Connect with us

Qëndrime

Unë, ” Samuraji i Fundit ” i Besës Shqiptare

Published

on

Shkruan Ibraim Kazimi

Parabola figurative e referencave tradicionale të ftuara në këtë skicë, përmes manifestimit tekstual, kanë për synim parësorë, veçimin e një paralele reale jetike, nëmes integritetit madhorë individual dhe karakterit sovranizues të një etniteti, në sistemin e vlerave identifikuese.

Konvertimi artistik i një dukurie historike

Në filmin famoz me atribute të larta kinematografike, të vitit 2003, regjisori Edward Zwick, me katër nominime Oscar dhe tre Globe të arta, e vijimisht me çmimin e filmit me regji më të mirë dhe 15 laurimeve tjera, e 43 nominimeve, të rangimeve ndërkombëtare ; me mjeshtri të një përsosmërie të veçantë profesionale, pat sjellur në ekranet botërore, syzheun e inskenimit të ” shumës së virtyteve ” të një ngjarje historike brenda një sinopsisi filmik nga Rebelimi Satsuma i vitit 1877.

Aspekti kronologjiko-historik i një kodeksi

Samurai, një klasë e luftëtarëve shumë të aftë, në Japoni pas reformave të Taikës të vitit 646, shfaqen në mbrojtje të pronarëve të prekur nga rishpërndarja e tokës dhe taksat e rënda. Mbase, Perandori Meiji, ( po i njëjti i cili i pat ndryshuar edhe emrin e kryeqytetit nga Edo në Tokio ) kishte të rekrutuar një ushtri e cila në vitin 1877, në rebelimin e lartëpërmendur, sfidohet nga një ish-samurai i zemëruar bashkë me përkrahësit e tij, në betejën e Shiroyamës , në orvatjet heroike e të cilëve pas humbjes fatale, marrin fund, bashkë me epokën e tyre legjendare. Tradita japoneze, obligonte jovetëm luftëtarët e mundur por edhe zyrtarët e turpshëm të qeverisë, të bënin me nderë shpërbërjen e vetes, ritualisht.

Virtytet identifikuese dhe Principi Amshues Universal

Parabola figurative e referencave tradicionale të ftuara në këtë skicë, përmes manifestimit tekstual, kanë për synim parësorë, veçimin e një paralele reale jetike, nëmes integritetit madhorë individual dhe karakterit sovranizues të një etniteti, në sistemin e vlerave identifikuese.

Sipas qasjeve epokale të traditave popullore dhe kultivimit të të njëjtave, në hierarkinë e niveleve të sistemuara ndërkombëtare, identifikimi dhe sovraniteti civilizues i një mase humane teritoriale, është i bazuar fillimisht në transmetimin peripetik të historikut të përvojave përkushtuese dhe sfidave sakrifikuese, të “asaj mase” në mbijetimin dhe lavdinë kombëtare, ndër breza.

Kjo, similtudë e referimive të vlerave tradicionale personifikuese mes tipareve madhështore të fisnikërisë, bujarisë, trimërisë e besnikërisë dhe bartjeve kohore të këtyre kodekseve moralizuese, pasqyron edhe impaktin e dramave socio-kulturore, në deshifrimin e kumteve simbologjike të lartësisë së parimeve jetike, në aktuelitetet e dhëna.

Kapsulat e vogla të së vërtetës, si zakonisht janë me rezonanca të forta efektesh aktive në të gjitha situatat kohore brenda një segmenti bashkëjetues dhe me rrënjosje të thella ” gjenetizimi” jo të parëndësishme, pranë këtij gjallësimi njerëzore, të emëruara me mandate gjeneratash.

Të mposhturit e kritereve të dinjitetit kolektiv, deri në masën e një parodie teatrale të përceptimit etik të virtytit dhe të përkufizimit skllavërues të mbijetesës, në varësi masive nga “aroma” e trivialitetit mediokër, nuk gjenë arsyen e justifikimeve përmes të së drejtës së indiferentizmit të ndonjërës shtresë shoqërore të trajtuar me privilegjin e pafajësisë. Kodet morale janë shuma të betimeve të vulosura me të gjitha gishtat.

Nuk ka udhëzime të buta apo të ashpra ose të numëruara që do të duhej të përmbajë hollësitë e mjaftueshme përshkruese, kritike ose vlerësuese, perspektiva e identiteteve individuale e atyre kolektive. “Të mësosh të besosh ne rëndomësi”, thoshte Gëte.

Ndërkaq, apostrofimi i delikuencave si figura mnemonike, per të na rikujtuar empatinë e sygjeruar të vetisë së personalitetit, me korrektësi të trilluar krahasuese, tejkalon përmbajtjet e baraspeshave përkatëse të rëndësishme, si nëntekste autoktonishë, të shkrimit të “Bardhë Njerëzorë”.

“Askush nuk ka më pak Nderë, se një pushtet” – ironizonte shkrimtari françez, Jean Paul Sartre, në këtë kontekst.
Edhe kanunorët edhe kodet, rreshtojnë theksimet mbi një enumeracion virtytesh të klasifikuara përkrah dinjitetit dhe devotshmërisë stematizuese ndaj qenësisë së trashëguar të rregullit të marrëdhënies dhe komunikimit të hapësirave të lejuara të lirisë.

Kushtetutat dhe Ligjoret boshkëkohore, vetëmsa përplotësojnë kodet tradicionale me pleonazhe të shtuara e ngarkesa specifikash juridiko-kohore të shqiptimeve të nënvizuara enorme stilistike, edhe pse nuk do të thotë që domosdoshmërisht demonstrojnë prioritet të garantuar të urtisë dhe objektivitetit të përkufizimit të Drejtësisë dhe Vërtetësisë njerëzore. Aty ku, mbase nëpërmjet disiplinës skolastike të zotërimit të fjalës dhe artit të autoritetit, aty ku, ca si spektatorë e ca si pjesëmarrës – ca si dhunues e ca si viktima, humbin ose lartësojnë dinjitetin e ekzistencës së tyre, të përkohshme njerëzore. ” Të gjithë lindin të ndershëm e shumica vdesin mashtrues “, kishte konkluduar, Luc de Clapiers – filosofi dhe shkrimtarë françez.

Nuk do mend, që personat ndryshojnë “nga këmba në këmbë” dhe zakonisht në varësi të drejtpërdrejtë me fatin e transmetuesit ( të para-ardhësve ) familjarë e shpirtërorë, si korierë të afërm të ngjizjeve edukuese me të rëndësishmen e parimet apo amullitë e indoktrinuara të definicioneve të egos.

Konceptet e trajaktoreve të integriteteve, janë elipsa të lëvizjeve me pavarësi të simetrive të ç`regulluara. Ato kanë lirinë e indeterminizmit të robëruar mes cikleve determinuese të dimensioneve : – ose, – ose…! Mbase, nëse kemi ateruar në epokën ku logjika thot :

” Nderë në shesh – fukarallëk në xhep” ( gjermane ), i bie, që : ka smira që s`i shmang dot, akuza të pavullnetshme të paragjykimeve ekzagjerime të sjelljeve të gabueshme, ka pakufi nofka të huqura, për shembëllimet me të vogla, gjuhë përplot hidhësi e mosbesim, urrejtje të paskajshme dhe mllefe të trazuara, bjerje në qafë edhe secilit normalitet më solid, vërbëri, xhelozi, pandjeshmërinë dhe mediokritet të shtuar jetik.
————-
P.S.
Sot, megjithatë, kodi i samurait ende mbush kulturën shoqërore dhe vazhdon të thirret në ndergjegjen kombëtare, sidomos në aktivitetet dhe mentalitetin e kabineteve, përgjatë marrëveshjeve të korporatave

Continue Reading

Komente

Ziadin Sela: “Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë”

Published

on

By

Ziadin Sela në facebook:

Edhe një tragjedi e madhe që vjen si pasojë e padrejtësisë dhe diskriminimit të këtij sistemi të kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë.

Nuk iu lejua të shijojë lirinë dhe drejtësinë, të cilën gjithë opinioni e pa se ai e meritoi më shumë se çdo kush tjetër.

Si çdo shqiptar në këtë shtet, ndjehem i neveritur dhe thellësisht i revoltuar nga lajmi për vdekjen e Rexhail Qerimit, i cili mbahej në burgun e Idrizovës për më tepër se një dekadë, i dënuar padrejtësisht në rastin “Alfa”.

Rasti “Alfa” do të ngelet një ndër rastet më eklatante të montuara politike kundër shqiptarëve, në të cilin tre të pafajshëm, pa asnjë provë materiale, u dënuan me burg të përjetshëm pas ekzekutimit nga një grup ende i panjohur, të një polici shqiptar të njësitit “Alfa” në parkingun e fakultetit matematiko-natyror në vitin 2008.

Për vite me radhë, politika dhe drejtësia ia hudhën fajin njëra-tjetrës për mbajtjen e këtyre qytetarëve të pafajshëm, duke injoruar dëshmitë materiale dhe konkluzionet e ekspertizës ndërkombëtare të video materialit nga kamerat e sigurisë që dëshmojnë pafajësinë e Rexhailit dhe të dënuarve të tjerë. Për pasojë, rasti nuk gjeti epilogun e drejtë dhe shqiptarët sot kanë një martir të ri të drejtësisë së verbër dhe selektive, të instaluar për vite më radhë nga shteti i kapur që ka shndërruar shqiptarin në fajtorin kujdestar për çdo krim të pasqaruar e të montuar.

Vdekja e Rexhailit na rikujton edhe njëherë falimentimin e shtetit të së drejtës dhe nevojën urgjente për të siguruar një gjyqësor të pavarur, efikas dhe të drejtë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes vetingut në gjyqësor për të eliminuar ndërhyrjet politike, sjelljet bllokuese, joetike dhe shpeshherë korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përballë këtij falimentimi, vazhdojmë të besojmë se zgjidhja e vetme për rastet e montuara politike dhe të korrupsionit të nivelit të lartë ngelet krijimi i një misioni evropian për shtetin e së drejtës, që do të ketë për mision kryesor rishikimin e procedurave gjyqësore në lidhje me këto raste.

Familjes së Rexhailit i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Bashkëndjejmë dhimbjen e tyre dhe u kërkojmë falje që nuk kemi mundur të bëjmë më tepër për lirimin e tij dhe të gjithë shqiptarëve të pafajshëm.

Drejtësia ka dështuar për Rexhailin dhe ajo do të vonojë për të pafajshmit e tjerë që po mbahen padrejtësisht në burgjet tona, por Aleanca për Shqiptarët zotohet se drejtësia nuk do të harrojë.

Continue Reading

Komente

Ajdini: Vdiq duke u mbajtur padrejtësisht në burgjet e regjimit!

Published

on

By

Omer Ajdini në facebook:

Vdiq duke u mbajtur padrejtësisht në burgjet e regjimit!

Sa turp për ne që të lam të vdesësh padrejtësisht prapa grilave, o Rexhail Qerimi 😔

Continue Reading

Komente

Zeqiri: Turp për ata që lejuan për 13 vite të qëndrojë padrejtësisht në burg dhe në burg të vdes

Published

on

By

Arben Zeqiri në facebook:

Tragjedi që duhet të na turpërojë!

Një lajm i trishtë na tronditi të gjithëve sonte! Edhe një shqiptar i pafajshëm vdes në burgjet famëkeqe të këtij shteti diktatorial duke pritur drejtësinë dhe lirinë.

Rexhail Opaja Zoti të pranoftë në begatitë e Tij!

Ngushllime familjes dhe të gjithë miqve!

Turp për të gjithë ata që qëndrojnë ulur në kolltuqet nga të cilat mundën të ndihmojnë, por nuk prishën rehatinë e tyre dhe lejuan që për 13 vite të qëndrojë padrejtësisht në burg dhe në burg të vdes.

Continue Reading

Aktuale