Connect with us

Maqedonia e Veriut

Zaev: Angjushevin do e mirëkuptoja nëse do të largohet, pasi fitimet e kompanive të tij kanë rënë

Published

on

Kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp në lidhje me Buxhetin për vitin 2020 ka komentuar edhe për mandatin e dytë eventual të zv/kryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushe. Zaev theksoi se Angjushev në këtë post kishte ardhur si propozim i odave ekonomike, dhe se odat ekonomike prapë do të vendosin se kush do të jetë zv/kryeministrit i ardhshëm për çështje ekonomike.

“Ai është pronar i kompanive të mëdha dhe serioze në vend, që kanë punësuar më shumë se 1000 persona, do të kem mirëkuptim në rast se vendos ti përkushtohet kompanive të tij. Duke u shoqëruar me të kam kuptuar se fitimet i i kanë rënë për më shumë se 50 për qind. Ata kanë nevojë për atë por edhe ne kemi nevojë. Do të bisedojmë, nëse qytetarët na japin nderin për qeveri të re”-theksoi Zaev.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Rama: Maqedonia e Veriut duhet pa rezervë ta pranojë propozimin e ri francez

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka deklaruar se Maqedonia e Veriut duhet pa rezervë të pranojë propozimin e ri francez që sipas tij është poashtu përfundimtari, ndërsa hap rrugën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në takimin me gazetarë, pas samitit të NATO-s që mbahet në Madrid, Rama ka shprehur përpjekjet në arritjen e marrëveshjes me të cilën hapet rruga për mbylljen zyrtare të hapjes së negociatave.

Tërë kohën, shtoi ai, kam qenë në kontakt me presidentin francez Emanuel Makron që sipas tij meriton mirënjohje të madhe pasi ai personalisht ka ndjekur këtë proces 48 orë deri në mesnatë, bile ka shkëmbyer porosi me Ramën.

“Sipas mendimit tim, propozimi i ri që është përfundimtari, patjetër ta kuptojnë mirë në Maqedoninë e Veriut është propozim plotësisht i pranueshëm dhe qeveria, shumica, parlamenti duhet ta pranojnë pa rezervë. Shoqëria në Maqedoninë e Veriut duhet të ndjehet plotësisht e lirë pasi udhëkryqi është tejkaluar dhe eliminuar me disa nuanca që e kanë bërë të papranueshëm propozimin e kaluar”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar ka thënë se ka zhvilluar bisedë konstruktive me presidentin bullgar, Rumen Radev.

“Është shumë e qartë për të gjithë. Ne nuk kemi asnjë problem me Bullgarinë, nuk ka asnjë shqetësim të ndonjë natyre tjetër përveç shqetësimit të krijuar nga qasja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe ngërçi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në një proces që mund të ishte më shumë civil dhe evropian nga Bullgaria. Por ky është uji që ka kaluar nën urë dhe me mbylljen e procesit të shqyrtimit të Maqedonisë së Veriut për propozimin francez, nuk ka asgjë për të shtuar kur bëhet fjalë për Bullgarinë. Uroj që në të ardhmen të mos kalojmë rrugë “Bullgaria”, në forma të tjera, si shprehje e deformimit të frymës së zgjerimit”, ka thënë Rama.

Kryeministri i Shqipërisë dje në rrjetet sociale njoftoi se i jepet mundësia Maqedonisë së Veriut për qasje të pa kusht dhe i hap rrugën fillimit zyrtar të negociatave për anëtarësim të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

Ai në postimin shtoi: Vëllezërve maqedonas dhe shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u them: Pranojeni!”, ka shkruar Rama.

Continue Reading

Lajme

Në vend të protokollit në kornizë negociuese do të ketë raporte vjetore

Published

on

Mungesa e Protokollit dypalësh në kornizën negociuese është ndryshimi më i madh në propozimin zyrtar francez, ndryshe nga draft versioni që u paraqit më herët në opinion. Në vend të Protokollit me Bullgarinë, tani në kornizë përfshihen raporte vjetore të zbatimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë. Sipas autoriteteve në vend, fakti që Protokolli dypalësh nuk është në kuadër të negociatave do të thotë se çështjet historike nuk do të rëndojnë procesin e negociatave.

“Sigurisht, çdo shtet anëtar i BE-së, në çdo moment të procesit nëse vendos, mund të bllokojë. Kjo është parë me shumë vendeve të tjera më herët, por ne kemi garanci, kemi shkruar në letër, të gjitha hapat e ardhshëm dhe të gjitha formatet dhe mekanizmat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kjo është garancia jonë që asnjë vend në kokë të vet, në këtë rast edhe Bullgaria, nuk do të jetë në gjendje të thirret në veto nëse ne përmbushim obligimet tona dhe negociojmë siç përcaktohet në kornizën negociuese”, tha Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Sipas shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, ky Protokoll në të cilin kanë punuar dy Ministritë e Punëve të Jashtme, mund të nënshkruhet nëse miratohet edhe korniza negociuese.

“Nëse Qeveria merr vendim pas procesit të konsultimit që e miraton pakon, atëherë unë mund të organizoj menjëherë një mbledhje të komisionit ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë dhe ta nënshkruajmë protokollin. Mendoj se kjo do të përkojë në kohë me të njëjtën ditë kur Këshilli i BE-së do të miratojë kornizën negociuese dhe gjithë këtë propozim francez”, theksoi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Sa i përket çështjes së gjuhës, Osmani tha se për gjuhën maqedonase ka një formulim të qartë, pa sqarime shtesë. Pala bullgare mund të shprehë qëndrimin e saj për gjuhën, por ajo deklaratë e njëanshme e Sofjes do të jetë në procesverbalin e takimit në Bruksel, por jo edhe në kornizën negociuese.

Në lidhje me ndikimin e ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve ndaj procesit të bisedimeve, Osmani tha se menjëherë mund të thirret një Konferencë Ndërqeveritare dhe të fillojë skriningu, ndërsa Konferenca e Dytë Ndërqeveritare, e cila do të shënojë fillimin e hapjes së negociatave, do të zhvillohet sapo Shkupi të njoftojë se ka përfunduar procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Continue Reading

Aktuale