndetësor. Rikujtojmë që kjo qeveri erdhi me premtime të tjera, ndërsa veprimet i bën të njëjta si regjimi i kaluar.

Zyra për informim e Lëvizjes BESA

Continue Reading

Lajme

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Published

on

By

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, i cili duke u kthyer nga Tetova, me makinën Golf 4 nga autostrada përfundoi në lumin Vardar.

“Vazhdon edhe sot kërkimi për vozitësin e aksidentuar ditë më parë këtu në autostradë në pikën e Zhelinës. Ndërkohë, siç mund të shihni, pas konfirmimit se Vozitësi dyshohet të jetë nga Kumanova, në kërkim të personit sot janë kyçur edhe pjesëtarë të policisë, dhe familjarët e ardhur nga Kumanova”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Familjarët thonë se studenti Erdon Ramadani kishte shkuar për të bërë pagesën e semestrit. Babai i tij Naser Ramadani është kthyer nga Austria dhe bashkë me vëllain e tij janë vënë në kërkim të Erdonit.

“Kam ardhur mbrëmë nga Austria sepse atje punoj. Familjarët gjithë jemi këtu erdhën edhe nga kurbeti kërkojmë. Djali duhej të paguaj semestrin në Tetovë, ishte viti i katërt në sociologji por ja, ka dashur Zoti dhe ka ndodh kjo. Kemi ardhur edhe sot që në orën katër në mëngjes por asnjë shenjë ende. Apeloj po patën mundësi të vijnë të kërkojnë birin tim, veç këtë djalë e kam”, deklaroi – Naser Ramadani, babai i Erdonit.

“Prej orës pesë e gjysmë jemi këtu. Erdhën pas pak zjarrfikësit tjerë s’kishte, ata erdhën në gjashtë e gjysmë, dhe ne shokët familjarët”, tha Xhaxhai i Erdon Ramadanit.

“Djali veç vetë ka udhëtuar se ka qenë student në vit të katërt në sociologji. Apeloj që të dalin sa më masovikisht këtu, sepse shteti është katastrofë. Kemi kërkuar ndihmë edhe prej Forcave të Sigurisë së Kosovës na thanë se do na ndihmojnë”, u shpreh një familjar i Erdonit.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka angazhuar zhytës për të kërkuar studentin e aksidentuar.

“U alarmuam se ka nevojë për intervenimin tonë nga agjencia për mbrojtje dhe shpëtim dhe ja erdhëm në vendngjarje dhe po presim instruksione nga eprorët se si të veprojmë. Presim arritjen e edhe ekipit nga Koçani që do vijnë me anije që bashkë të bëjmë kërkimet sot”, deklaroi Trpkovski, palombar.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë dhe Prokuroria akoma nuk kanë dhënë informacione preliminar për shkaqet eventuale të aksidentit të mesditës së djeshme. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Ky është parashikimi i motit për sot

Published

on

By

Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit me vranësira dhe kushte për reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jug-perëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 5, ndërsa ajo maksimale prej 22 deri në 28 gradë Celsiusë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot me diell dhe me vranësira mesatare, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26 gradë Celsiusë./Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Shorti për “EURO 2024”, Maqedonia e Kosova në vazon e katërt

Published

on

By

Shorti për “EURO 2024”, Maqedonia e Kosova në vazon e katërt

Përfaqësuesja e Maqedonisë, do të jetë në vazon e katërt para shortit për Kampionatin Evropian të vitit 2024 në Gjermani, i cili do të zhvillohet më 9 tetor.

Tani më është e sigurtë se Maqedonia, nuk do të përballet me kombëtaret e Turqisë, Greqisë, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Azarbejxhanit, Ishujt Faroe, Bullgarinë dhe Kosovën. Të gjitha këto kombëtare janë pjesë e vazos së katërt.

Ndërkohë Shqipëria, do të jetë në vazon e tretë së bashku me Ukrainën, Slloveninë, Norvegjinë, Islandën, Irlandën, Islandën, Malin e Zi, Rumaninë, Suedinë dhe Armeninë.

Hedhja e shortit do të zhvillohet më 9 tetor në Shtutgart, ndërsa në një grup nuk mund të jenë Armenia dhe Azarbejxhani, Bjellorusia dhe Ukraina, Gjibraltari dhe Spanja, Kosova dhe BeH, si dhe Kosova dhe Serbia.

Continue Reading

Aktuale