Connect with us

Kosovë

‘Shengeni i Vogël’ nuk do të thotë largim nga BE-ja

Published

on

Nisma për bashkëpunimin rajonal që e promovuan liderët e Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë, i njohur si “Shengen i Vogël” nuk do të thotë largim nga integrimet evropiane, por angazhime për angazhman të përbashkët për lehtësim të të gjitha procedurave kufitare, me qëllim të mundësimit të qarkullimit të lehtësuar të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe lëvizjes së njerëzve.

Liderët e shteteve nga Ballkani Perëndimor me vlerësim se rajoni duhet ta mundësojë atë jo vetëm për shkak të përmbushjes së kritereve evropiane në suaza të eurointegrimeve, por më shumë për shkak të përmirësimit të bashkëpunimit tregtar, të mallrave, këmbimit të ideve afariste, lirisë së lëvizjes së njerëzve dhe fuqisë punëtore, e tërë kjo në drejtim të krijimit të kushteve për përmirësim të standardit të qytetarëve të cilët jetojnë në këtë pjesë të Evropës.

Dispozitat të cilat i parasheh nisma janë të njejtat ato për të cilat është diskutuar në takimet e krerëve të rajonit me liderët evropianë, si reformat në transport, dogana, strukturat e sigurimit, ndërkaq për të cilat ekziston pajtueshmëri se do të reflektojnë pozitivisht ndaj klimës afariste në Ballkanin perëndimor.

Kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq në Ohër theksuan se Nisma nuk është asgjë përveç shfrytëzimit të potencialeve të përbashkëta për realizim të standardeve më të mira për të gjithë qytetarët e rajonit.

Pas takimit në Ohër u sqaruan disa nga dispozitat e përmbajtura në Planin e Aksionit për krijim të, siç e quajti kryeministri Zoran Zaev të a.q. “Ballkan Perëndimor i ri i shekullit 21”, plani që parasheh 24/7 punë të të gjitha shërbimeve në vendkalimet kufitare, kalim të njerëzve me letërnjoftime përmes kufijve nga i mbarë rajoni, kalim i shpejtë i kamionëve me mallra nëpër procedurat administrative, njohje të diplomave, treg të lirë të punës në rajon…

Qëllimi është, tha Vuçiq, nëse hyni në aeroport në Beoggrad, të mos ju nevojiten dokumente të posaçme për hyrje në Shqipëri, askush të mos ju pyet për dokumente, të ketë sa më pak dokumentacion deh sa më pak probleme kufitare. Kur të ateroni në Shkup, ne tashmë nuk do t’ju pyesim si arritët atje, mund të shkoni në Beograd apo Tiranë, ai është një lloj i “shengenit të vogël”. Ai paralajmëroi se tre shtetet do të mund së bashku të krijojnë ruta turistike, se mund të vizitohen Beogradi, Kopaoniku, Zllatibori dhe Ohri apo Durrësi, përnjëherë dhe pa kërkesa plotësuese për viza dhe leje që do të kontribuojë për numër më të madh të turistëve në rajon.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjithashtu i ceki dispozitat pozitive të përmbajtura në Dokumentin e Novi Sadit, në nismën për ndërlidhje më të mirë të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e parë të mbajtur më 10 tetor në Novi Sad, Zaev, Vupiq dhe Rama nënshkruan Deklaratë me qëllime për vendosje të Nismës për bashkëpunim rajonal, si mënyrë për krijimin e parakushteve për realizim të katër lirive të pranueshme në mënyrë të ndërsjelltë të lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Takimi i ardhshëm për “shengenin e vogël” ështlë planifikuar të mbahet muajin e ardhsëml në Durrës.

Continue Reading

Kosovë

Ushtruan dhunë ndaj një femre, arrestohen tre persona

Published

on

By

Ushtruan dhunë ndaj një femre, arrestohen tre persona
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë arrestuar tre të dyshuar në Obiliq, dy meshkuj dhe një femër, pasi që dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare.

Sipas raportit, viktima është dërguar në strehimore.

Të dyshuarit pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Kosovë

Kurti synon që brenda mandatit t’u sigurohet banim i përballueshëm 4 mijë familjeve

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur premtimin e tij të fushatës për ndihmë për banim social. Ai ka thënë se brenda mandatit, Qeveria synon t’ua mundësojë banimin e përballueshëm katër mijë familjeve me programin për banim social.

Deklarata e Kurtit dhe prezantimi i koncept-propozimit për Programin e Banimit Adekuat Social për Kosovë u bënë në tryezën për Programin e banimit adekuat social.

Kurti ka thënë se janë dy skema që do t’ua mundësojnë familjeve përfituese të bëhen me banesa. Njëra është për familjet që mund të paguajnë këste nga 120 euro për 120 muaj dhe tjetra për 150 euro për maksimalisht 150 muaj.

Ai ka thënë se kostoja vjetore e këtij projekti është rreth 22 milionë euro. Ka thënë se shuma gradualisht do t’i kthehet institucionit që parashihet të themelohet dhe ngarkohet me zbatimin e projektit.

Në fjalimin e tij, Kurti është ankuar se shumë komplekse banesore të ndërtuara viteve të fundit kanë mbetur në përqindje të madhe të pashfrytëzueshme.

“Ne kemi shumë banesa të ndërtuara dhe njëkohësisht edhe shumë familje në nevojë për strehim. Banesat private janë të papërballueshme për një përqindje të lartë të popullsisë, ndërsa vetëm 0.3% e banesave ekzistuese janë banesa sociale. Sipas statistikave, kërkesat për banim social shkojnë në mbi 9.000 njësi banesore shtesë, të cilat aktualisht as niveli qendror e as niveli lokal nuk i ka në dispozicion. Ndërtesat dhe infrastruktura e ndërtuar ndër vite nuk kanë adresuar siç duhet nevojat e shoqërisë”, ka thënë Kurti teksa ka shtuar se tashmë ka ndarje në lagje të zhvilluara e të mbyllura, të ndara nga familjet me të ardhura të ulëta.

Ai ka thënë se programet komunale kanë kontribuar në promovimin e “segregimit social”.

“Në njësitë ekzistuese banesore duhet të intervenohet, që të përmirësohen kushtet e banimit, të revitalizohen dhe të kthehen në zona, jo vetëm të banueshme, por zona që ofrojnë zhvillim personal dhe profesional të banorëve, ashtu që të destigmatizohen dhe degetoizohen. Këto programe komunale të banimit nuk e kanë konsideruar as shkallën e as natyrën e krizës dhe madje as nevojën për veprim urgjent. Për këtë, nevojitet qasje e re ndaj banimit social dhe për zhvillimin e qëndrueshëm urban. Qeveria është duke punuar në këtë drejtim dhe programin e banimit social e kemi përfshirë në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. Brenda mandatit, ne synojmë të krijojmë programin për banim social, si dhe të mundësojmë banim të përballueshëm për 4 mijë familje. Kjo do të arrihet përmes skemës ‘120×120’ dhe ‘150×150’, ku familjet përfituese do të bëhen pronarë të banesave me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove maksimumi dhe për një periudhë kohore prej jo më shumë se 120, përkatësisht 150 muajve. Kostoja vjetore e këtij projekti është rreth 22 milionë euro, mirëpo kjo shumë gradualisht i kthehet institucionit, i cili do të themelohet dhe ngarkohet me implementimin e projektit”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se tashmë ka pasur diskutime për studimin e fizibilitetit për këtë program.

“Është detyrë e jona që në një të ardhme të afërt të krijojmë mundësi për çdo qytetar që ka nevojë, të ketë qasje në shtëpi të sigurt e me cilësi të mirë, me kushtet për jetë të dinjitetshme, zhvillim personal e profesional. Përtej sigurimit të infrastrukturës fizike, programi i banimit do të përcaktojë edhe rrugën tonë të përbashkët drejt qëndrueshmërisë shoqërore, ekonomike dhe mjedisore”, ka deklaruar më tej ai.

Continue Reading

Kosovë

Kosovë: Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për viktimat e holokaustit

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën me një minutë heshtje në nderim të viktimave të holokaustit.

Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha se me një minutë heshtje nderojnë 6 milionë viktima që humbën jetën në kampin famëkeq Auschwitzh.

Ndryshe, më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit.

Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.

Continue Reading

Aktuale