Connect with us

Maqedonia e Veriut

LSDM: Pagat në shëndetësi rriten deri në 40 për qind

Published

on

Pagat e punonjësve shëndetësor dhe bashkëpunëtorëve nga shkurti 2020 rekord do të rriten, LSDM si parti e përgjegjshme mbetet deri në fund në premtimet e veta të kthejë dinjitetin e punonjësve shëndetësor.

Pas arritjes së marrëveshjes, pagat e mjekëve specialistë rriten për 25 për qind, ndërsa të motrave medicinale për 10 për qind. Bashkë me rritjet e tjera të vitit 2018 e këndej, pagën bazë të mjekut specialist e kemi rritur për 40 për qind, ndërsa të motrave medicinale 20 deri 23 për qind.

Paga e mjekut specialist, arsimtar ose specialist i rëndomtë në Qendrën Klinike të Klinikave Kirurgjikale dhe Klinikave Interne me rritjen e re do të arrijë, tek disa do ta kalojë 100.000 denarëshin.

Mesatarja e pagës së mjekut specialist në spitalet e përgjithshme do të jetë diku mes 85 mijë dhe 88 mijë denarë, bashkë me kujdestarinë dhe numrin e kujdestarive mund shumë lehtë të arrijë edhe në 100.000 denarë.

Gjatë vitit të ardhshëm lëndë e diskutimit do të jetë rritja e personelit spitalor- teknik dhe administrata e cila punon në shëndetësi.

LSDM me këtë masë e kthen dinjitetin e punonjësve shëndetësor dhe do të vazhdojë edhe më tej të punojë, jo vetëm në raport me rritjen e pagës por edhe përmirësimin e kushteve në të cilat punon personeli shëndetësor, pasi vetëm punonjës të kënaqur dhe mirë të stimuluar financiarisht, nënkupton pacientë të kënaqur dhe mirë të trajtuar.

Qendra për komunikim me publikun në LSDM

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale