Connect with us

Sport

Marez: Nuk mjafton vetëm të luani ndeshje të mirë në City

Published

on

Lojtari i mesfushës nga Mançester Siti, Riad Marez ka folur për nivelin e lartë të konkurrencës në ekip. Sipas tij, nga secili lojtar kërkohet përkushtim maksimal.

“Zhveshtorja në klubin e madh, ai është tjetër realitet. Patjetër të luftosh në vazhdimësi. Nuk mund të pushoni. Nëse nuk bëni diçka të jashtëzakonshme, dikush tjetër do ta bëjë atë, dhe ai do t’ua merr vendin në fushë. Secili e di këtë të mirë. Nuk mjafton vetëm të keni ndeshje të mirë. Duhet në vazhdimësi të luani në nivel të lartë. Ky është Mançester Siti. Evoluimi i performancave bëhet në vazhdimësi”, ka deklaruar Marez.

Ai në vitin 2018 në Siti ka ardhur nga Lesteri.

Continue Reading

Sport

Manchester City fiton garën me Manchester Unitedin, nënshkruan me sulmuesin argjentinas

Published

on

Manchester City ka arritur marrëveshje me Rivel Platen për sulmuesin Julian Alvarez, për shumën e €18.5 milionë eurove. Argjentinasi ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me qytetarët.

Manchester United kishte pasur kontakte direkte me lojtarin dhe agjentin e Alvarez por asnjëher nuk bën ofertë zyrtare në drejtim të River Plate.

Cityzen u treguan më të shpejtë, dhe në një kohe të shkurtër me dëshirën e Pep Guardiolas transferuan 21 vjeçarin, i cili cilësohet si ‘Aguero i ri’ nga shumë ekspertë në ishull.

Continue Reading

Sport

400 mijë euro për talentin shqiptar, Shkëndija kërkon dyfishin nga turqit

Published

on

Gaziantep është hedhur në sulm për të transferuar nga Shkëndija e Tetovës sulmuesin anësor, Dashmir Elezi.

Turqit janë të bindur për cilësitë e tij dhe ofrojnë 400 mijë euro për kartonin e sulmuesit që luan me Maqedoninë e Veriut U19.

Shkëndija kërkon 800 mijë euro, edhe pse Gaziantep e lejon sulmuesin të qëndrojë deri në fund të vitit te kuqezinjtë, pasi në nëntor mbush 18 vjeç.

Continue Reading

Sport

Zhvillimet në futbollin shqiptar, UEFA do ta dërgojë një delegacion special në Shqipëri

Published

on

Futbolli shqiptar është duke kaluar nëpër një periudhë të errët në ditët e fundit dhe kjo si pasojë e përpalsjes ndërmjet kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe presidentit të FSHF, Armand Dukës.

Situata shkoi aq larg sa në mbrëmjen e së hënës u sulmua me tritol shtëpia e të parit të FSHF-së, përcjellë KosovaPress.

Këto zhvillime nuk kanë mbetur pa u vërejtur nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA që ka reaguar duke shprehur shqetësim të madh rreth kësaj situate derisa ka ofruar mbështetje për presidentin e federatës Arman Duka.

“UEFA është thellësisht e shqetësuar me zhvillimet e fundit ne futbollin shqiptar, dhe shpreh mbështetjen e saj ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka”, thuhet në reagimin e UEFA-së.

“Gjate muajve të fundit, ka pasur disa raste të ndërhyrjeve politike në drejtimin e federatës shqiptare dhe në procesin e saj demokratik zgjedhor, duke shkelur kështu statutet e UEFA-së dhe kjo është qartësisht e paparanueshme”, vijon deklarata.

Po ashtu në këtë reagim UEFA ka bërë të ditur se për shkak të kësaj situate të krijuar, shumë shpejtë një delegacion i UEFA-së do të zbarkojë në Shqipëri.

Continue Reading

Aktuale