Connect with us

Spektakël dhe Yje

Missgamour, shoqja bukuroshe e Loredanës që po i “çmend” të gjithë (FOTO)

Published

on

Kjo është shoqja bukuroshe e Loredanes.

Loredana Zefi është ndër emrat më të përfolur të shoëbizit shqiptar, kjo për shkak të të gjitha rrethanave në jetën e saj private, por jo vetëm.

Loredana së fundi ka marrë pjesë edhe në “MTV”, ku gjithashtu u shperblye.

Shqiptarja Loredana Zefi, së fundi është bërë një nga emrat më me influencë në muzikën gjermane dhe jo vetëm. Ajo, ndonëse jeton në Zvicër, muzika e saj dëgjohet kryesisht në Gjermani.

A e dini se kush është shoqja e ngushtë e Loredanes? Ajo, është artistja bukuroshe me emër e njohuri si Missgamour.

 

Continue Reading

Lajme

Publikojnë projektin e ri, Mozzik dhe Elvana Gjata kaluan çdo pritshmëri (VIDEO)

Published

on

By

Sikurse kishin bërë me dije mbrëmë në mesnatë Mozzik dhe Elvana kanë publikuar bashkëpunimin e shumëpritur mes tyre. Ata janë bërë për herë të parë bashkë, por pas kimisë që kanë patur dhë që është vënë ré nga fansat, besojmë se do vijojnë me bashkëpunime të tjera.

Kjo këngë që është pjesë e albumit të ri të artistit të quajtur, “Lamboziki”. Teksti është shkruar nga vetë reperi, kurse për producimin u përkujdes Rzon së bashku me Pëllumb beats.

Kënga bën fjalë për një histori dashurie të shkurtër që ka mbaruar shumë shpejt. “S’ka s’ka më bindje, shkurt e pat kjo lidhje. Pa ty kjo ditlindje. Unë u ktheva në vendlindje!”- thuhet në refren që tashmë është hit në rrjete sociale e me siguri do na shoqërojë gjatë.

Continue Reading

Lajme

“Më bën habi dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit”/ Arjola e zhgënjyer nga këngëtarja

Published

on

By

Gjatë spektaklit të së martës të “Big Brother VIP” hyri në shtëpi këngëtarja e njohur, Fifi, e cila kishte për të surprizuar Monikën.

Teksa e priti Monikën nën tingujt e këngës “Diell”, Fifi dhe aktorja kaluan disa momente emocionuese duke u çmallur me njera-tjetrën.

Ajo u takua gjithashtu me banorët e tjerë të mbetur në shtëpi por duket se takimin me të përzemërt e pati me Donaldin, ku i tregoi dhe tatuazhin “Filoqyl”.

Edhe më herët për Vit të Ri ajo i ka folur atij nga studio dhe e ka inkurajuar.

Mirëpo, mesa duket e gjithë kjo situatë dhe afrimitet midis Fifit dhe Donaldit Arjolës i është dukur e papritur.

Në një bisedë me Einxhel ajo shprehet se “nuk e kupton dashurinë e madhe që i ka lindur Fifit për Donaldin”. Ajo shprehet se ka qenë ajo dhe njerëz të tjerë që i kanë qëndruar pranë në momentet e saj më të vështira.

“Një gjë që më bën shumë habi është dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit. Fifi ka pasur dikë shumë më afër se ç’ka patur Donaldin. Nëse do Monikën, duhet të mbështesësh Monikën.”

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Një shqiptar në Eurovizion për Maqedoninë e Veriut? Ajdini: Nuk ka barriera

Published

on

Jon Ajdini është një i ri shqiptar nga Shkupi, i cili prej disa vitesh po korr sukses në industrinë e muzikës në rajon. Sëfundmi ai ka zbuluar se do të jetë në garë për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Eurovizion. I ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, Yon Idy tha se për të është privilegj dhe shpresoj shumë të jetë artisti fitues.

“Është kënga më e mirë që mendoj se kam shkruar deri më tani. Do të ishte rasti i parë që një artist si akt solo shqiptar do të përfaqësonte Maqedoninë e Veriut.” – shprehu kantautori.

Por a mendon ai se fakti që është shqiptar nuk e favorizon?

“Shpresoj se nuk do të jetë pengesë. Vetë fakti që jam në finale më tregon se nuk ka barriera.” – tha Ajdini për Abc Neës Albania.

Nëse Ajdini del fitimtar në garën që do të mbahet përgjatë javës tjetër në Maqedoninë e Veriut, do të jetë një tjetër shqiptar që performon në skenën madhështore të Eurovizion sëbashku me përfaqësuesen e Shqipërisë, Ronela Hajatin.

Këngëtari shprehu se kënga e Ronelës është “një këngë mjaft e bukur dhe i uroj sa më shumë fat pasi do të ishte bukur të ishim dy shqiptar në Eurovizion këtë vit.”

Continue Reading

Aktuale