Connect with us

Kosovë

‘Shengeni i Vogël’ dhe reagimet në Kosovë e Shqipëri

Published

on

Liderët e Ballkanit Perëndimor, dje në Ohër kanë rreth përparësive të iniciativës për vendosjen e një bashkëpunimi më intensiv ekonomik, që nënkupton lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave. Mirëpo, ky takim dhe ideja e krijimi të një mini-‘Shengeni Ballkanik’ ka nxitur edhe reagime dhe është kundërshtuar fuqishëm nga krerë shtetërorë dhe liderë politikë në Kosovë dhe në Shqipëri, përcjell in7.

Kështu, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më herët përmes rrjetit social Facebook, kishte thanë se pavarësisht se kishte marrë ftesë për këtë takim, ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim për shkak të, siç ka shkruar ai, anashkalimit që i është bërë Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad me nismën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Krijimin e një “Mini-Shengeni” e ka kundërshtuar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas tij, kjo çon në krijimin e një “Mini-Jugosllavie”.

Reagime të rrepta ndaj këtij projekti ka pasur edhe nga politikanë e deputetë të tjerë në Kosovës.

Zëvendësministri në largim i Mbrojtjes dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, idenë e Unionit ballkanik (Mini-Shengenit), e ka quajtur një kurth të Serbisë pro-ruse, ndërsa mos pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Ohrit e konsideron një argument të mjaftueshëm që Shqipëria të mos jetë pjesë e kësaj ideje.

Ndërsa, në Shqipëri, më i zëshmi në reagimet ndaj kësaj ideje ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se projekti i nisur nga Edi Rama dhe Alesksandar Vuçiq ka për qëllim të izolojë edhe më shumë Kosovën, ta defaktorizojë ekonomikisht dhe ta dobësojë në marrëveshjen finale me Serbinë.

Ai ka thënë se ide të tilla të faktorizimit të Serbisë karshi Kosovës datojnë nga pushteti i Enver Hoxhës, i cili kishte nisur bashkëpunimin me diktatorin jugosllav Tito.

Kurse, lideri i demokratëve në Shqipëri, Lulëzim Basha, ka thënë se nuk është propaganda e Ramës zgjidhja për të nxjerrë nga kriza e thellë Shqipërinë.

Në takimin e Ohrit kanë marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja malazeze e Ekonomisë, Dragica Sekuliq.

Por, përfaqësuesi i Bosnjës ka thënë se vendi i tij ende nuk ka një vendim nëse do t’i bashkëngjitet ose jo nismës së Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Mali i Zi./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjinden në trup rreth dy kilogram drogë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se pasditen e sotme në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është kapur një person i cili ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin. Gjatë kontrolleve tek i njëjti person, policia ka gjetur substanca të cilat dyshohet se kanë përmbajtje narkotike.

“Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën Ekzodi99 në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga RKS në R. e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjate legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë)”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kosovë

Qytetari: O bre ja honksha zemrën Albinit, se pak e ka shtrenjtu rrymën sa është dashtë, shumë bre e du (Video)

Published

on

Vendimi i Qeverisë për rritje të rrymës duket se ka gjetur mirëkuptim tek disa prej qytetarëve. Një person ka thënë se rryma ka është dashur të shtrenjtohet më shumë dhe ka shtuar se e do shumë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Një qytetar ka thënë se është bërë shumë mirë kur është pyetur për vendimin për shtrenjtim të rrymës.

“Pak e ka shterju duhet ma shumë. Po kqyrin mu nxjerr. Ska aty. Shumë e respektoj dhe e du Kurtin shumë që i ka shti në burg. E arsyeshme, e paarsyeshme. Pak ka shti në burg se kanë vjedh që 20 vjet. Edhe me mi qit këto fjalë. Cili televizion jeni. Me mi qit edhe me thonë shumë mirë se e dua shumë dhe e respektoj shumë. O ja hongsha zemrën”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Kjo është deklarata e plotë e tij:

Continue Reading

Kosovë

Vjosa Osmani: Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur sot publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International, sipas së cilës Kosova ka shënuar ngritje prej 17 pozitave.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se kjo paraqet ngritjen më të lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit.

“Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese. Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International – ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit. Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit”, shkruan Osmani.

Continue Reading

Aktuale