Connect with us

Maqedonia e Veriut

Buxheti për vitin 2020 për Qeverinë real, sjellë rroga dhe pensione më të larta

Published

on

Qeveria e konstatoi buxhetin për vitin e ardhshëm, duke vlerësuar si real me projeksione reale, i fokusuar në kapitalin njerëzor, me rroga, pensione dhe investime kapitale të rritura në nivel deri 23 miliardë denarë. Peshon 3,898 miliardë euro dhe ka rritje prej pesë për qind në krahasim me vitin paraprak. Të ardhurat janë projektuar në 3,615 miliardë euro dhe rritje prej 5,6 për qind dhe deficit prej 2,3 për qind të BPV-së.

Propozimin, i cili do të dërgohet për miratim në Kuvend, e prezantuan në konferencë për shtyp kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Financave, Nina Angellovska.

“Në qendër të vëmendjes kur krijohen politikat janë qytetarët dhe rritja e standardit, ndërsa politikat në vitin e ardhshëm do t’i përkushtohen mbështetjes së potencialit për rritje dhe për kujdes të çdo qytetari”, porositi kryeministri, duke cekur se është mbajtur llogari që çdo denar i qytetarëve të shfrytëzohet në mënyrë më të mirë dhe më produktive.

Ministrja Angellovska e vlerësoi si real buxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm.

“Arsyeja pse mbështetja e kapitalit njerëzor është në fokus, ose investimi në qytetarët dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë është sfida me të cilën përballemi si vend: për të mirëmbajtur dhe përmirësuar kapitalin njerëzor. Nëse nuk investojmë në vazhdimësi në kapitalin njerëzor, si vend nuk do të jemi konkurrent me ekonominë botërore dhe nuk do të mund të mbajmë rritjen ekonomike. Jemi të vetëdijshëm se si vend sipas indeksit të kapitalit njerëzor, e cila mat produktivitetin potencial të fëmijës konform investimit përmes shëndetësisë, arsimit dhe kujdesit social, ngecim në rajon. Buxhet i mirë është ai buxhet që i adreson prioritetet- ndërsa prioritet i rritjes dhe përparimit të vendit është kapitali njerëzor”, ka thënë ministrja e Financave.

Ajo shtoi se gjithsej 154 miliardë denarë do investohen në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale, që është 64 për qind nga shpenzimeve të përgjithshme ose rritje për rreth 10 miliardë në krahasim me vitin 2019.

Është paraparë rritje e rrogave, rritje e punësimeve, mbrojtjes sociale për kategoritë e ndjeshme, rritje e bruto-investimeve…

Rrogat do të rriten në shëndetësi prej janarit, në arsim gjithashtu prej janarit, ndërkaq parashihet edhe përmirësim i standardit të personave të moshuar për 700 denarë dhe së bashku me harmonizimin ekzistues do të jetë gjithsej 850 – 900 denarë.

Shpenzimet kapitale janë projektuar në nivel të 23 miliardë denarëve, Investimet dedikohen për intensifikim të projekteve infrastrukturore, gjegjësisht për investim në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, si dhe investime kapitale për përmirësim të kushteve në sistemin shëndetësor, arsimor dhe social, bujqësi, kulturë, sport, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe jurisprudencë. Pesë miliardë denarë janë planifikuar për investim në infrastrukturën energjetike dhe komunale dhe menaxhim me mbeturinat…

Për ndotjen e ajrit do të ketë 100 milionë denarë, që nuk janë mjete të përgjithshme, sepse, siç tha Zaev, një pjesë serioze është përfshirë në buxhetin e ministrive të veçanta dhe 100 milionë euro shtesë nga buxheti i EEM për furnizim të inverterëve ekologjikë për 10.0000 amvisëri.

Deficiti buxhetor për vitin 2020 është parashikuar në nivel prej 2,3 përqindëve të BPV-së, që është më e ulët nga 2,5 për qind të sivjetshme, konform me strategjinë fiskale 2020-2022, si dhe rekomandimet e të gjitha organizatave ndërkombëtare.

Deficiti paraqet 17,385 miliardë denarë.

Rritja e BPV-së është projektuar në 3,8 për qind, që bazohet në rritjen e konsumit privat, eksportit dhe investimeve – publike dhe private.

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare vlerësuan se ky është buxheti më i madh në histori dhe se pushteti planifikon të shpenzojë 3,9 miliardë euro në programe populiste dhe jozhvillimore.

“Buxhet prej 3,9 miliardë eurove, ndërkaq asnjë denar më shumë për investime kapitale, asnjë denar më shumë për zhvillim. Buxheti i Zaevit është buxheti më i pazhvilluar që Maqedonia ndonjëherë e ka pasur”, tha Nikolla Miceski, deputet nga VMRO-DPMNE.

Continue Reading

Lajme

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Published

on

By

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, flasin familjarët

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Asnjë gjurmë nga i riu Erdon Ramadani nga Kumanova, i cili duke u kthyer nga Tetova, me makinën Golf 4 nga autostrada përfundoi në lumin Vardar.

“Vazhdon edhe sot kërkimi për vozitësin e aksidentuar ditë më parë këtu në autostradë në pikën e Zhelinës. Ndërkohë, siç mund të shihni, pas konfirmimit se Vozitësi dyshohet të jetë nga Kumanova, në kërkim të personit sot janë kyçur edhe pjesëtarë të policisë, dhe familjarët e ardhur nga Kumanova”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Familjarët thonë se studenti Erdon Ramadani kishte shkuar për të bërë pagesën e semestrit. Babai i tij Naser Ramadani është kthyer nga Austria dhe bashkë me vëllain e tij janë vënë në kërkim të Erdonit.

“Kam ardhur mbrëmë nga Austria sepse atje punoj. Familjarët gjithë jemi këtu erdhën edhe nga kurbeti kërkojmë. Djali duhej të paguaj semestrin në Tetovë, ishte viti i katërt në sociologji por ja, ka dashur Zoti dhe ka ndodh kjo. Kemi ardhur edhe sot që në orën katër në mëngjes por asnjë shenjë ende. Apeloj po patën mundësi të vijnë të kërkojnë birin tim, veç këtë djalë e kam”, deklaroi – Naser Ramadani, babai i Erdonit.

“Prej orës pesë e gjysmë jemi këtu. Erdhën pas pak zjarrfikësit tjerë s’kishte, ata erdhën në gjashtë e gjysmë, dhe ne shokët familjarët”, tha Xhaxhai i Erdon Ramadanit.

“Djali veç vetë ka udhëtuar se ka qenë student në vit të katërt në sociologji. Apeloj që të dalin sa më masovikisht këtu, sepse shteti është katastrofë. Kemi kërkuar ndihmë edhe prej Forcave të Sigurisë së Kosovës na thanë se do na ndihmojnë”, u shpreh një familjar i Erdonit.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka angazhuar zhytës për të kërkuar studentin e aksidentuar.

“U alarmuam se ka nevojë për intervenimin tonë nga agjencia për mbrojtje dhe shpëtim dhe ja erdhëm në vendngjarje dhe po presim instruksione nga eprorët se si të veprojmë. Presim arritjen e edhe ekipit nga Koçani që do vijnë me anije që bashkë të bëjmë kërkimet sot”, deklaroi Trpkovski, palombar.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë dhe Prokuroria akoma nuk kanë dhënë informacione preliminar për shkaqet eventuale të aksidentit të mesditës së djeshme. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Ky është parashikimi i motit për sot

Published

on

By

Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit me vranësira dhe kushte për reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jug-perëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 5, ndërsa ajo maksimale prej 22 deri në 28 gradë Celsiusë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot me diell dhe me vranësira mesatare, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26 gradë Celsiusë./Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Shorti për “EURO 2024”, Maqedonia e Kosova në vazon e katërt

Published

on

By

Shorti për “EURO 2024”, Maqedonia e Kosova në vazon e katërt

Përfaqësuesja e Maqedonisë, do të jetë në vazon e katërt para shortit për Kampionatin Evropian të vitit 2024 në Gjermani, i cili do të zhvillohet më 9 tetor.

Tani më është e sigurtë se Maqedonia, nuk do të përballet me kombëtaret e Turqisë, Greqisë, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Azarbejxhanit, Ishujt Faroe, Bullgarinë dhe Kosovën. Të gjitha këto kombëtare janë pjesë e vazos së katërt.

Ndërkohë Shqipëria, do të jetë në vazon e tretë së bashku me Ukrainën, Slloveninë, Norvegjinë, Islandën, Irlandën, Islandën, Malin e Zi, Rumaninë, Suedinë dhe Armeninë.

Hedhja e shortit do të zhvillohet më 9 tetor në Shtutgart, ndërsa në një grup nuk mund të jenë Armenia dhe Azarbejxhani, Bjellorusia dhe Ukraina, Gjibraltari dhe Spanja, Kosova dhe BeH, si dhe Kosova dhe Serbia.

Continue Reading

Aktuale