Connect with us

Kolumna

Serbofilia shqiptare në sulm

Published

on

Shkruan, Hysamedin FERAJ

 

Edi Rama, kryeministri i shtetit të Shqipërisë londineze, është vënë në krye të sulmit serbofil kundër shqiptarëve, si komb dhe si shtete. Ndërkaq e vetmja gjë që e lidh Edi Ramën me Rilindjen shqiptare është se rilindësit qysh atëherë e emërtuan Edi Ramën “serbofil”, saje emërtimit “serbofil” të politikës shqiptare si kjo e tij dhe të politikanëve shqiptar si ky. Prandaj Edi Rama është veçse personifikimi i sotëm i kësaj tradite të gjatë serbofile shqiptare. Sepse, fatkeqësisht, mbas shpalljes së pavarësisë së këtij shteti e deri sot, pjesa më e madhe e kryeministrave të Shqipërsië janë drejtuar e kanë qeverisur sipas nacional-shovinizmave serb dhe grek, siç u formuluan ata në shekullin XIX e këtej.
Në fund, rezultojnë njësoj:
– Miqësia dhe renditja e Esat Pashë Toptanit në krahun e serbëve gjatë Luftës së Parë Botërore dhe nxjerrja prej tij e Shqipërisë në bllokun e popujve që e fituan atë luftë;
– Flirtimi fillestar i Ahmet Zogut me kryeminstrin e Serbisë Nikolla Pashiqin, të cilit ai nuk mundi t’i shpëtoi më as me ndihmën e Italisë së Musolinit;
– Vendosja në krye nga serbët e malazezët e Enver Hoxhës, i cili, njësoj si Toptani, e nxori Shqipërinë në radhën e shteteve që e fituan luftën dhe, ndryshe prej atij, e sundoi vendin për mbi katër dekada.
Prandaj: “shih fundin”!
Në fund, me të gjithë kryeministrat e presidentët, shteti dhe kombi shqiptar dolën të coptuar, më të prapambeturit në Europë, të zhytur në mjerim ekonomik dhe në mjerim moral e kulturor, atëherë e deri sot. Dolën si skandal në botë!
Kohët e fundit Edi Rama u detyrua ta intensifikojë politikën e tij në mbështetje të nacionalizmit serb të udhëhequr nga kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, sepse ky u ndje në vështirësi me ardhjen në qeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe zgjedhjen e Albin Kurtit për kryeministër të Kosovës.
Në këtë situatë Vuçiqi e intensifikojë realizimin e projektit pansllavist të minstrit carist rus, Çartorski, për mbledhjen e popujve sllavë në një konfederatë a federatë të përbashkët ballkanike, nën instruksionin carist. Në këtë situatë sulmit i erdhi në ndihmë Edi Rama. Shumë udhëheqës të Shqipërisë londineze edhe më parë e kanë mbështetur idenë e federatës ballkanike, përkatësisht serbofilët me sllavët, grekofilët me grekët. Minishengeni i sotëm është veçse përpjekja për realizimin e sotëm të projektit pansllav të federatës ballkanike.
Ndoshta banorëve brenda këtij shteti shqiptar londinez nuk iu ka shkuar mendja se rryma serbofile e grekofile, të cilën përherë e kanë vënë në krye të shtetit, iu ka sjellë gjendjen e mjeruar për të cilën ankohen me fjalë. Sepse iu është kallur në tru mendimi se nën shtypjen e nacionalizmave serb e grekë vuajnë vetëm shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë londineze dhe, me raste ose një pjesë e vogël përherë, kanë ndjerë dhembshuri. Por nuk e kanë zhvilluar mendjen deri në ndriçimin se vetë po aq shumë kanë vuajtur nën sundimin e nacionalizmave serbë, përkatësisht grekë, të cilët kanë qeverisur prej pavarësisë e deri sot në Shqipëri, të zgjedhur ose të mbështetur në shumicë nga po banorët e Shqipërisë!
Edhe sot, banorët në këtë Shqipëri në shumicë vendosin të ndahen e të bashkohen sipas pyetjes me kë je, ose supozimit të tyre se me kë është dikush: me Esatin, me Zogun (Legalitetin, Ballin), me Enverin? Mendja iu është ushtruar të ndërtojnë gjykime me konceptet ideologjikë: “liberal”/ “komunist” dhe shoqëruesi e tyre “i/e djathtë”, i/e majtë”, “ekonomi e tregut”, “ekonomi i planifikuar nga shteti”, luftë “e fshatarësisë kundër çifligarëve”, “e proletariatit kundër borgjezisë kapitaliste, e madhe apo mikroborgjeze”. Prandaj shqiptarët në Shqipërinë londineze kanë “luftuar” me njëri-tjetrin e kundër njëri-tjetrit për ndryshimin e formës së regjimit politik: nga principatë në republikë parlamentare, në monarki, në republikë popullor e socialiste, prap në republikë parlamentare; kanë luftuar me e kundër njëri-tjetrit për ndryshimin e sistemit ekonomik: nga ekonomi feudale në ekonomi tregu, në ekonomi të planifikuar prej shtetit, prapë në ekonomi tregu. Në fund: siç ankohen, kanë mbetur më të prapambeturit ekonomikisht e më të mjeruarit moralisht dhe politikisht, në Europë dhe në rajon!
Prandaj: shih fundin! Sidomos për periudhat që tashmë e kanë fundin.
Mirëpo, për t’iu shmangur shikimit të fundit, banorët në Shqipëri kanë shpikur strategjinë e heqjes dorë nga shikimi i rezultatit të përgjithshëm (summa summum) duke u fshehur pas momenteve të përveçëm. Secili, sipas regjimit të kaluar që mbështetë sot, e detyron veten e tjetrin të mbyllet brenda kllapave të rezultateve të përveçëm, e zëmë “e mbrojti Shkodrën kur asnjë prej të tjerëve nuk e ndihmoi”, “vuri themelet ligjor të shtetit”, “zhduku analfabetizmin, elektrifikoi vendin, e nxori gruan në jetën shoqërore, “na nxori në kampin e popujve që fituan luftën botërore”, “e përmbysi komunizmin”, “i dha fund regjimit autoritar” të këtij e atij. Mirëpo nuk e kanë zhvilluar mendim as aq sa jep aritmetika bazë që mësohet në shkollën fillore: brenda kllapave të gjithë numrat mund të jenë pozitivë e të mblidhen grumbull njëri me tjetrin, megjithatë nëse kanë një minus në krye, para kllapave, atëherë rezultati përherë del negativ: – (1+1+1+1+1) = – 4. Ashtu si rezultati i gjithfarë regjimesh e individësh “pozitivë” të deritashëm. Prandaj ky minus në krye të kllapave, domethënë të shtetit, është i vetmi konstant përballë gjithë variablave ideologjikë, ekonomikë e socialë.
Mbas dështimit të shpjegimit e të kuptimit të këtij rezultati me variabla të atillë socio-ekonomikë, banorët e këtij vendi kanë shpikur psikologjinë, shpjegimin psikologjik dhe prandaj edhe më të dobët të atij rezultati: konstanti negativ ka qenë “çmenduaria” e drejtuesve, etja psikologjike e tyre për pushtet e pasuri personale. Ky shpjegim sigurisht i çliron të gjithë qeveritarët nga përgjegjësia, prej fillimit të shtetit shqiptar e deri sot, por hedh dyshim në shëndetin mendor masiv dhe mbi aftësinë e banorëve të këtij vendi për të menduar drejt politikisht, të cilët konstant paskan mbështetur e vënë në krye të vendit (para kllapave) individë të çmendur e të sëmurë psikikë! Por problemi më i madh i këtij “argumentimi” është heqja dorë nga shpjegimi i politikes me esencën e vetë, me variabla politikë, siç janë ideologjitë politike a projektet politikë, dhe përpjekja për ta shpjeguar politikën vetëm me variabla jashtë-politikë. Megjithatë kjo heqje dorë ka qenë e detyrueshme, sepse ata variabla, siç u tha më lart, janë ndërruar vazhdimisht dhe rezultati i fundit prapëseprapë ka qenë negativ.
E tani një konstant ka mbetur pa u marrë parasysh nga banorët e këtij vendi, ndonëse ka qenë evident: nga pavarësia e shtetit shqiptar e deri sot Shqipëria është qeverisur, herë më pak e herë më shumë, sipas mendimit dhe projektit nacionalist të nacionalizmave serbë e grekë. Ky konstant shpjegon pse ndërrimi i variablave të tjerë nuk ka dhënë rezultat pozitiv: duke mos qenë vetë ideologji, nacionalizmi mundet të shoqëroj e të veproj si sfond (transhendental) i të gjitha ideologjive të tjera. Prandaj nacionalizmat serb dhe grekë kanë mundur të shoqërojnë e të veprojnë si sfond i të gjitha ideologjive shqiptare, qofshin të djathta, qofshin të majta. Prandaj shqiptarët në këtë Shqipëri janë sunduar po aq sa ata jashtë kësaj Shqipërie nga nacional-shovinizmat serbë dhe grekë. Ndërsa arritja më e madhe e këtyre ka qenë bindja e shqiptarëve të kësaj Shqipëri se mbas pavarësisë nuk janë sunduar e nuk sundohen edhe sot nga nacional-shovinizmat serbë e grekë, njëlloj si ata jashtë kësaj Shqipërie. Lëvizja e Ramës nga “federata ballkanike” te “Shengeni Ballkanik” është veçse një prej manifestimeve të këtij konstanti të qëndrimit të qeveritarëve shqiptarë në projektet nacionalistë të fqinjëve sllavë e grekë.
E tani, një konstant tjetër i mirëfilltë politik, por që shpërfillet nga banorët e kësaj Shqipërie dhe nuk merret parasysh për kuptimin e politikës së jetuar është se kanë dhe janë komb shqiptar, pjesë e tij. Ky fakt e përcakton sjelljen ndaj vetes dhe të të tjerëve ndaj tyre. Se ky fakt megjithatë është i konstatuar nga banorët e kësaj Shqipërie dëshmojnë përpjekjet për fshehjen e tij: të frikësuar nga nacionalizmat sllavë e grekë janë përpjekur ta fshehin të qenit shqiptar me shpërbërjen dhe anëtarsimin e vetes nën ombrella universaliste si “të djathtë”, “të majtë”, “komunistë”, ose nëpër shtresa sociale “tregtarë”, “proletarë”, “borgjezë”, “internacionalistë”, “artistë”, ose nëpër gjeografi “ne mesdhetarët”, “ne ballkanasit”, ose nëpër fe, etj. Mirëpo faktet si faktet: nuk i ndryshon vetë-emërtimi thjesht subjektiv, i përcaktuar nga ndjenja subjektive e frikës me u përballë me qenien e vetë dhe me e marrë përsipër ekzistencën e qenies së vetë në botë. Në fund të fundit, nuk ka asnjë truall gjuhësor me aq fuqi metafizik sa të garantojë që emërtimeve të atillë, si subjekt, nuk mund t’iu lidhet “shqiptar”, si predikat: “komunistët shqiptarë”, “artistët shqiptarë”, “monarkistët shqiptarë”, “serbofilët shqiptarë”, “panballkanistët shqiptarë”, etj. Prandaj kjo përpjekje për mashtrim mashtron veç banorët e kësaj Shqipërie dhe vetëm sepse frika nga nacionalizmat fqinjë i shtynë ta pranojnë si iluzion se mos shpëtojnë prej tyre, por nuk i mashtron nacionalizmat fqinjë sepse, sigurisht, këta nuk e kanë të njëjtën frikë, domethënë frikën nga… vetja! Në këtë Shqipëri banorët nuk shëptojnë nga sundimi konstant prej nacionalizmave serbë e grekë duke u fshehur as duke jetuar fshehurazi në botë, por duke u përballë me frikën e vetë e duke e mposhtur atë, duke u përballë me nacionalizmat serbë e grekë dhe duke marrë përsipër realizimin e qenies së vetë singulare në botë, teksa në partikularitetin e vet e realizon çka është universali njerëzor. Në fund të fundit “shqiptar” del si substancë singulare, sepse nuk mund të predikohet për asnjë tjetër, ndërsa cilësitë e tjera janë të predikueshme për të, dhe pra josubstanciale. Sa kaq, thotë se cilësitë nuk mund të realizohen pa realizimin e substancës, instanca të së cilës janë ato cilësi.
Duhet kjo vendosje në vetveten, kjo Vetëvendosje në kombin shqiptar dhe njohja e projekteve nacionalë-shoviniste serbe e greke që Edi Rama të mund të shihet në përcaktimin e tij sa serbofil aq dhe grekofil, përsa ata dy nacionalizma pajtohen në projektet e tyre. Të dy nacionalizmat pajtohen, sepse është në logjiën e tyre, për krijimin e një kordoni që rrethon Kosovën, që shtrihet nga Beogradi në Athinë dhe që e vendos shtetin e Shqipërsië kundë shtetit të Kosovës duke i futur në konfliket dy shtetet shqiptarë.
Është në logjikën e nacionalizmit serb:
Të pranojë “pavarësinë e Kosovës” me shpresën se do të mbetet aq shtet i dobët sa një ditë, në rrethana më të përshtatshme, të mundet ta rikthejë brenda Serbisë. Prandaj është e gatshme të mbrojë dhe po mbron flamurin e Kosovës, himnin e Kosovës, madje kushtetutën e Kosovës (domethënë planin e Aahtisarit, që dikur gabimisht e kishte kundërshtuar);
Të jetë kundër që konflikti ndërmjet Serbisë e Kosovës të mbetet “konflikt i ngrirë” dhe të theksojë dëmet që sjellë për stabiltetin në rajon, sepse me këtë do të heq nga mendja e kujtdo se burimi i destabilizimeve në rajon është “çështja e ngrirë shqiptare”, “ngrirja e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë”;
Të pranojë dy shtete shqiptare, me shpresën se i futë në konflikt dhe e bën të pamundur bashkimin e tyre, siç po vepron Rama duke e paraqitur Kosovën si shtet i dështuar, njëlloj siç thotë propaganda serbo-ruse, dhe duke nxitur reagimin kundër jo vetëm të Isa Mustafës por deri edhe të Hashim Thaçit.
Të krijojë një hark rreth Kosovës, hark që shtrihet nga Beogradi, kalon nëpër Shkup e Tiranë dhe arrin në Athinë, një “federatë ballkanike” që emërtohet “Shengen ballkanik”.
Në të gjitha këto qëndrime të nacionalizmit serb duket pjesëmarrja e vendsour e Edi Ramës. Prandaj, ai është qartas “serbofil” shqiptar, sipas kuptimit që i dhanë rilindasit: i udhëhequr nga mendimi nacionalist fqinjë, edhe sikur në ndjenjat subjektive të mos jetë i dashuruar me serbët.
Po të njiheshin nacionalizmat serbë e grek nuk do të ishte vështirë të kuptohej anëtarësimi i kryeminstrit aktual të kësaj Shqipërie në projektet e tyre dhe qeverisjen e Shqipërisë sipas tyre. Por që të kuptohen këto, më parë duhet që banorët e kësaj Shqipërie të Vetëvendosen aty ku i ka vendosë destini: në kombin shqiptar dhe projektet e vetë autentikë që dalin nga qenia shqiptarë. Përndryshe do të vazhdojnë të sundohen nga nacionalizmat fqinjë dhe të këndojnë referenin: jemi më të prapambeturit në Europë e madje në rajon! Sepse as nacionalizmi serb, as nacionalizmi grek, për rrjedhojë as Edi Rama, nuk përmbajnë në projektet e tyre zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë londineze, por përdorimin e saj kundër vetes së saj dhe shqiptarëve të tjerë.

Continue Reading

Kolumna

Një teatër profesional për aktorët shqiptarë

Published

on

By

Letër nga Kumanova

NJË TEATËR PROFESIONAL PËR AKTORËT SHQIPTARË

Zona e Kumanovës gjithnjë është vlerësuar si “djep” i aktorëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, prej nga kanë dalë artistë të përkryer. Dashuria për skenat teatrale është kultivuar ndër breza dhe sot kemi një numër aktorësh nga kjo zonë, të cilët lirisht mund të përbëjnë një trupë teatrale shumë solide. Aktualisht, aktorët shqiptarë nga rrethi i Kumanovës talentin dhe punën e tyre këmbëngulëse prej aktori e shprehin përmes “Njësisë organizative teatrale shqiptare në kuadër të Shtëpisë për Kulturë të Kumanovës”! Pra, jo sektor, aq më pak institucion më vete, por një shprehje “unikate në botë” sa për t’u tallur me artistët shqiptarë! Njësi organizative teatrale!

Ky emërtim i përçudshëm tashmë është “institucionalizuar”, i përkrahur nga partitë tona dhe i subvencionuar me dy-tri premierë në vit nga Ministria e Kulturës! Dhe kështu është absorbuar çdo pakënaqësi dhe kërkesë e artdashësve, është neutralizuar çdo përpjekje kombëtare për një institucion nacional të mirëfilltë, është paralizuar çdo “kërkesë nacionaliste” që do ta brengoste “pronarin”- komunitetin maqedonas të kulturës (një shqetësim më pak për ”pronarin e kulturës” nga “nacionalizmi shqiptar”)!

Duhet të nënvizohet se angazhimet e para për një teatër shqiptar në Kumanovë kanë qenë shumë serioze, me një elaborat që ka zbërthyer të gjitha nevojat profesionale dhe kulturore të shqiptarëve të kësaj ane! Partitë politike shqiptare, me qëllim që mos ta mbështesin për muri partnerin qeveritar maqedonas (sepse mund të hidhërohet elektorati i tyre), kanë parapëlqyer më tepër që të “hidhërohen” me artistët shqiptarë, t’i ofendojnë ata me një “institucion fiktiv”, ku mund ta shprehin gjithë talentin e tyre.

A mbrohet në këtë mënyrë identiteti kulturor kombëtar?! Pse aktorëve të mrekullueshëm kumanovarë t’u ofrohet një “njësi teatrale” dhe jo një institucion nacional: Teatri Shqiptar në Kumanovë! Në këtë qytet funksionojnë dy institucione nacionale maqedonase: Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” dhe Institucioni Nacional “Muzeu”! Pse mos të themelohet dhe të funksionojë edhe një institucion nacional, Teatri Shqiptar i Kumanovës, me emër, për shembull, “Sefedin Nuredini”?

Potenciali kadrovik ekziston dhe është ndër më të fuqishmit në vend, potenciali financiar ekziston, sepse shqiptarët e këtij qyteti paguajnë taksa të majme, nevoja komunitare ekziston, sepse shqiptarët, publiku artdashës dëshiron që të ketë një institucion që do t’i nderojë dhe që do t’ua respektojë tërë atë angazhim që shqiptarët e këtushëm e kanë bërë për teatrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Mundi, angazhimi dhe dëshira e shqiptarëve të Maqedonisë është përtej një “njësie teatrale” si seksion në kuadër të një shtëpie të kulturës! Mbase, partitë tona edhe ia kanë dalë që në këtë njësi organizative të ketë të punësuar profesionalë me rroga aktori! Por, aktorit shqiptar nuk i intereson as punësimi e as rroga, por ekzistimi i një Institucioni Nacional Shqiptar!

Janë miratuar e hedhur mbi 500 milionë dollarë, janë miratuar edhe me pëlqimi e partnerëve shqiptarë të koalicioneve qeveritare! Këto para janë shpenzuar për anije idiotike, për luana e dema, për shelgje në lumë e për ura me skulptura nga kultura dhe religjioni ortodoks maqedonas! Pse mos të arrihet edhe një konsensus qeveritar për një buxhet prej 5-6 mlionë dollarë (aq sa kanë kushtuar dy-tri përmendore të cubave maqedonas) për ta ndërtuar një objekt të denjë teatral për aktorët dhe teatër-dashësit shqiptarë të Kumanovës! Apo, këta “të shkretë” akoma nuk janë bërë për teatër, sepse edhe më tej nuk e kanë të rregulluar sistemin e kanalizimit, ujësjellësit, rrugët, ndriçimin publik… Jemi në rrugë e sipër, na duhet vetëm të na mandatoni edhe një herë, edhe një herë, edhe një herë… – do të thoshin “politikanët” tanë! Një shfaqje kjo tragjiko-komike si shumë e gjatë (gati e amshueshme!) ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut!/HEJZA/

Continue Reading

Kolumna

Artikuluesi artistik i rrenës

Published

on

Është prej mëkateve të mëdha që mos të reagoshë pas rrenës publike! Në një intervistë të botuar në albumin e vet personal, “Hëna e Re”, Shaqir Fetai, veç tjerash, flet edhe për “punët me prioritet” të tij me t’u instaluar partiakisht në krye të BFI-së

Nga Mr. Eset Shaqiri

Po cilat paskan qenë ato “punë me prioritet”?! Nuk ka asnjë punë! Sepse, aksioni politik për komplot dhe puç ishte aq i furishëm sa, si një tërmet fatal i cili as sot e kësaj dite nuk ofron mundësi për sanim të pasojave dhe për adresim të prioriteteve që i ka BFI-ja e Shaqir Fetait!

Nuk ka qenie e gjallë në Maqedoninë e Veriut që nuk e di se si rodhi procesi i instalimt të Shaqir Fetait në krye të BFI-së! Dhe, çuditërtisht, “reisi” i instaluar dhunshëm na paska ardhur në kohën kur Kovid 19 e paska arritur kulmin e përhapjes së vet! Shaqir Fetai nuk paska pasur mundësi të mendojë në punë të tjera, sepse para vetes “paska pasur” masa që OBSH-ja i paska “nxjerrur” që ky ta luftojë pandeminë! A nuk është kjo një përpjekje qyqare e Shaqir Fetait për ta kamufluar paaftësinë e tij totale për t’i prirur një organizate aq të madhe siç është BFI-ja! A nuk është një përpjekje perfide e tij për ta fshehur revoltën e popullit dhe gatishmërinë unanime për ta bojkotuar një BFI të kontrolluar nga vegla të pushtetit anntiislam dhe nga militantët partiakë! OSHB-ja e paska ngarkuar Shaqir Fetain me masa kundër epidemisë?! OSHB-ja dhe Shaqir Fetai! I sëmurë për t’i dhënë vetes peshë! Madje aq mirë i paska respektuar këto masa sa paska arritur që në botë të dëshmojë se cila është “fuqia ndikuese” e BFI-së?

Së pari, OSHB-ja ka rekomanduar masa për çdo ministri shëndetësore në botë, apo për çdo komision shtetëror të formuuar enkas për ta luftuar përhapjen e kësaj pandemie! Tutje, Komisioni shtetëror me në krye ministrin e shëndetësisë, i ka ngarkuar të gjitha institucionet dhe organzatat e vendit që t’i zbatojnë ato rekomandime. Pra, BFI-ja, si të gjitha të tjerat, kanë qenë të obliguara që t’i zbatojnë rekomandimet e këtij Komisioni të cilat ishin të bazuara në rekomandimet e OBSH-së, dhe, së këndejmi, të pushojë Shaqir Fetai duke u lavdëruar lidhur me këtë pandemi, e cila desh e mbyti vetë atë kurse i mori jetë edhe bashkëmendimtarëve të vet! Asnjë nga komunitetet fetare në vend nuk ka raportuar se ka pasur nëpunës të infektuar apo të vdekur nga kjo pandemi. Në BFI-në e Shaqir Fetait ka vluar!

Së dyti, kur u instalua Shaqir Fetai, nuk ishte kulmi, por situata ishte zbutur, ndaj dhe u lejua falja e namazit në xhemat pasi, për herë të parë në historinë e myslimanëve të vendit, ishte ndaluar gati një vit më parë, kur epidemia po përhapej me përmasa shumë tragjike. Kur u instalua Shaqir Fetai në fuqi ishte falja e namazit në xhemat me distancë! Kontributi i Shaqir Fetait ishte zero, ndërkohë që kontributi paraprak ishte konkret! Ish-reisi i tij i kishte pranuar të gjitha masat e Komisionit shtetëror për menaxhim me këtë pandemi, ndërsa kishte nisur edhe aksionin e donimit të mijëra maskave për institucione të ndryshme të vendit. Ky po që është kontribut!

Së treti, nuk është e vërtetë se kjo pandemi e paskësh rrezikuar financiarish BFI-në! Sepse, prezenca e përditshme e xhematit në xhami nuk gjeneron kurrfarë të ardhurash për BFI-në, të paktën nuk do të duhej! Ai u instalua në kohën kur fitri ishte paguar në BFI, por në masë të madhe edhe zeqati! Veç kësaj, ish-reisi i Shaqir Fetait, kishte këmbëngulur që edhe BFI-ja të përfshihej në buxhetet shtetërore të krijuar për lehtësimin e krizave financiare si pasojë e pandemisë. Madje ishte kërcënuar me padëgjueshmëri qytetare, gjë që i kushtoi duke u eliminuar poitikisht dhe zëvendësuar partiakisht me Shaqir Fetain! Në fund, përflitet se kërkesa e ish-reisit që të paguhen me rroga edhe imamët e vendit, u realizu duke u derdhur në xhirollogarinë e BFI-së së Shaqir Fetait mijëra euro, të cilat “efendiu” në fjalë i përdori për ta blerë pakënaqësinë reale duke ua ngritur rrogat disa strukturave të BFI-së. Veç kësaj, u realizu denacionalizimi i disa pronave të Vakëfit, të cilat, u këmbyen në letra me vlerë! Kjo ndikoi që buxheti në BFI të rritet dhe jo se pati ndonjë “aksion gjithëpopullor” për të shprehur kënaqësinë që u instalua në krye të BFI-së Shaqir Fetai. Një interpretim autentik i vakëfit do të konkludonte se sjellja e Shaqir Fetait në raport me Vakëfin është pa dyshim, sjellje e mëkatshme! Vakëfi nuk është lënë që një ditë ta tjetërsojë Shaqir Fetai, duke “e shitur” dhe duke krijuar buxhet për rroga! Vakëfi mund të tjetërsohet e të shitet, por ekskluzivisht për të siguruar të njëjtin vakëf apo edhe për ta shtuar! Të parët tanë nuk e lanë pasurinë e tyre që një ditë Shaqir Fetai të sigurojë rrogë të pamerituar për veten e tij dhe për bashkëmendimtarët e vet!

Shaqir Fetai duhet të jetë i sinqertë me bashkëpunëtorët e vet dhe i devotshëm para Allahut të Gjithëdishëm! Feja nuk bëhet me para: nëse ka rroga ka fe, nëse nuk ka rroga, nuk ka fe! A ia arriti Shaqir Fetai t’i bindë të gjithë bashëmendimtarët e vet, hoxhallarët e vendit, akademikët që, të japin kontributin maksimal të tyre, pa pagesë, për kultivimin dhe praktikimin e fesë së Zotit edhe në kohën kur gjenden para një sprove të madhe të Zotit Fuqiplotë! Shaqir Fetai kur ishte “profesor” në Medresenë Isa Beu” e di fare mirë se si vinin ndihmat popullore nga tërë vendi. Magazja e saj kurrë nuk ka qenë bosh! Mirëmbajtja e Mdresesë ka qenë ekskluzivisht “barrë” e popullit dhe jo e vakëfit, sepse kur ka nisur kjo vatër mësiomore vakëfi ka qenë pothuajjse i tëri i nacionalizuar dhe i uzurpuar! Tani, në kohën e Shaqir Fetait, duhet të vijnë letrat në vlerë nga vakëfi i tjetërsuar që të zhvillohet jeta fetare, pa pasur paraprakisht kurrfarë raporti publik mbi vlerën e këtyre letrave me vlerë, me të vetmin qëllim që të zhduken gjurmët e korrupsionit, të vjedhjes dhe të tjetërsimit të vakëfit, nga një pasuri islame në rroga të bashkëmendimtarëve të Shaqir Fetait. Një ditë, gjithësesi që do të ketë përgjegjësi morale e penale për çdo centimetër të vakëfit të zhdukur e të shfarosur për të siguruar rroga! Dikush ka varfëruar familjen e vet duke e lënë pronën familjare në interes të islamit, ndërsa sot dikush e shet, e shndërron në rroga, e ha këtë pasuri islame për të kënaqur veten dhe familjen e tyre. Dhe këtë fakt mundohet ta fsheh si “ndërgjejësim të myslimanëve” që kontribuojnë financiarisht për të rritur rroga. Vetëm në BFI-në e Shaqir Ftait sigurohen rrogat duke dëmtuar pronën e përbashkët islame në vend! Turp!

Continue Reading

Kolumna

Pasqyra e hipokritit

Published

on

Shaqir Fetai paska dhënë një intervistë në revistën e tij album personal “Hëna e Re” dhe, këtë intervistë e paska zhvilluar me një “ekip gazetarësh”! Me demek, nuk ekziston gazetar që mund të zhvillojë intervistë me Shaqir Fetain, patjetër duhet të jetë “ekip gazetarësh”

Shkruan Jasir Jashari

Një “ekip gazetarësh” që intervistën e titullojnë me “URTËSIA DHE DURIMI NË VEPRIM JANË VIRTYTËSITË TONA”, dëshmojnë se kanë shkruar një intervistë sa për t’ia bërë qejfin Shaqir Fetait i cili edhe më tej po ngelë në anonimitet (ndryshe, nuk do t’ia gabonin emrin sa herë të përflitet në media)! Për cilën urtësi flet Shaqir Fetai? Për të tijën?! Tashmë e ka dëshmuar “urtësinë” e vet dhe, në tradhëti të ketë urtësi kjo as nuk është parë dhe as nuk është dëgjuar! Shaqir Fetai paska thënë “durim në veprim”?! Në veprim ka maturi, ka sinqeritet, ka ndershmëri e besnikëri, ndërsa durimi është fenomen i cili vie në shprehje para çdo veprimi! Durim do të thotë “sabër” o bilmeza!

Një intervistë e kurdisur, e porositur, një bashkëbisedim sa për mastrubim të trurit të tredhur, tepër shumë subjektive, që na del si një pasqyrë që pasqyron ekskluzivisht hipokritët e tipit të Shaqir Fetait! A guxon të fillojë intervista me Shaqir Fetain me pyetjen “Tashmë i bëtë afër një vit e gjysmë në krye të BFI të RMV. Cilat janë përshtypjet Tuaja si njeri i parë i një institucioni kaq të rëndësishëm?”, ndërkohë që hala nuk është përgjigjur në pyetjet e popullit: cili ishte çmimi i tradhëtisë që ia bëri ish-reisit të vet? Kush ia ofroi skenarin e tradhëtisë, pse e pranoi atë tradhëti? Çka fitoi nga ajo tradhëti! Sa kohë më parë e kishte bluar tradhëtinë? Kush i dha sinjal për tradhëti, sepse, një javë më parë e kishte vlerësuar ish-reisin e vet si “figurë markante…”?

Çka pati nevojë Shaqir Fetai që të jetë “njeri i parë”, ndërkohë që gjithnjë ka qenë në krah të të parit? Çfarë pati nevojë Shaqir Fetai për ta rrëzuar të parin ndërkohë që gjithnjë ishte nën sqetullën e të parit? Pse paska pasur nevojë të jetë “i pari”, ndërkohë që reisi i tij kurrë nuk ka marrur vendime pa pëqlimin e Shaqir Fetait, madje edhe atëherë kur ky propozonte me këmbëngulje që t’i largojë nga puna miqte më të ndershëm të “reisit” që i kishin shërbyer edhe si parzmorë pa zhveshjen e së cilës Shaqir Fetai nuk mund t’ia ngulte thikën të parit të vet!
Shaqir Fetai intervistën e fillon duke e nxjerrë në pah një “vlerë” të tij: ai kurrë nuk po u ankuaka për diçka që nuk e arrinë! Dhe, sipas kësaj fraze (“budallain mos e vet se të kallzon vetë”) tashmë Shaqir Fetai e ka arritur atë që ka dashur, ndërsa tani duhet edhe të ankohet se, kush qenë ata që e detyruan në këtë arritje të turpshme! Të paktën të ankohet se pse e lanë instalacion në krye të BFI-së dhe nuk e viktimizuan duke e torturuar si “Krishtin të pafetë”! Sepse, Shaqir Fetai pa pak viktimizim nuk ka se si ta shpreh pafajësinë e tij në tradhëti!
Tutje, Shaqir Fetai thotë se në fillim paska qenë i frikësuar dhe se paska pritur turbllira të mëdha, porse, falë Zotit gjithçka i paska shkuar sikur të jetë hedhur në mjalt. A thua ku do të bie kur do t’i mbarojë mjalti?!

Natyrisht, Shaqir Fetai ka qenë shumë i vetëdishëm për pasojat pas asaj tradhëtie, ka qenë shumë i vetëdishëm se mund të ketë kundërreaksion pas atij veprimi antiislamik që e ndërmori kundër reisit të tij dhe kundër traditës shekullore të BFI-së se kush mund të jetë në krye të saj! Nuk ishte zgjuarësi e Shaqir Fetait fakti që punët rrodhën qetësisht, porse, zgjuarësi ishte e atyreve që u tradhëtuan dhe që ndëshkimin për tradhëti e komplot ia lanë Vetë Zotit! Hakmarrja njerëzore do ta paraqiste Shaqir Fetain martir, ndërsa hakmarrja nga Zoti – çka do ta paraqesë Shaqir Fetain? Këtë më së miri e di Zoti i Madhërishëm! Mallkimi i Tiij mund të vonojë por, një gjë është e sigurtë – Ai kurrë nuk harron për ta ndëshkuar të pabesin!

Në këtë “rrugëtim suksesi” Shaqir Fetai e paska pasur përkrahjen e “bashkëpnëtorëve tanë”! Të kujt janë këta bashkëpunëtorë? Kush janë “bashkëpunëtorët tanë”? Shaqir Fetai nuk është Instiitucion i shërbimeve për të pasur bashkëpunëtorë! Shaqir Fetai këtë rrugëtim e pati me bashkëpunëtorët e vet që vijnë nga e njëjta guzhinë, nga të njëjtat kanale minjësh, sepse, ndryshe nuk do të mund ta realizonin tradhëtinë dhe komplotin që ia bënë “babait” të tyre, e që assesi nuk po ia dalin ta demantojnë faktin që ishin mercenarë e mision anti-BFI!

Shaqir Fetai mendon se kjo “strategji” e tij paska dhënë rezultate konkrete! Shaqir Fetai shantazhin policor, ndërsimin e shërbimeve sekrete, obligimet dhe detyrat ndaj këtyre shërbimeve – të gjitha këto marifetllëqe i paraqet si “strategji të veten”! Nuk ka strategji në botë, nuk ka fuqi në botë, nuk ka plan në botë, nuk ka ideator në botë që, brenda natës i mbedh bashkëpunëtorët për ta ndërmarrur veprimin e puçit dhe të shantazhit. Këtë mund ta bëjnë vetëm bashkëpunëtorët e shërbimeve të cilët, brenda një sekondi i nënshtrohen urdhërit, madje nëse duhet edhe për ta nërkëmbur edhe nderin familjar.

Shaqir Fetai e përfundon përgjigjen e parë duke thënë se puna e tij qenka transparente! Si mund të jetë konspiraconi punë transparente? Si mund të jetë transparente ikja nga pyetjet objektive? Si mund të jetë trasparente shmangia nga debati ngjashëm siç ik djalli prej temjanit? Shaqir Fetai transparente e ka vetëm rrenën, vetëlavdërimin, heshtjen para tradhëtisë dhe errësimin e misionit të tij.

Continue Reading

Aktuale