Connect with us

Bota

Samit në Najrobi: Angazhim global, të avancohet shëndeti seksual dhe riprodhues dhe të drejtat riprodhuese, realitet për të gjithë

Published

on

Aksionet për t’u shpëtuar jetë të nënave dhe të ndërpritet dhuna ndaj grave dhe vajzave deri në vitin 2030, janë në fokusin e samitit treditor global që fillon nesër në Najrobi.

Samiti në Najrobi mbahet 25 vite pas konferencës ndërkombëtare për popullatë dhe zhvillim (ICPD), ku 179 qeveri bënë thirrje për përforcim të rolit të grave dhe vajzave në të gjitha sferat e jetës së tyre, përfshirë edhe në sfera që kanë të bëjnë me shëndetin seksual dhe riprodhues.

“Kenia është krenare që është nikoqire e 6.000 liderëve botërorë, përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, të rinjve, liderëve afarsitë dhe fetarë dhe shumë të tjerëve nga 160 vende”, deklaroi Makaria Kamau, sekretar kryesor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kenisë.

Kenia do të jetë qendër në këtë moment për gratë dhe vajzat në botë.

Në samit, përfaqësues më të lartë qeveritarë, përfshirë edhe shefa të shteteve, parlamentarë dhe përfaqësues nga organizata joqeveritare, do të publikojnë obligime financiare dhe programore, politika dhe nisma të tjera me qëllim që të arrihen të gjitha qëllimet e konfirmuara në ICPD në vitin 1994.

Deri më tani, janë ndërmarrë mbi 1.000 obligime, u cek në konferencë për shtyp.

“Hasëm në rrugë të gjatë në përmbushjen e angazhimit tonë global për ta bërë shëndetin seksual dhe riprodhues dhe të drejtat riprodhuese realitet për të gjithë”, theksoi Artur Erken, drejtor për komunikime dhe partneritet strategjike në UNFPA.

“Por, ne akoma kemi rrugë të gjatë, para se të mund të themi se e arritëm atë qëllim”, shtoi ai. “Ne duhet t’i përforcojmë përpjekjet tona për t’i bërë kontraceptivët bashkëkohorë të kapshëm për të gjithë që duan dhe kanë nevojë për to, ta përmirësojmë mbrojtjen shëndetësore të nënave dhe t’i mbrojmë gratë dhe vajzat nga dhuna e bazuar gjinore dhe praktika të dëmshme siç janë martesa e fëmijëve dhe gjymtimi i organeve gjenitale të grave.

Rreth 232 milionë gra sot dëshirojnë ta pengojnë shtatzaninë, por nuk prëdorin mjete moderne kontraceptive. Çdo ditë, mbi 800 gra vdesin nga shkaqe preventive gjatë shtatzanisë dhe lindjes, ndërsa 33.000 vajza janë të detyruara të martohen. Dhe çdo vit, mbi katër milionë vajza i nënshtrohen gjymtimit të organeve gjenitale.

“Në vitin 1994 në ICPD, paramendojmë botë kur një ditë nuk do të vdesë ndonjë grua gjatë lindjes, ku asnjë grua nuk do t’i ekspozohet rrezikut nga shtatzania e padëshiruar dhe asnjë vajze nuk do t’i merret e drejta për të bërë tranzicion të sigurt dhe të shëndoshë nëpër adoleshencë dhe pjekuri”, deklaroi përfaqësuesi special i Danimarkës në ICPD, Ib Petersen.

“Bota që e paramendojmë tani është afër, por ne duhet t’i bashkojmë forcat për ta bërë atë realitet njëherë e përgjithmonë.

Arritja e qëllimeve të ICPD-së është gjithashtu kyçe për arritjen e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, të cilat varen nga përforcimi i rolit të gruas dhe barazisë gjinore.

Samiti bashkon grup të llojllojshëm të njerëzve, përfshirë edhe funksionarë të shquar qeveritarë, ekspertë teknikë, liderë fetarë, aktivistë, të rinj, liderë afaristë, institucione ndërkombëtare financiare, persona me nevoja të posaçme, akademikë dhe shumë të tjerë të përkushtuar ndaj shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese.

Samiti do të fokusohet në pesë tema kryesore: Shëndeti seksual dhe riprodhues si pjesë e mbrojtjes shëndetësore universale, financimi i nevojshëm për realizim të të gjitha qëllimeve të Planit të Aksionit të ICPD-së, llojllojshmëria demografike dhe fuqia e saj për ta udhëhequr rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm, masa për ndërprerje të dhunës së bazuar gjinore dhe praktikave të dëmshme dhe e drejta e mbrojtjes seksuale dhe riprodhuese shëndetësore, madje edhe në kontekste humanitare dhe të brishta.

Diskutimet në samit gjithashtu do ta potencojnë fuqinë e barazisë gjinore, lidershipit rinor, lidershipit politik në bashkësi, inovacionet dhe të dhënat dhe partneritetet për përshpejtim të ndryshimeve.

Continue Reading

Bota

Gjenden 100 tonë peshq të ngordhur në një lumë në Poloni, mbetet mister shkaku

Published

on

By

Gjenden 100 tonë peshq të ngordhur në një lumë në Poloni, mbetet mister shkaku

Pothuajse 100 tonë peshq të ngordhur janë mbledhur deri më tani nga brigjet e lumit Oder, i cili rrjedh nëpër Gjermani dhe Poloni.

“Asnjëherë më parë nuk kemi organizuar një operacion të kësaj shkalle në një lumë”, tha Monika Noëakoëska-Drida, zëdhënësja e Zyrës së Shtypit të shërbimit zjarrfikës. Zëdhënësja konfirmoi se nga e premtja e deri më sot peshqit e ngordhur arrijnë në 100 tonë.

Shkaku i vdekjes së peshkut është i paqartë, por autoritetet dyshojnë se është për shkak të ndotjes kimike të lumit.

“Sasi të mëdha mbetjesh kimike ndoshta janë hedhur në lumë, me njohuri të plotë të rrezikut dhe pasojave”, tha kryeministri Mateusz Morawiecki javën e kaluar.

Ministrja e Mjedisit Anna Moskva sqaroi sot se në asnjë nga mostrat e marra deri më tani nuk janë gjetur substanca toksike. Qeveria, shtoi ai, po shikon edhe shkaqe të tjera të ndryshme të mundshme, si përqendrimi i tepërt i ndotësve dhe kripës për shkak të nivelit të ulët të ujit të lumenjve ose temperaturës së lartë. Një mundësi tjetër është shkarkimi, nga industritë, i ujit që përmbante një sasi të lartë klori.

Mostrat e ujit testohen në Poloni dhe Gjermani. Varshava gjithashtu ka dërguar mostra në laboratorë në Republikën Çeke, Holandë dhe Britani.

Vitet e fundit Oder konsiderohej një lumë relativisht i pastër, shtëpia e rreth 40 llojeve të peshqve. Më shumë se 500 zjarrfikës janë përfshirë në operacionin për pastrimin e lumit, tha Novakoëska-Drida.

Continue Reading

Bota

Gjermania dhe Izraeli dënojnë deklaratat e Abbasit për Holokaustin

Published

on

By

Gjermania dhe Izraeli dënojnë deklaratat e Abbasit për Holokaustin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ishte i neveritur nga deklaratat e presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, që sipas liderit gjerman minimizuan rëndësinë e Holokaustit. Ndërkaq Izraeli tha se Abbasi deklaroi një “gënjeshtër të madhe”.

Abbas, gjatë një vizite të martën në Berlin, akuzoi Izraelin se ka kryer “50 holokauste” teksa u përgjigj në pyetjen lidhur me përvjetorin e 50-të të sulmit ndaj ekipit izraelit në Lojërat Olimpike të Mynihut, sulm i kryer nga militantët palestinezë.

“Për ne gjermanët në veçanti, çdo relativizim i singularitetit të Holokaustit është i patolerueshëm dhe i papranueshëm”, tha Scholz përmes një postimi në Twitter.

“Jam i neveritur dhe i zemëruar nga deklaratat e bëra nga presidenti palestinez, Mahmoud Abbas”, shtoi ai.

Ndërkaq, edhe kryeministri Izraelit, Yair Lapid, dënoi deklaratat, duke i cilësuar si “të turpshme”.

“Akuzat e bëra nga Mahmoud Abbas se Izraeli ka kryer ’50 holokauste’ teksa qëndroi në tokën gjermane, nuk janë vetëm turp moral, por gënjeshtër e madhe”, shkroi Lapid në Twitter.

Gjashtë milionë hebrenj u vranë në Holokaustin e Gjermanisë Naziste.

Duke qëndruar përkrah kancelarit Scholz, Abbas iu referua një serie të incidenteve në histori ku palestinezët janë vrarë nga izraelitët në luftën e vitit 1948, që u pasua me krijimin e shtetit të Izraelit, por edhe incidenteve në viteve pasuese.

“Nga viti 1947 deri në ditën e sotme, Izraeli ka kryer 50 masakra në fshatra dhe qytetet palestineze, në Deir Yasin, Tantura, Kafr Qasim e shumë të tjera, 50 masakra, 50 holokauste”, deklaroi Abbas.

Agjencia zyrtare e lajmeve palestineze, Wafa, nuk ka përfshirë në raportimin e saj për vizitën e Abbasit në Gjermani komentet për Holokausitin. Ndërkaq, Ministria e Jashtme palestineze tha se komentet e Lapidit ishin përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga “krimet” e Izraelit.

Kjo ministri tha se “forca pushtuese nuk është e kënaqur me kryerjen e këtyre krimeve në baza ditore, por po ashtu nuk toleron dhe hedh poshtë çdo bisedim apo deklaratë që ua përkujton izraelitëve dhe komunitetit ndërkombëtar për shumë krime të kryera nga Izraeli”.

Ndryshe, deklaratat e Abbasit erdhën pas muajsh tensione dhe një konflikti të shkurtër gjatë këtij muaji, në të cilin u vranë 49 persona në Gaza pasi Izraeli kreu një sërë sulmesh në përgjigje të asaj që tha se ishte kërcënim i drejtpërdrejt nga grupi Xhihadi Islamik.

Dhjetëra palestinezë po ashtu janë vrarë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë së Izraelit në Bregun e okupuar Perëndimor, përderisa janë regjistruar edhe një numër i sulmeve ndaj izraelitëve, përfshirë atë të së dielës ku tetë persona u plagosën pas u sulmua një autobus që po bartte besimtarët hebrenj për në Jerusalem.

Palestinezët kërkojnë të krijojnë shtet në territoret e marra nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjeve kanë ngecur që nga viti 2014.

Continue Reading

Bota

Koreja e Veriut lëshon dy raketa

Published

on

By

Koreja e Veriut lëshon dy raketa

Koreja e Veriut mëngjesin e së mërkurës ka lëshuar dy raketa detare në perëndim të qytetit bregdetar Onçon, thanë zyrtarë nga ushtria e Koresë së Jugut.

“Mëngjesin e sotëm, ne kemi detektuar dy raketa lundruese të lëshuara nga Koreja e Veriut në Detin Perëndimor nga Onço, në provincën e Pionganit Jugor”, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për AFP-në.

“Autoritetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut po analizojnë specifikat, sikurse është distanca e fluturimit të këtyre raketave”, shtoi ky zyrtar.

Lëshimi i këtyre raketave vjen teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën përgatitjet për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që do të mbajnë nga 22 gushti deri më 1 shtator.

Koreja e Veriut ka pritur me zemërim njoftimin për këto stërvitje, pasi i konsideron si stërvitje për pushtim.

Koreja e Veriut nuk ka testuar raketa lundruese – që janë të ndaluara sipas sanksioneve që Kombet e Bashkuara kanë vendosur ndaj Phenjanit – që nga janari, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Herën e fundit që Koreja e Veriut kreu testime të armatimeve ishte më 10 korrik, kur testoi raketahedhës të shumëfishtë.
Koreja e Veriut ka kryer një seri testimesh që nga janari, përfshirë edhe lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi. Kjo ishte hera e parë që nga viti 2017 që Veriu testoi një raketë të këtij lloji.

Zyrtarët në Uashington dhe Seul kanë paralajmëruar se Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë atë që mund të jetë testi i shtatë bërthamor./REL

Continue Reading

Aktuale