Connect with us

Denoncime

Ekonomia e Ujërave / Punëtorët, 3 muaj pa rroga

Published

on

Të punësuarit në Ndërmarrjen shtetërore  “Ekonomia Ujërave” (Vodostopanstvo) për tre muaj radhazi nuk kanë marrë rroga.

Deri tek in7 ka ardhur denoncimi nga një grup të punësuarish, të cilët u ankuan se përveç rrogave nuk kanë as sigurim shëndetësor, në këtë periudhë kohore kur shtohet edhe numri i sëmundjeve sezonale.

Kjo ndërmarrje funksionon si Shoqëri Aksionale në pronësi të shtetit ndërsa shtrirje ka në 12 degë, që funksionojnë si qendra rajonale të ndërmarrjes.
Drejtor i SHA “Ekonomia e Ujërave” është Ilmi Selami, kuadër i BDI-së, i cili më herët ka qënë ne krye të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

Për çështjen e rrogave, in7 kontaktoi me zyrën qendrore të ndërmarrjes në fjalë. Në pyetjen tonë, se a është e vërtetë se nuk janë lëshuar rrogat për tre muaj radhazi, personi i cili u përgjigj në telefon, tha se nuk është kompetent për të dhënë përgjigjë të tilla. Megjithatë i njëjti person na sugjeroi që të shkojmë të pyesim direkt dhe personalisht në zyrat e SHA “Ekonomia e Ujërave”  në Shkup ose të kërkojmë përgjigje me shkrim.
Përgjigja me shkrim, sipas Ligjit për qasje në informata me karakter publik, mund te vonohet deri në 30 ditë nga momenti i dorëzimit. E punonjësit e kësaj ndërmarrje nuk ka aq kohë për të pritur përgjigje, sepse tashmë 3 muaj kanë pritur për rrogë dhe për sigurim shëndetësor, përcjell in7.

Nuk arritëm të marrim përgjigje as për numrin e të punësuarve në këtë ndërmarrje, po jozyrtarisht mësuam se ky numër mund të jetë mbi 600 të punësuar në nivel shteti.

Shoqëria Aksionale në pronësi të shtetit “Ekonomia e ujërave” ligjërisht ka për detyrë që ti përdorë, mirëmbajë dhe administrojë me sistemet për ujitje dhe kullim në përgjithësi. Ajo është përgjegjëse për furnizimin me ujë për ujitje, furnizimin me ujë të ndërmarrjeve komunale që bëjnë furnizim me ujë të pijshëm, furnizimin me ujë për nevoja industriale dhe teknologjike (ekonomike), duke përfshirë dhe prodhimin e energjisë elektrike. Kjo ndërmarrje gjithashtu rregullon edhe shtretërit e lumenjve si dhe është përgjegjëse për ujitjen e tokave./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

Xhaferi: Autobusat e Teuta Arifit për 1 muaj kanë harxhuar 15 mijë euro për naftë

Published

on

Aktivisti Arianit Xhaferi në faqen e tij në facebook ka publikuar të dhënat e borxhit të Ndërmarrjes për Transport Publik e cila arrinë rreth 15.000 euro tek pompa e benzinës po aq borxh ka dhe Ndërmarrja e Parkinqeve të Tetovës, përcjell in7

Postimi i plotë:

Ndërmarrja për Transport Publik, borxh mbi 15,000 euro tek pompa e benzinës. Poashtu dhe Ndërmarrja e Parkingjeve me një borxh rreth 15,000 euro tek pompa e benzinës. Të dy ndërmarrjet pothuajse jashtë funksionit.

Paratë për të paguar derivatet e mjeteve të këtyre dy ndërmarrjeve me gjasë kanë shkuar në buxhetin e blerjes së votave.

Kryetari i ri duhet patjetër të fusë një REVIZION TË PAVARUR PËR TË NXJERRË PARA DREJTËSISË DHE PAS GRILAVE TË BURGUT HAJNAT QË KANË ABUZUAR.- përfundon shkrimin e tij aktivisti Arianit Xhaferi./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

LSDM ia kërcënon kandidatin në Çashkë, BDI i mbështet LSDM në Shkup dhe Kumanovë

Published

on

Kandidati shqiptar për Komunën e Çashkës, Suat Shaqiri i cili garon me siglën e BDI-së në këto zgjedhje por për shkak të specifikave të kësaj komune dhe që e njëjta të drejtohet nga një shqiptar, kandidaturën e tij e kanë mbështetur edhe blloku i partive politike shqiptare ASH, Alternativa dhe BESA. Ai në garë në rrethinë e dytë është Goran Stojanovski nga LSDM-ja, partia e kryeministrit Zoran Zaev, partneri i koalicionit të BDI-së. Shaqiri në një postim në profilin e tij në fb ankohet për presione dhe kërcnime nga zyrtar të lartë të LSDM-së.

Ja postimi i tij i plotë:

Të gjithë qytetarët e Komunës së Çashkës janë dëshmitarë së në këtë periudhë të fushatës zgjedhore vizitori më i shpesht i të gjitha vendbanimeve është Ministri i punëve të Brendshme Oliver Spasovski. A duhet të pyesim se çka e lidh kaq shumë Goranin në ikje me këtë vizitor.

Bashkëqytetarë të Çashkës mos lejoni të jeni pjesë e reflektimit të vizitorëve të pa peshë edhe ato mund ta reflektojnë pushtetin por nëse ne jemi të vendosur të mos ua japim mbështetjen besoj thellë se ato sdo të mund të shfaqën as edhe në mesin e shoqërisë
Thuaju jo presioneve
Thuaju jo manipulimeve

Asnje herë për asnjë moment vendet tona nuk kanë qenë kaq shumë te vizituar nga njerëz që vendeve tona nuk u ngjasojnë.
Vota është e shenjtë dhe shumë e rëndësishme e gjithe kjo është per çdo qytetar të Çashkës pa dallim kombi dhe feje.

Continue Reading

Denoncime

Skandal / Aktivistë të sektorit civil publikojnë listat e qindra kontratave të Komunës së Tetovës ku dyshohet për blerje votash

Published

on

Aktivistët e njohur politik Artan Dika, Donika Bakiu dhe Ngadhnjim Mehmeti publikojnë lista ku shihen pagat e qindra kontratave të Komunës së Tetovës, me qytetarë, me të cilat këta aktivistë dyshojnë se blihen vota. Me lista konkrete dhe linqe nga institucione shtetërore (qasje në informacion publik) ku shihen pagesat ndaj disa personave fizik, për muajin shtator të vitit 2021, të cilat burojnë nga kontratat e Komunës së Tetovës, aktivistët në fjalë ngrejnë dyshimin se në këtë mënyrë “Agjenda e gjelbërt blen votat”.

“Nuk është as punë agjende e gjelbër, as punë agjende e kaltër. Është punë parash, vjedhjesh, hajnish në formë tenderash, honoraresh e përfitimesh si kjo lista këtu vetëm për muajin shtator 2021 në prag të zgjedhjeve. Me qindra përfitues që Komuna e Tetovës u ka shpërndarë para nga taksat e mbledhura nga populli. Mes tyre do gjeni edhe emra që do ju habisin.
Sot votat nuk blehen me 500 e 1000 denarë si dikur, e as me paratë e partisë. Sot votat blehen me 130-500 euro, me paratë e popullit nën maskën e honorareve, subvencioneve dhe tenderave. … dhe prap me gjithë votat e LSDM-së, do mbetet në 28% …
Koha për ta ndëshkuar të dielën!

P.S. Listën e keni të bashkëngjitur në komentin e Donika Bakiut sepse teknikisht më del e pamundur ta postoj si pjesë e bashkëngjitur e postimit..” thuhet në postimin në rrejtin social të mjekut të njohur Artan Dika. Bashkangjitur në komente janë listat nga aktivistja Donika Bakiu, ndërsa aktivisti nga Lëvizja më Mirë për Tetovën ka bashkangjitur në koment link nga nga faqja qeveritare për transparencë financiare ku mund të shihen të gjitha dokumentet publike të pagesave./Monitor.mk/

LINIKU I DOKUMENTIT

Ndërkaq, statusin dhe debatin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

Continue Reading

Aktuale