Connect with us

Lajme

Sela: Nuk na duhet pushtet për të ndryshuar fytyrat, por sistemin dhe mentalitetin e qeverisjes

Published

on

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Argument në Televizionin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, ka folur për aktualitetin politik dhe planet e partisë së tij për të marrë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet që priten të mbahen më 12 Prill të vitit të ardhshëm. Sela ka drejtuar një sërë akuzash ndaj qeverisë së drejtuar nga Zoran Zaevi, duke e cilësuar si institucion që e ka humbur kredibilitetin politik dhe moral. Sipas Selës, Zaevi do të mbahet mend si kryeministri me më shumë kontradikta në histori, pasi shpesh ka ditur ta kundërshtojë veten me deklaratat e pamatura dhe veprimet politike të kundërta nga ajo që ka thënë apo premtuar, përcjell in7.

Sipas Selës, vendit i duhen zgjedhjet e parakohshme sepse qytetarët kanë nevojë për ndryshim, por jo ndryshim vetëm në numra dhe figura, por ndyshim esencial, ndryshim të sistemit që për shumë vite sipas Selës, sidomos për shqiptarët ka qënë si në monizëm.

Sipas tij, Aleanca dëshiron të marrë pushtetin me votë në zgjedhjet e ardhshme, por jo për të ndryshuar vetëm fytyrat e ministrave dhe funksionerëve shtetëror, por për të ndryshuar mendësinë e qeverisjes. Nëse ndodh e kundërta, atëherë sipas tij, më mirë të mos i fitojnë zgjedhjet.

“Ndryshim të pushtetit po, por edhe të mentalitetit të ushtrimit të atij pushteti. Ndryshim të formës së ushtrimit të pushtetit. Në qoftë se Aleanca për Shqiptarët do të marrë pushtetin dhe do të shndërrohet njësoj si këto, më mirë të mos e marrë kurrë”, tha Sela në emisionin Argument në MTV2, përcjell in7.

Kryetari i ASH, Ziadin Sela edhe njëherë përsëriti qëndrimin e tij se nuk ka pengesa për ndryshimin e datës së zgjedhjeve, pasi ekziston precedent për ratifikimin e protokolit para se të shpërndahet Kuvendi. Kështu sipas tij ka vepruar Mali i Zi më herët. Por problemi me shtyrjen e datës sipas tij, nuk qëndron tek Spanja dhe ratifkimi i Protokolit, por tek ardhja e mërgimtarëve më 12 Prill si pasojë e festës  pashkëve, me çka në vendet evropiane nuk punohet. Ardhja e mërgimtarëve për të votuar është lajm i keq për pushtetin, vlerëson Ziadin Sela./in7.tv/

 

Continue Reading

Bota

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Published

on

By

Shitja e dronëve Bayraktar, porositë janë mbyllur për 3 vjet

Kërkesa për dronët turq Bayraktar TB2 është rritur ndjeshëm. Kompania turke Baykar Makina Sanayi ve Ticaret AS, e cila furnizon Ukrainën me drone, njoftoi se aktualisht ka një numër të madh të porosive për tre vjet. Sipas kompanisë, ajo ka kapacitetin për të prodhuar 20 dronë në muaj.

“Dronët TB2 dhe Akinci janë prodhuar në masë, ne kemi kërkesë për të dyja”, tha CEO i kompanisë private Haluk Bayraktar, në një intervistë me Fondacionin ukrainas Come Back Alive. “Për Bayraktar TB2 kemi kontrata eksporti me 22 vende të ndryshme”, tha ai, shkruan Bloomberg.

Baykar, i cili po punon gjithashtu në një projekt luftarak pa pilot të quajtur Bayraktar Kizilelma, dëshiron të rrisë më tej kapacitetin e tij prodhues dhe shpreson ta bëjë këtë duke ndërtuar një fabrikë në Ukrainë.

Kompania turke bleu tokë në Ukrainë dhe është regjistruar si person juridik, me qëllim ndërtimin e një fabrike për prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.

Bayraktar, i cili është vëllai i dhëndrit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Selcuk Bayraktar, tha se kompania dëshiron të ndërtojë drone TB2 dhe Akinci, si dhe Kizilelma Fighters në Ukrainë. Ndërtimi i një objekti kërkimor dhe një qendre prodhimi të avancuar tashmë është duke u zhvilluar, tha ai, duke shtuar: “Ne e shohim Ukrainën si partnerin tonë strategjik. Ne gjithashtu duam ta bëjmë Ukrainën një bazë prodhuese”.

Turqia ka arritur të mbajë marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë. / abcnews

Continue Reading

Bota

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Published

on

By

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër

Referuar një sondazhi të KOF (Qendrës së Kërkimeve Ekonomike), thuhet se pagat në Zvicër pritet të rriten mesatarisht me 2.2% vitin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë që kjo shumë do të ishte rritja më e madhe në 22 vjet.

Ekspertët ekonomikë thonë se kjo rritje nuk do të kompensojë plotësisht inflacionin.

Ky sondazh u transmetua në “NZZ am Sonntag”, ku thuhet se pritet një rritje mesatare e pagave prej 2.2% në vitin 2023.

Nga ana tjetër, gazeta shkruan se UBS në parashikimet e saj tregon se inflacioni për gjithë vitin 2022 do të jetë në të vërtetë 3.1%./albinfo.ch

Continue Reading

Kosovë

Vuçiq: Zbatimi i vendimit të Kosovës për targa mund të bëhet vetëm me dhunë

Published

on

By

Vuçiq: Zbatimi i vendimit të Kosovës për targa mund të bëhet vetëm me dhunë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se do të shkojë në Bruksel për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me një qëllim, “të ruajë paqen dhe stabilitetin”.

Ndërkohë pak sekonda më pas tha se Qeveria e Kosovës mund të zbatojë vendimin e saj për targat e automjeteve, kryesisht në veri, “vetëm me dhunë”.

“Kjo mund të bëhet vetëm me dhunë, por mos prisni që Serbia t’ju ndihmojë në rregullimin ligjor të problemit”, tha ai përcjellin mediat serbe.

Vuçiqi gjatë prezantimit të armëve të reja të prodhuara nga Serbia në Akademinë Ushtarake në Beograd, tha se Serbisë nuk duhet t’i interesojë Kushtetuta e Kosovës.

“Ne jemi të interesuar të diskutojmë gjithçka. Ne nuk kemi problem me temat. Ne duam të flasim për Asociacionin e komunave serbe. Nëse thonë se nuk është në përputhje me Kushtetutën, atëherë nuk na duhet një e tillë në përputhje me kushtetutën, sepse një komunitet të tillë mund ta formojë çdo qytetar. Pse duhet të na interesojë Kushtetuta e tyre”, tha Vuçiq.

Takimi Kurti – Vuçiq do të mbahet më 18 gusht dhe BE-ja të dielën u bëri thirrje liderëve të të dy vendeve që të ndalin “retorikën nxitëse”.

Kosova, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare ka shtyrë për një muaj vënien në fuqi të masës së reciprocitetit për letërnjoftime, ndërkohë që u ka dhënë dy muaj kohë të gjithë atyre që kanë targa të lëshuara nga Serbia në emër të qyteteve të Kosovës, që t’i ndërrojnë ato.

Continue Reading

Aktuale