Connect with us

Maqedonia e Veriut

ASH-ja kërkon llogari nga funksionarët e BDI-së për mallverzimet që kanë bërë

Published

on

Aleanca për Shqiptarët (ASH) kërkon nga institucionet e ndjekjes penale që të insistojnë në përgjegjësinë e funksionarëve të dyshuar të BDI-së për, siç thonë ata, bëmat e tyre të deritanishme.

Nga kjo parti thonë  se BDI ka qenë në dijeni për çdo rast të montuar kundër shqiptarëve, por të vërtetat i ka fshehur dhe vazhdon t’i fsheh.

Aleanca për Shqiptarët akuzon funksionarët e BDI-së për pasurim në kurriz të qytetarëve, përcjell in7

“Të zezat e BDI-së tani sa kanë filluar të dalin në shesh! 14 vite të  gjithë kemi qenë dëshmitarë të punëve të liga që kjo parti ka bërë, e  më në fund po fillon koha që gjithë ajo qe ne si qytetarë e kemi ditur  të merr edhe rrugë ligjore. Rastet e montuara ndaj shqiptarëve kanë qenë prezent gjithmonë gjatë  qeverisjes së BDI-së qoftë kur kanë qenë në koalicion me VMRO-në apo  LSDM-në. Mjafton të bëjmë një kronologji të ngjarjeve për të kuptuar sa
interesxhinjë janë këta persona të korruptuar. Nisemi nga viti 2003, atëherë kur BDI ishte në koalicion me LSDM-në. U  deshën 16 vite që rasti Sopoti të zbardhet, e në fund të del e vërteta që populli e dinte që nga dita e pare.
Për të vazhduar më tej me rastet e montuara ndaj shqiptarëve në vitin 2008, me rastin Alfa. Nga ky rast 3 shqiptar u dënuan me burg të përjetshëm, dhe një me gjashtë vite burg.Vazhdojmë më tej në vitin 2010 kur u vra edhe Harun Aliu. Dhe vetëm pas dy viteve sërish vazhdoi zakoni i montimit të rasteve ndaj shqiptarëve, kësaj here në masa edhe më ekstreme me rastin “Monstra”, për të cilin u akuzuan gjashtë shqiptarë pa asnjë prove! Dhe më e keqja ndodh tani kur pas 7 viteve zbardhen biseda nga të cilat kuptojmë se BDI gjatë tërë kohës ka qenë në dije për këtë rast,
dhe jo vetëm. Ç’është ajo që BDI di për të gjitha rastet e sipër përmendura dhe vazhdon ta fshehë, cilës përgjegjësi po mundohen t’i ikin?! Ishte BDI me LSDM-në ato që lejuan rikualifikimin e lëndës së Almir  Aliut. Pse kjo qeveri duhej të njolloste edhe emrin e Fetah Alimit, vetëm sepse shpëtoi dikë që ju nuk e doni? Përfshirja e BDI-së nuk mbetet vetëm në mënyrë indirekte, por përfshirja e tyre është edhe direkte në punë joligjore. Në një periudhë shumë të shkurtë kohore, Komisioni Antikorrupsion ka ngritur kërkesë që të përndiqen penalisht dy kryetarë komunash të BDI-së, Ramiz Merko i Strugës dhe Blerim Bexheti i komunës së Sarajit. Për të dy ekzistojnë fakte të forta të cilat Komisioni Antikorrupsion ka arritur t’i sigurojë, prandaj dhe janë hapur hetime plotësuese që të ndiqen penalisht.
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga organet kompetente t’i qasen çështjeve seriozisht, duke mos anuar dhe duke mos krijuar drejtësi selektive. Por pyesim BDI-në cili prokuror politik që vetë e kanë kurdisur në prokurori do t’i shpëtojë kësaj radhe? Aleanca për Shqiptarët duke u thirrur në Kodeksin e Sjelljes së Nëpunësve të Doganës, kërkon dorëheqjen e zv.drejtorit të Doganave, z. Irfan Buçi për shkak të përgjegjësisë morale që duhet të bart! Ai jo
vetëm vet që e ka shkelur ligjin, por ka mundësuar shkelje grupore të ligjit nga ana e doganierëve, të cilët në mënyrë absolute e kanë të ndaluar publikisht të favorizojnë një parti politike! Askush nuk ka të drejtë të pasurohet në kurriz të qytetarëve dhe  tatimeve që paguajnë me djersen e ballit. Këtë e kanë bërë me vite të tëra funksionarë të BDI-së pa pikën e turpit”, deklaroi Abidin Abduli, Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Published

on

By

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarër, Ilire Dauti në vazhdën e mesazheve të eksponentëve të ASH-së u është drejtuar qytetarëve të Tetovës se vota për rinistët është votë që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, shkruan Top24.

“Besimi i juaj i dhënë si deputete e zonës ishte mundësi që të ua kthej me punë në kuvend. Aty pra ku të gjithë që duhet të jenë në anën tuaj, ku ne kërkojmë ndryshime ligjore apo mjete nga buxheti janë në anën e gabuar. Ju pa dyshim meritoni jetë të dinjitetshme sikurse që mijra qytetarë që meritonin shtetësinë që sot falë ndryshimeve ligjore dhe presionit për zbatim korekt të ligjit e kanë marrë apo janë duke e marë.

Uratat e tyre të shumta para se të vlejnë per ne, janë për ju që na besuat. Kësaj here ju drejtohem për të kërkuar që besimi i juaj të jupet të rinjëve, që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, sepse fundja shprehja e pakënaqësisë është hapi parë drejt përparimit të një invidi apo populli” tha Ilire Dauti përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Published

on

By

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Bartësi i listës për këshilltarë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Osmani përmes një videomesazhi u është drejtuar Tetovarëve duke kërkuar që ti japin Zë Rinisë dhe ta kthejmë dinjitetin në qytetin tonë, shkruan Top24.

“Të dashur bashkëqytetarë, Tetova jonë e lënë në haresë ka nevoj për ide të reja, e për ekositem inovativ, Tetova jonë ka nevoj për teatër për fëmijët dhe për qendër rinore ku të rinjtë do zhvillojnë aftlsitë e tyre. Tetova ka nevojë për një strehimore për qentë endacak dhe trajtim e kujdes human. Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË voto shtatë” tha Abdulla Osmani, përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Published

on

By

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, profesoresha Vjollcë Berisha në pak ditë para ditës së zgjedhjeve ka zgjedhur që bashkëvendasve të saj të ju drejtohet me pak fjalë e shumë domethënie, shkruan Top24.

Profesoresha Berisha ka kërkuar Tetovarëve që ti japin zë rinisë pasi ata kanë dije, energji dhe kanë sfiduar të gjithë dhe se aftësitë e tyre duhet të artikulohen në vendlindje dhe jo rrugëve të botës.

“Rinia jonë është me Aleancën për Shqiptarët, me ç’do gjë që realisht i nevojitet qytetit tonë. Ata janë më të mirët, kanë dijen, kanë energjinë, kanë vrrullin e moshës për ti bërë më së miri gjërat. Unë besoj fort tek ata, besoni edhe ju. Ata na kanë sfiduar të gjithëve, aftësitë e tyre duhet artikuluar në vendin e tyre të lindjes e jo rrugëve të botës, andaj votoni, shtatë jepni Zë rinisë” tha sekretari i ASH-së, Vjollcë Berisha përcjellë Top24.

Continue Reading

Aktuale