Connect with us

Kosovë

Edi Rama heq dorezat: Albin Kurti bën sikur nuk kupton

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbrojtur nismën e përbashkët me Zoran Zaev dhe Aleskandar Vuçiq për krijimin e një Minishengeni Ballkanik.

Ai po ashtu iu ka numëruar politikanëve kosovarë lëshimet dhe premtimet e papërmbushura duke deklaruar se po bëjnë politikë të jashtme me Shqipërinë, për interesa të politikës së brendshme në Kosovë.

Rama zbuloi se ia ka arsyetuar në detaje Albin Kurtit një ide të tillë, dhe tha se ai ka potencialin për ta kuptuar por shtoi se ”po shtiren se nuk e kuptojnë”.

Megjithatë ai thekson se nëse zgjedh të bëjë sikur nuk e kupton, atëherë është çështje e Albin Kurtit, por këshilloi që kjo nuk është qasje e duhur.

“Ata e dinë mirë se për çfarë bëhet fjalë. E dinë shumë mirë, Albinit ia kam arsyetuar e shpjeguar gjerë e gjatë pse-në e rëndësisë madhore të këtij procesi, e nëse ai nuk e kupton do të çuditesha shumë, sepse është mjaftueshëm inteligjent, nëse bën sikur se kupton apo nuk do ta kuptojë kjo është zgjedhja e tij, por duket si politike e jashtme me Shqipërinë për politika të brendshme. Nuk besoj se kjo është më e mira. Megjithatë do të kemi kohë për t’i diskutuar dhe thelluar diskutimet”, ka thënë Edi Rama.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë detaje edhe për takimin që planifikohet të mbahet më 21 dhjetor në Durrës, ku ka thënë se do ta ftojë edhe kreun e VV-së, Albin Kurtin, në rast se do të jetë në detyrë. Siç shkruan GazetaMetro Edi Rama teksa e shpjegoi këtë dilemë, shtoi se kosovarët ishin gjithmonë e janë munduar që të ulen në atë tavolinë, e tani të tërhiqen nuk e sheh të arsyeshme.

“Ai do të jetë i ftuar, nëse do të jetë i betuar dhe do të jetë në detyrë, pa diskutim. Ne kemi qenë më parë edhe në Durrës, dhe kemi qenë së bashku edhe me kryeministrin e Kosovës dhe të Serbisë, dhe nuk mbaj mend që atë kohë Serbia ta ketë njohur Kosovën dhe papritur tërhoqi njohjen dhe tani Kosova do të ikë nga tavolina. Kosova bëri luftë të ulej në tavolinë. Të ikësh nga tavolina, mbase ka arsye që unë nuk i di, por jam i gatshëm t’i dëgjoj, nëse janë bindëse, jam shumë ok të dakordësohem. Por më duket politikë e jashtme me Shqipërinë, për punë të brendshme në Kosovë”, ka shtuar tutje Rama.

Shefi i Qeverisë së Shqipërisë gjithashtu ka folur edhe për deklaratën e Albin Kurtit për hapjen e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa pajtimin e Serbisë dhe vë në dyshim logjikën e idesë dhe pajtueshmërinë e bashkësisë ndërkombëtare.

”Nëse Albin Kurti dëshiron hapje të kufijve, atëherë duhet pajtuar me gjithë shtetet. Si e heq kufirin Albin Kurti? -, nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi, apo do hapi luftë? Dhe kush? – SHBA, BE apo Kuba do japin pëlqimin për heqjen e kufirit pa marrëveshje me gjithë të tjerët. Do ishte një marrëzi”.

Edi Rama mezi përmbahej në kritikën e tij edhe për ish-kryeministrin Isa Mustafa dhe Ramush Haradinajn, duke thënë se e kanë lënë pas dore marrëveshjen për bashkim doganor Kosovë-Shqipëri, duke porositur edhe Albin Kurtin që të hap dosjet e marrëveshjeve të arritura për të parë se ku është puna.

”Të gjitha pikat që kemi ne në këtë nismë, janë pika që duhet të ishin bërë me Kosovën, përveç kësaj të lëvizjes së lirë që tani është e mundur. Pse nuk është bërë, le të hap letrat Albini. Le të fillojë nga bashkimi doganor që Shqipëria e miratoi, dhe në momentin e fundit, pala kosovare tha jo, në qeverinë e Isa Mustafës. Erdhi Haradinaj që këtë do ta bëjmë të parën, e më pas tha shiko kështu është puna, do ta bëjmë më vonë. Faktet janë të domosdoshme kur bëhesh kryeministër”, shton Rama.

Si kundërpërgjigje për atë se do të duhej të konsultohej me Kosovën përpara Serbisë, Edi Rama është i mendimit se ky është një standard i dyfishtë e ai nuk e përmend dhe nuk e ka përmendur deri tani.

”Unë nuk jam pyetur për vendosjen e tarifës, as nuk kam thënë pse s’më keni pyetur, por e kam mbështetur fuqimisht, por e kam mbështetur si veprim që duhet të prodhonte rezultat politik, dhe jo si tarifë ekonomike. E kam thënë se është qasje brutale për të gjithë ata që e shohin si tarifë ekonomike. Kur erdhi puna që tarifa u kthye në mjet të politikës së brendshme, e dërgoj Kosovën deri në mospërfillje nga partnerët strategjik, e kur nuk u përdor si mekanizëm kur i erdhi momenti, për të hequr vizat. Normalisht që kjo u kthye në një litar në këmbët e Kosovës”, ka shtuar ndër të tjera kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Veç tjerash Rama ka thënë se në nismën për minishengen është shtuar vetëm lëvizja e lirë e njerëzve, gjë për të cilën thotë se ka bërë një luftë të madhe për t’a bindur Vuçiq, ndërsa thotë se për gjërat tjera kryeministrat e Kosovës në pesë vitet e fundit kanë qenë dakord.

Ai ishte këmbëngulës në qëndrimin e tij se nëse vijnë me arsyetime të duhura ai do t’i qëndrojë marrëveshjes për shengenin.

”Sa i përket konsultimit, në pesë vjet rresht Kosova ka qenë e pranishme në tryezë. Kryeministrat dhe Presidenti i Kosovës janë shprehur dakord me gjithçka që sot ne duam të implementojmë, të konkretizojmë, jo për veten por për njerëzit tanë. Besoj që nëse ka vend për fjalën konsult këtu, konsultohet, ai merr përsipër ose vendos të mos vijë, jo ai që do shkojë. Nëse në moment të caktuar dikush thotë se nuk do të shkojë, dhe nëse arsyet janë bindëse, ”jo’ja bëhet e përbashkët”, nëse jo, atëherë ai që thotë ”jo, ajo rrinë me jo, ai që thotë po, vazhdon me po-në”, është shprehur Rama.

 

BURIMI: Klan Kosova

Continue Reading

Kosovë

Bislimi: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për heqjen e vizave

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka prezantuar agjendën e Qeverisë së Kosovës në Agjendën Evropiane për vitin 2022.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se prioritetet e tyre do të jenë “zbatimi i MSA-së dhe agjenda e reformave evropiane (ERA-II), sundimi i Ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisja e mirë dhe demokratizimi, rimëkëmbja ekonomike, reforma e administratës publike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, përfshirë dialogun me Serbinë, përafrimi i legjislacionit me Acquis të BE-së dhe programimin dhe absorbimin më të madh të fondeve të paraanëtarësimit (IPA III) dhe Fondit Investiv për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”.

Bislimi, tutje, ka theksuar se sot shënohet 10-vjetori i fillimit të dialogut të liberalizimit të vizave mes BE-së dhe Kosovës.

“Prandaj, shfrytëzova rastin t’ua rikujtoj vendeve anëtare të BE-së që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe qytetarët e Kosovës janë në pritje të një vendimi për heqjen e vizave, të cilën e meritojnë”, ka thënë Bislimi.

Continue Reading

Kosovë

Mot shumë i ftohtë ditët e ardhshme – Ja deri sa do të jenë temperaturat

Published

on

Të enjten mbetet mot i qëndrueshëm. Nga dita e premte priten reshje bore, e në fundjavë sërish ditë të akullta.S

ipas Prishtina Weather moti i qëndrueshëm që po mbretëron ditën e mërkurë, mbetet edhe ditën e enjte, me ngrica orëve të mëngjesit, e gjatë ditës edhe jo aq i ftohtë.

Mirëpo në mbrëmje pritet të fillojnë reshje shiu, që gjatë natës edhe shndërrohen në borë, që shoqërohen edhe me erë të fuqishme veriore. Reshjet e borës vazhdojnë deri mëngjesin e së premtes.Nga dita e premte edhe do të mbajë mot më i ftohtë, e në fundjavë edhe rikthehen ditët e akullta, me acar të vërtetë dimëror, e kohë pas kohe edhe me reshje të dobëta bore.

Acari pritet të vazhdojë edhe në fillim të javës së ardhshme, me mundësi edhe për reshje të dobëta bore.Moti më dinamik në ditët e ardhshme, edhe ndihmon në shpërndarjen e ndotësve ajror, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit edhe do të kaloj në vlera të pranueshme gjatë ditës, e vetëm në raste të periudhave më të zgjatura të qetësisë, kur ndotësit mbeten të rritur pranë sipërfaqes, mund të kalojnë në vlera të dobëta e shumë të dobëta.20.01 – Kryesisht kthjellët e me diell, me ngrica në mëngjes, e gjatë ditës jo aq ftohtë.

Pasdite vranësirat shtohen, e më vonë në mbrëmje vende-vende fillojnë reshje të dobëta shiu, e më vonë reshjet të borës përfshinë gjithë vendin.

Reshjet e borës vazhdojnë orëve të mëngjesit. Paradite pushojnë, e gjatë ditës do të ketë kthjellime.22.01 – Shumë ftohtë, me vranësira e intervale me diell. Kohë pas kohe priten edhe rrebeshe të dobëta bore.23.01 – Mbetet mot shumë i ftohtë, me vranësira e intervale me diell ditën. Në mbrëmje priten mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore.24.01 – Kryesisht me vranësira dhe acar.

Temperaturat në rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, minimalet zbresin edhe deri në -10C në fundjavë, e deri në -12C të hënë. Edhe maksimalet zbresin në vlera negative, nga 5C e 7C, të enjten, deri në -3C në fundjavë, e ditën e hënë edhe -5C.

Të enjten frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-9m/s, e nga dita e premte ndryshon drejtimin në veriore-veriperëndimore, ku të premten frynë edhe mesatarisht e fuqishme deri në 12-15m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht në vlera lart mbi normale.

Continue Reading

Kosovë

Përparim Rama prezanton ekipin e tij, këta janë emrat e drejtorëve të rinj

Published

on

Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka prezantuar ekipin e tij, me të cilin synon transformimin e kryeqytetit.

Ai ka thënë se ekipi do të plotësohet tutje edhe javën tjetër, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashtun qytetarë të Prishtinës,

Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve.

z. Alban Zogaj – Nënkryetar

z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit

z. Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit

znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm

z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave

z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit

znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale

z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë

znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave

z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit

znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve

z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës

znj. Vesa SahatÇiu – Këshilltare për Kulturë

znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë

znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik

dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi

z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport

znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media

znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City

Javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje.

Continue Reading

Aktuale