Connect with us

Maqedonia e Veriut

Zaev: Për një Ballkan më të mirë Perëndimor

Published

on

Në Ohër kemi dakorduar masa për lehtësimin e lëvizjes dhe qarkullimit të shpejtë të tregtisë, shërbimeve dhe qytetarëve nëpër gjitha vendet e rajonit tonë. Kjo nënkupton jetë më të mirë për të gjithë në një Ballkan modern dhe paqësor, ka shkruar sot në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev pas takimit të djeshëm të liderëve të rajonit për iniciativën për bashkëpunim rajonal të vlerësuar si “Shengeni i vogël”.

“Lëvizja e lirë e qytetarëve të vendeve të rajonit vetëm me letërnjoftime; Vendkalime efikase kufitare ku kontrollet punojnë 24/7 dhe trase të shpejtë për pritje më të vogël të mundshme të kamionëve të cilët bartin mallra dhe produkte; Arritje e kornizës për njohjen e kualifikimeve profesionale për profesione deficitare dhe program për mobilitetit më të lartë të studentëve dhe të rinjve; Përforcim të përpjekjeve për njohje reciproke të diplomave të qytetarëve në mbarë rajonin pa nostrifikime shtesë; Forcim të bashkëpunimit policor për luftë tejkufitare kundër kriminalitetit, terrorizimit, migrimit ilegal dhe situatave urgjente; Zhvillim të platformës së përbashkët për oferta të përbashkëta investimi”, ka shkruar Zaev në Fejsbuk.

Iniciativën të cilën e promovuan liderët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë siç është theksuar dje në Ohër nuk nënkupton tërheqje nga integrimet evropiane, por përcaktime për angazhim të përbashkët për lehtësim të të gjitha procedurave kufitare me qëllim qarkullim të lirë të kapitalit, mallrave, këmbim të biznes ideve, liria e lëvizjes së njerëzve dhe fuqisë punëtore e gjithë kjo në drejtim të krijimit të kushteve për përmirësimin e standardit të qytetarëve në këtë pjesë të Evropës.

Continue Reading

Lajme

Edhe Ruskovska është kërcënuar: Do të më vritnin, nëse nuk do t’i dënoja

Published

on

Edhe shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, para një muaji ka marrë letër me kërcënime për jetën e saj, nëse nuk do t’i dënonte Zoran Zaevin dhe Vice Zaevin.

Ruskovska, për dallim nga kryeprokurori republikan Ljubomir Joveski, i cili nëpërmjet një komunikate informoi se ka marrë kërcënime nga një organizatë terroriste, Ruskovska informacionin se është kërcënuar e ka ndarë vetëm me “Deutsche Welle”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Letra ka arritur më 23-24 dhjetor vitin e kaluar. Kërcënimet ishin në kuptimin se ‘qytetarë të pafajshëm ndodhen në burg, ndërsa kriminelët Zoran dhe Vice Zaev në liri’. Nëse nuk i dënoj menjëherë, do të vritem. Të dy letrat ishin në këtë kuptim”, tha Ruskovska për “Deutsce Welle”.

Rastin e ka denoncuar menjëherë në MPB, pas çka ka marrë sigurim shtesë, konform ligjit. Ajo është ende në pritje të informacioneve nga policia se kush qëndron pas kërcënimeve./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Rexhail Qerimi në vitet e 80-ta kishte vuajtur burg për arsimin shqip në Kumanovë

Published

on

Në moshën 53 vjeçare ndërroi jetë Rexhail Qerimi. Ish ushtari i UÇK-së dhe ish i burgosur në vitet e 80-ta për paralelet shqipe në Kumanovë, gjeti vdekjen në kërkim të drejtësisë për rastin “Alfa”, shkruan Alsat.

Qerimi ishte arrestuar në vitin 2008 si i dyshuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e dy të tjerëve, pjesëtarë të njësitit policorë “Alfa” në nëntor të vitit 2008 në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Një dekadë pas vendimit gjyqësor për ta dënuar Rexhail Qerimin dhe Agim Islamin me burg të përjetshëm, video incizimi i cili ishte prova më e fortë në akuzën e cila i ngarkohej, doli në opinion. Ndonëse Prokuroria Publike, Byroja për ekspertizë ligjore dhe Ministria e Brendshme kishin deklaruar se nuk posedojnë mundësi për zbardhjen e video incizimit, organi akuzës asnjëherë nuk u shpjegua se si Qerimi dhe Islami u identifikuan si autorë të veprës dhe u dënuan me burg të përjetshëm derisa video incizimi nuk ishte zbardhur në faza fotogrametike dhe antropologjike.

Në qershor të vitit 2021 mbrojtja në rastin “Alfa” bëri ekspertizë të video incizimit. Qendra për hulumtime forenzike në Serbi konstatoi se personat të cilat vuajnë dënime më burg të përjetshëm për rastin “Alfa”, nuk kanë asnjë lidhje me personat nga video incizimi i marrë si dëshmi për vendime gjyqësore të nivelit më të lartë. Për gati një vit Gjykata Penale dhe Prokuroria Publike zvarrisin procedurën për rigjykimin e rastit edhe pse Ligji i procedurës penale garanton se pas dëshmive të cilat sjellim momente të reja, rastet shkojnë në rigjykim.

Sot Gjykata Penale pret vendimin e Apelit mbi ankesën e të dënuarit tjetër për rastin “Alfa”, Almir Derplanin, i gjykuar në mungesë dhe i ekstraduar më pas në vend. Nuk është kërkuar as mendimi i Prokurorisë Publike si organ i ndjekjes penale i cili akuzën e ka bazuar në video incizim. Një mendim konkret nuk është kërkuar as nga Byroja për ekspertizë ligjore, duke lënë kështu në pritje mbrojtjen, të dënuarit dhe familjet e tyre.
Në prononcimin e fundit Gjykata Penale ka potencuar se pas kompletimit të dokumentacionit, do të kërkohet mendimi në Prokurorinë Publike dhe në byro për të vendosur më pas nëse rasti “Alfa” shkon ose jo në rigjykim.

Continue Reading

Lajme

Letër kërcënuese për prokurorin Joveski

Published

on

Prokurori Republikan Ljubomir Joveski, është kërcënuar me vdekje. Dje atij i është drejtuar një letër me kërkesë për lirimin nga ndjekja gjyqësore të gazetarëve Goran Momirovski dhe Dragan Milosavljeviq, shkruan Alsat.

Prokuroria publikoi letrën, që i ka mbërritur Joveskit, e cila është shkruar në gjuhën angleze dhe e shtypur në gjuhën maqedonase.

“Ne po presim pikërisht atë moment për t’jua marrë jetën. Veproni menjëherë nëse dëshironi të mbeteni gjallë. Ne jemi një organizatë terroriste, që lufton dhe vret për padrejtësi dhe jemi gjithashtu të gatshëm të vdesim për të”, thuhet në letrën dërguar Joveskit.

Në letër nuk thuhet se kush është autori. Gazetari Momirovski tha për Alsat se bëhet fjalë për operacion të shërbimeve sekrete për ndjekjen e tij dhe Milosavleviqit. Në letër, ai tha se nuk njohu mbështetës të tij.

“Letra përmban shumë gjeras të palogjikshme, si përshembull përdorimi i “Maqedonisë së Veriut” nga ana e kushtimisht thënë mbështetës i yni. Lidhur me atë që tash duhet të ketë hetim për letrën, vlerësoj se bëhet fjalë për tentim të vazhdohet me ndonjë aksion në të cilin do të keqtrajtohemi edhe ne. Për fat të mirë ne jemi të përgatitur për çdo lloj provokimi nga shërbimet sekrete dhe urdhërdhënësve të tyre politik”, tha Goran Momirovski, gazetar.

Nga MPB thonë se tashmë po punohet për zbardhjen e rastit. Ndryshe, Prokuroria e Shkupit kishte një rast për dy gazetarë pas kallëzimit penal nga Agjencia për Inteligjencë. Gazetarët e Tv Alfa në emision bënë akuza për strukturat e sigurisë dhe inteligjencës. Ata u morën në pyetje në Prokurori nëntorin e kaluar dhe një muaj më vonë Prokuroria e ndaloi procedurën ndaj tyre./Alsat.mk/

Continue Reading

Aktuale