Connect with us

Sport

Anglia me probleme, Gomez ka lënduar syrin pas përleshjes me Sterlingun (FOTO)

Published

on

Pak ditë para ndeshjeve të fundit të ciklit kualifikues  për kampionatin evropian, Anglia po përballet me probleme të shumta.

Ditë më parë u larguan nga lista të lënduarit, Tom Heaton dhe Ross Barkley.

Ndërsa të hënën, mesfushori Raheem Sterling u përlesh me mbrojtësin Joe Gomez. Duket se kjo iu ka kushtuar dy futbollistëve.

Mesfushori i Manchester Cityt është suspenduar për ndeshjen me Malin e Zi, ndërsa Joe Gomez ka lënduar syrin pas zënkës me Sterling.

Kujtojmë se Anglia ende nuk e ka siguruar kualifikimin në Euro 2020, por me një pikë kundër Malit të Zi do t’i garantohej prezenca në kampionatin evropian.

Continue Reading

Sport

400 mijë euro për talentin shqiptar, Shkëndija kërkon dyfishin nga turqit

Published

on

Gaziantep është hedhur në sulm për të transferuar nga Shkëndija e Tetovës sulmuesin anësor, Dashmir Elezi.

Turqit janë të bindur për cilësitë e tij dhe ofrojnë 400 mijë euro për kartonin e sulmuesit që luan me Maqedoninë e Veriut U19.

Shkëndija kërkon 800 mijë euro, edhe pse Gaziantep e lejon sulmuesin të qëndrojë deri në fund të vitit te kuqezinjtë, pasi në nëntor mbush 18 vjeç.

Continue Reading

Sport

Zhvillimet në futbollin shqiptar, UEFA do ta dërgojë një delegacion special në Shqipëri

Published

on

Futbolli shqiptar është duke kaluar nëpër një periudhë të errët në ditët e fundit dhe kjo si pasojë e përpalsjes ndërmjet kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe presidentit të FSHF, Armand Dukës.

Situata shkoi aq larg sa në mbrëmjen e së hënës u sulmua me tritol shtëpia e të parit të FSHF-së, përcjellë KosovaPress.

Këto zhvillime nuk kanë mbetur pa u vërejtur nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA që ka reaguar duke shprehur shqetësim të madh rreth kësaj situate derisa ka ofruar mbështetje për presidentin e federatës Arman Duka.

“UEFA është thellësisht e shqetësuar me zhvillimet e fundit ne futbollin shqiptar, dhe shpreh mbështetjen e saj ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka”, thuhet në reagimin e UEFA-së.

“Gjate muajve të fundit, ka pasur disa raste të ndërhyrjeve politike në drejtimin e federatës shqiptare dhe në procesin e saj demokratik zgjedhor, duke shkelur kështu statutet e UEFA-së dhe kjo është qartësisht e paparanueshme”, vijon deklarata.

Po ashtu në këtë reagim UEFA ka bërë të ditur se për shkak të kësaj situate të krijuar, shumë shpejtë një delegacion i UEFA-së do të zbarkojë në Shqipëri.

Continue Reading

Lajme

Manchester City shumë pranë transferimit të yllit argjentinas

Published

on

By

Kampioni anglez Manchester City e dëshiron me çdo kusht transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez.

Siç raportohet nga “Sky Sports”, bisedimet janë ende në zhvillim mes skuadrës së River Plate dhe krerëve të Cityt, që ky i fundit të siguroj shërbimet e yllit argjentinas.

Kampioni i Premier Ligës angleze pritet që të paguajë një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh drejt River Plate për Alvarez.

Po ashtu, thuhet se Alvarez do ta vazhdojë qëndrimin në formë huazimi te River Plate deri në verë, ku më pastaj do t’i bashkohet Cityt për ndeshjet e tyre para fillimit të sezonit 2022/23.

Këtë sezon, në 24 paraqitje në të gjitha garat për River Plate, Julian Alvarez ka regjistruar plot 20 gola dhe gjashtë asistime mbi emrin e tij.

Continue Reading

Aktuale