Connect with us

Maqedonia e Veriut

Tetovë/ Transformers-LOJA përmes fotove kritikon Arifin, veturat zyrtare nga komuna heqin fotot

Published

on

Sot grupi i aktivistëve Transformers nga LOJA në qendër të Tetovës me konceptin TË PALARAT NË SHESH, MONSTRA E BËRLLOKUT dhe GRAD PRIX TETOVA vendosi ekspozitën e instalacionit me fotografi nga lokacione të ndryshme të Tetovës bashkë me premtimet e parealizuara parazgjedhore nga kryetarja Teuta Arifi, përcjell in7.

Por pa kaluar as edhe gjysëm ore nga vendosja, njerëz me veturën zyrtare nga Komuna e Tetovës erdhën hoqën ekspozitën e vendosur.

“Edhe në kohërat më të errëta liria e shprehjes nuk është ndalur si sot në Tetovë! Sot grupi i #Transformatorëve (Aktivisti Qytetar që përdor artin si formë proteste) vendosën së bashku tre instalime: Te palarat ne Shesh, Trash Monster dhe GRAD PRIX TETOVA me fotografi nga lokacione të ndryshme në Tetovë së bashku me premtime të parealizuara parazgjedhore nga komuna. Por as gjysmë ore pas vendosjes së ekspozitës, njerëzit me makinën zyrtare nga Komuna e Tetovës erdhën, shkatërruan dhe hoqën ekspozitën (bashkëngjitur fotot). Ky akt skandaloz nga bandat e kryetarit të bashkisë është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes, e cila nuk ndodhi tek ne as nën regjimin e mëparshëm. Për sa kohë që shteti në synon anëtarësimin në NATO dhe BE, funksionimi i shtetit të së drejtës në Tetovë nuk po dëshmon të njëjtën gjë. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit, mediave dhe trupit diplomatik që të bëjnë presion në Komunën e Tetovës që të respektojë kushtetutën dhe të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes. Shpresojmë gjithashtu që mbetjet e ekspozitës (në bagazhin e automjetetit të kryetarre së komunanës) do të shërbejnë për të kujtuar autoritetet komunale për premtimet e pa-realizuara. Vandalizmi nuk mund t’i rezistojë të vërtetës. Shtypja nuk mund t’i rezistojë lirisë”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Qendra LOJA, #Transformatorët rajonalë dhe Eco Guerrilla.

Deri sa shteti ynë ka synim antarësimin në NATO dhe në BE, në Tetovë institucionet nuk respektojë kushtetutën dhe të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Zudi Enuzi jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Published

on

Drejtori i sapo emëruar i N.P Higjiena Komunale, Zudi Enuzi Koka po dëshmon se do të jetë drejtori më i sukseshëm në qytetin e Shkupit.

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur detyrën ai ka zhvilluar disa aktivitete, kurse këtë pasdite ai së bashku me ekipin e tij ka dal në terren për të të parë nga afër aktivitetet e punëtorëve të N.P Higjiena Komunale të cilët nga mëngjesi kanë pastruar rrugët, sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit të përfshira nga shtresa e borës.

“I falenderova për punën me përkushtim ndërsa së bashku si N.P ju premtojmë se do të jemi gjithnjë në shërbim për ambiente më të pastër dhë të qarkullueshëm”, shkruan mes tjerash Koka në Facebook. /zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti: Liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për digjitalizimin e gjykatave tha se liria në Maqedoninë e Veriut e ka çmimin 11 milionë euro.

“Për fat të keq edhe liria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë çmim. 11 milionë euro e ka çmimin liria, bën çka të duash dhe fito lirinë. Është më e keqja. Nuk mundet digjitalizimi të t’i rregullojë problemet. Është çështje tjetër pastaj për atë që duhet bërë ndërkohë.

Dauti më tej shtoi se problemet e korrupsionit janë të identifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Megjithatë problemet e korrupsionit janë veçmë problem të indentifikuara edhe nga organizatat ndërkombëtare. Edhe ata zëshëm flasim, keni kujdes se ky është një prej momenteve që iu karakterizon dhe e dini si e trajtuan kur e morëm raportin që ky është një perceptim i korrupsionit që shpesh më thuan se është perceptim i gabuar, mirëpo ja për fat të keq edhe rasti i spitalit modular edhe fatkeqësia tjetër në Bullgari ku autobus pa licencë lëvizin, kalojnë kufijtë, vetëm së dëshmon korrupsionin që jo vetëm që është i perceptuar në mënyrë të gabuar, por fatkeqësisht po përjetohet tmerrësisht nga qytetarët e këtij shteti”, tha Dauti. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Ngecje në investimet kapitale ka vetëm tek shqiptarët

Published

on

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin debativ në TV Shenja, ka shprehur shqetësim për faktin se gjithmonë ka ngecje kur bëhet fjalë për investimet kapitale tek vendbanimet ku jetojnë shqiptarët.

“Ajo që më shqetëson është se kur jemi tek pjesa e realizimeve të investimeve kapitale ngecje zakonisht janë te pjesa apo infratruktura që ka të bëjë më tepër me vendbanimet shqiptare. Apo autostradat të cilat lidhin shtetin tonë qoftë me Republikën e Shqipërisë apo me Republikën e Kosovës”, tha deputetja Dauti.

Continue Reading

Aktuale