Connect with us

Maqedonia e Veriut

Rezultatet e zgjedhjeve në Spanjë mund të ndikojnë në anëtarësimin e RMV-së në NATO

Published

on

Partia Socialiste në pushtet i ka fituar zgjedhjet e katërta në katër vjetët e fundit në Spanjë. Megjithatë, kjo parti ka dështuar të fitojë më shumë se 50 për qind të votave. Partia e së djathtës ekstreme, Vox, u ngjit në vendin e tretë, ndërsa partia “Qytetarët” pësoi humbje të rëndë. Këto rezultate lënë të kuptohet se Spanja mund të përballet përsëri me krizë politike, e cila mund të zgjidhet përmes negociatave të gjata për formimin e qeverisë në një skenë mjaft të përçarë.

Kjo situatë do të ndikojë në anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO, pasi Spanja është vendi i fundit që duhet të ratifikojë në Kuvendin e saj Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Qeveria në Shkup gjatë fundjavës ishte optimiste se Kuvendi i ri spanjoll pas zgjedhjeve mund të mblidhet deri nga fillimi i janarit dhe të miratohet protokolli, megjithatë situate e komplikuar edhe më shumë mund të çojë vendin në zgjedhje të reja, në rast se nuk arrihet kompromis për formimin e Qeverisë.

Duket se qytetarët spanjollë janë të zemëruar dhe të mërzitur nga kriza e vazhdueshme politike pasi pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 6 për qind më e ulët. Në prill kishin votuar 75.5 për qind e spanjollëve me të drejtë vote, ndërsa të dielën votuan 69.9 për qind e tyre.

Fituesi i zgjedhjeve dhe kryeministri i tanishëm tha se synon të formojë një qeveri përparimtare dhe kërkoi nga kundërshtarët politikë që të mos e pengojnë për arritjen e këtij qëllimi, shkruan “The Guardian”.

Continue Reading

Lajme

Kontrabandë me lopë nga Maqedonia Veriore, ka të arrestuar

Published

on

By

Kontrabandë me lopë nga Maqedonia Veriore, ka të arrestuar

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona në Kaçanik, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kontrabanduar lopë, nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Sipas njoftimit, njësitet policore në koordinim me prokurorin dhe me Gjyqtarin e Procedurës Paraprake (GjPP) gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur 5 krerë lopë të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.

Me urdhër të prokurorit kafshët janë konfiskuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Dogana e Kosovës, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.Rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:00 në Glloboqicë të komunës së Kaçanikut.

Continue Reading

Lajme

Më ftohtë në Hanet e Mavrovës, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Published

on

By

Shkup, 19 janar 2022 (MIA) – Më ftohtë në mëngjes në shtet është në Hanet e Mavrovës, ku në orën 07:00 janë matur -12 gradë, si dhe Kodrën e Diellit -11, Berovë -10, Kriva Pallankë – 9. Në Pretor, Manastir dhe Krushevë temperaturat është ulur 8 gradë nën zero, -7 në Tetovë, -6 në Ohër dhe Prilep, -5 në Strumicë dhe Vinicë, -4 në Shkup-Petrovec, -2 në Shtip dhe Demir Kapi, -1 në Shkup – Zajçev Rid dhe 2 gradë në Gjevgjeli.

Në Kodrën e Diellit 32 centimetra borë, në Hanet e Mavrovës 15, shtatë në Krushevë, dhe në Gjurishtë dhe Pozharane pesë centimetra.

Nga mëngjesi në disa pjesë të rajonit të Shkupit fryn erë mesatare, ndërsa në Shtip era e mëngjesit të sotëm arrin shpejtësinë herë pas here deri në 40 kilometra në orë.

DPHM paralajmëroi se paradite do të jetë ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale që pasdite do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore, më e theksuar në drejtim të Povardarit. Temperatura maksimale do të arrijë nga 2 deri në 9 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe paradite ftohtë me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë 7 gradë.

Deri nesër pasdite moti do të jetë stabil dhe i thatë, me temperatura më të ulëta në mëngjes. Valë e lagësht dhe e ftohtë me reshje të borës do të përhapet nga perëndimi në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë ngrica. Të premten gjatë ditës reshjet do të përfundojnë. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore ku kudo do të ketë borë, ndërsa në zonat malore do të ketë rritje. Shtresë më të vogël të borës do të formohet edhe në pjesët tjera, përveç në pjesën e ulët të Luginës së Vardarit.

Continue Reading

Lajme

Besimtarët ortodoksë e festojnë Ujin e Bekuar

Published

on

By

Shkup, 19 janar 2022 (MIA) – Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën e Ujit të Bekuar, e cila shënohet që nga shekulli i dytë. Në këtë ditë, sipas traditës krishtere, Shën Jovani e pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet Uji i Bekuar për shkak të shenjtërimit të madh të ujit të kryer nga kisha në këtë ditë.

Pas ndërprerjes së përkohshme të vitit të kaluar për shkak të pandemisë me Kovid-19, këtë vit vazhdon tradita shekullore e vendosjes së kryqit në ujërat e shenjta.

Manifestimi do të mbahet në urën “Sloboda”, në hotelin “Holidej In”.

Festimi fillon me liturgji festive në tempullin e Lindjes së Shën Mërisë nga ora 9:00. Pas përfundimit të tij, rreth orës 11 do të bëhet liturgji nga tempulli deri tek ura “Slloboda” dhe këtu pas shenjtërimit të ujit të madh të bekuar , pra vetë aktit të shenjtërimit të ujërave, kryqi do të ulet në lumi Vardar.

Në këtë ditë kryqi i shenjtë hidhet në lumenj dhe ai që e kap besohet se pasohet nga lumturia dhe bekimi gjatë gjithë vitit. Kapja e kryqit nënkupton bashkimin e njeriut me Krishtin dhe besohet se me vendosjen e kryqit ujërat bëhen shëruese.

Në vend, në pajtim me Ligjin për festa, Uji i Bekuar është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks

Continue Reading

Aktuale