Connect with us

Lajmet kryesore

Kreu i Kumanovës reagon për flamurin shqiptar dhe pagat e mësimdhënësve

Published

on

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka reaguar lidhur me lajmet për zvogëlimin e rrogave të mësimdhënësve në disa shkolla si dhe mosnxjerrjen e flamurit shqiptar para komunës me rastin e 11 Nëntorit – ditës së çlirimit të qytetit.

“Lidhur me të gjithë manipulimet e liferuara në disa media të caktuara dhe rrjetet sociale për gjoja zvogëlimin e rrogave (shtesat për kujdestarët e klasave) si dhe mosnnxjerrjen e flamurit të bashkësive etnike në ndërtesën e komunës gjatë periudhës së festës së qytetit, me përgjegjësi të plotë i hedh poshtë dhe i demantojë dhe se këtë do ta bëj në mbledhjen e sotme të hapur të këshillit të komunës së Kumanovës”, ka shkruar Dimitrievski.

Sipas tij, fatkeqëssht individë të caktuar në politikë akoma jetojnë në vitet e 90-ta, por duke qenë të pafuqishëm për të parandaluar të gjitha ndryshimet progresive në shoqëri. Dimitrievski ka shkruar më tej se këta individë duke u udhëhequr nga arsye lukrative dhe dëshira për rejting politik manipulojnë me ndjenjat etnike.

“Këto metoda të manipulimeve i takojnë së kaluarës dhe janë të njohura mirë, është e nevojshme që ata të dalin nga prangat e viteve të 90-ta, për shkak se në Maqedoni sot është shumë më ndryshe. Në Kumanovë kemi treguar dhe dëshmuar në vepër se ne kultivojmë multikulturalizmin dhe multienticitetin, ndërsa juve nxitësve të ndarjeve dhe segregacionit do të ju tregojmë në vepër se do ta mposhtim konceptin tuaj bashkë me bashkëmendimtarët për krijimin e një shoqërie progresive qytetare”, ka thënë Dimitrievski.

Continue Reading

Lajmet kryesore

ASH: Transparency International konfirmoi, Maqedonia e Veriut ndër vendet më të korruptuara

Published

on

Ndaj raporti të Transparency International ka reaguar Aleanca për Shqiptarët.

Thonë se ky raport konfirmoi se Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të korruptuara.

Reagimi i plotë:

Sot, Transparency International ka konfirmuar edhe zyrtarisht atë që Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar në vazhdimësi. Regjimi aktual është një nga më të korruptuarit në botë dhe në vlerësimin e këtij viti radhitet në grupin e vendeve si Tanzania, Suriname, Maroko, Guyana, Etiopia, Kolumbia dhe të tjera. Për të qenë ironia edhe më e madhe, vende të cilat deri dje janë llogaritur si më të korruptuara, sot janë në pozicione shumë më të mira se vendi jonë, ndërsa larg Maqedonisë së Veriut janë edhe vendet diktatoriale si Kuba.
Kjo situatë ka vetëm një fajtor, regjimin hibrid që ka kapur gjyqësorin dhe prokurorinë dhe ka instaluar korrupsionin në çdo sferë dhe institucion. Këtij rangimi, kujtojmë se i kanë kontribuar pasaportat për kriminelët botërorë, lirimi i kriminelëve vendor dhe mbajtja në burgje e qytetarëve të pafajshëm që nuk kanë para të blejnë lirinë edhe pse e njëjta u takon.

Continue Reading

Lajme

Lufta kundër korrupsionit, Maqedonia njëjtë si Tanzania, Vietnami e disa vende afrikane

Published

on

By

Lufta kundër korrupsionit, Maqedonia njëjtë si Tanzania, Vietnami e disa vende afrikane

Në Raportin e fundit të Transparency International rreth indeksit të korrupsionit dhe luftës kundër korrupsionit, Maqedonia e Veriut radhitet ende bashkë me vendet afrikane. Sipas këtij raporti, Maqedonia radhitet në vendin e 39 si vend më i korruptuar, bashkë me Tanzaninë Vietnamin, Surinamen, Guajanën, Marokon, Etiopinë, Kolumbinë dhe Kosovën, përcjell in7.tv

Lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore të vendit. Korrupsioni i lartë ka ngulur rrënjët thellë në sistemin shtetëror në Maqedoni dhe assesi se mund të shqepet./in7

Continue Reading

Lajme

Artan Grubi jep lajmin: Arritëm marrëveshje me Bullgarinë, do të luajmë futboll mes veti

Published

on

By

Artan Grubi jep lajmin: Arritëm marrëveshje me Bullgarinë, do të luajmë futboll mes veti

Artan Grubi në faecbook:

Një nga grupet e punës në suaza të bashkëpunimit ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë që sot nisi me punë është edhe grupi i punës për arsim, kulturë, shkencë dhe të rinj, seancën e së cilës pata nderin ta bashkëkryesoj me kolegun tim bullgar.
Përcaktuam prioritetet e përbashkëta në këto sfera për të cilat do të punojmë në periudhën në vazhdim, në mesin e të cilave:
– shpalljen e konkursit për logo dhe sllogan të mbledhjeve të përbashkëta qeveritare
– përpilimi i një kalendari të përbashkët kulturor;
– nxitjen e bashkëpunimit mes universiteteve të vendeve tona për programe më atraktive studimore, shkëmbim të përvojave dhe mundësi për punë praktike;
– organizimin e një ndeshje futbolli mes dy kabineteve qeveritare;
– organizimi i konferencave të përbashkëta shkencore;
– intensifikim i bashkëpunimit mes Agjencisë për Rini dhe Sport të vendit tonë dhe Ministrisë për Rini dhe Sport të Republikës së Bullgarisë;
– promovimi i ndërsjelltë i destinacioneve atraktive turistike dhe thellimi i bashkëpunimit në sferën e turizmit si predispozitë e fuqishme e zhvillimit ekonomik dhe të tjera.

Continue Reading

Aktuale