Connect with us

Lajmet kryesore

Qeveritë ‘Kuislinge’ të Tiranës

Published

on

Shkruan Besnik IMERI

Historia qeveritë kuislinge i lidh me Luftën e Dytë Botërore, dhe bëhet fjalë për ato qeveri që i krijuan pushtuesit nazi-fashistë në vendet që ata pushtuan, për demagogji dhe për të lehtësuar e mbajtur popujt e tyre të nënshtruar.

Ku edhe ne shqiptarët, për të mos mbetur prapa botës, krijuam, kuptohet në mënyrë krijuese dhe në kushte specifike, qeveritë tona kuislinge.

Por unë nuk e kam fjalën për këto qeveri, ku historia në Europë e ka ndarë mirë ‘shapin nga sheqeri’, dhe vetëm ne shqiptarët, si të mbetur prapa dynjallëkut, akoma pas 75 vjetësh merremi me, e ‘lagu se lagu’. Unë e kam fjalën për qeveritë tona të ndritura pas viteve 90-të. Për këto qeveri, të cilat edhe pse vendi i ynë nuk ka qënë nën pushtim, edhe pse janë zgjedhur me votën e lirë të këtij populli; me dëshirën e plotë të tyre dhe kundër interesave politike, ekonomike, sociale, kulturore e kombëtare të atyre që i kanë votuar dhe i votojnë, veprojnë si qeveri kuislinge në shërbim të të huajve dhe në dëm të Shqipërisë. Madje, ngandonjëherë nga zelli i tepërt e tejkalojnë edhe këtë status dhe për të qënë ‘më katolikë se papa’, shfaqen si qeveri pushtuese të vendit dhe popullit të tyre. Në këtë rast, si donkishotë të historisë që janë, dashurinë e kanë hedhur tek Hunët dhe Vandalët dhe veprojnë ndaj popullit dhe vendit të tyre më keq se ata.

Për të hedhur pak dritë në sqarim të kësaj ideje po i japim shembujt rast pas rasti.

Qeveria e parë demokratike pas 1990-ës me idenë e saj të çartur të “terapisë së shokut” (kuptohet përdori terma mjekësorë, pasi shumica e drejtuesve të saj ishin mjek) filloi të shkatërrojë nga themelet ato që shqiptarët e varfër kishin ngritur për 45 vjet. Jo vetëm kaq, por kaq në jerm ishin, sa që Servantesi po të ishte gjallë do ta ndiente veten të turpëruar me Don Kishotin e tij të mesjetës; pasi këta trima, pas qindra vjetësh të Don Kishotit, ishin më të shkarë nga trutë e kokës se sa ai. Me një ‘trimëri’ të rrallë dhe të padëgjuar prishën kanalet kulluese dhe vaditëse,shkatëruan serrat me ngrohje dhe ujitje, prenë deri në rrënjë vreshtat, pemishtet e ullinjve, portokalleve, mandarinave, pjeshkëve, fiqve, mollëve, dardhëve, etj. Shkatërruan fabrikat, uzinat, hekurudhat, telekomunikacionin, kopshtet, çerdhet, shkollat, qëndrat shëndetësore dhe çdo gjë që ishte në shërbim të banorëve të këtij vendi. Shumë persona që nuk i dinë këto histori të shokuar mund të pyesin: Po pse i bënë këto vallë? Çfarë pune u prishnin ato? Përgjigja është e thjeshtë. Luftonin si të droguar komunizmin. Ashtu si demat në Spanjë që i turren çdo sendi me ngjyrë të kuqe; edhe këta, si të fandaksur që ishin, u dukeshin të kuqe dhe komuniste kanalet vaditëse, ndërtesat, godinat, serrat, pemët frutore, makineritë në fabrika dhe uzina, kopshtet, çerdhet dhe shkollat etj etj. Në emër të luftës
kundër komunizmit duhej shkatëruar çdo gjë e ngritur mbi ‘Dhe’ në 45 vjet. Vandalët dhe Hunët e kohëve moderne ju sulën vendit të tyre me një tërbim prej të marrosuri.

Turmave të egërsuara u prinin ‘komandantët’ e politikës të cilët kur ndodheshin para serave, ose vreshtave u thoshin ‘luftëtarëve’ të tyre: I shikoni këto serra dhe vreshta, ato janë komuniste dhe për disa orë çdo gjë ishte rrafshuar me tokën. Ushtria shkatërrimtare vazhdonte ‘luftën’ në fronte të tjera. Por ky shkatërrim total, sikur të kishte rënë bomba atomike, kishte edhe ideollogun e vet, çmenduria e të cilit ja kalonte edhe asaj të Hitlerit. Ai ishte një profesor universiteti, por që në Amerikë, në ‘universitetin’ e grekëve të atjeshëm mbrojti edhe ‘doktoraturën’ për këtë vepër.

Ai doli me teorinë e “terapisë së shokut”, që në gjuhë popullore përkthehej: Çdo gjë të shkojë në nivelin zero. E mjera Shqipëri çfarë hoqi nga këta!

Pas këtij shkatërrimi total të ekonomisë shqiptare filloi një aferë tinzare e vjedhjes së pasurisë kombëtare të mbetur. Xhonglerët politikë në pushtet e quajtën privatizimi kapitalist i ekonomisë, kjo për të mashtruar popullin dhe ndërkombëtarët, por që në fakt ishte një vjedhje dhe grabitje e pasurisë kombëtare, e cila ju shpërnda partiakëve në
pushtet dhe ndjekësve të tyre. Pasi ashtu si në sistemin monist (njëpartiak) ku partiakët gëzonin privilegje kundrejt popullit, edhe tani në pluralizëm (shumëpartiak) ku me fjalë drejtohemi nga shumë parti politike; por në të vërtetë dhe gjatë gjithë kohës jemi sunduar, grabitur dhe varfëruar nga NJË parti e vetme, nga partia që ka marrë pushtetin me votat tona, e cila, kur ka qënë në pushtet, ka vepruar si një klikë pushtuese. Kuptohet që çdo pesë, gjashtë apo tetë vjet, pasi janë ngopur dhe po të vazhdonin të hanin do ta villnin, por edhe të diskredituar në popull, kalojnë me ‘pushime’ për të tretur, sistemuar dhe fshehur atë që kanë grabitur. Por edhe për t’u haruar bëmat e tyre të grabitjes. Vendin e zë tjetri që pret rradhën dhe është i uritur si ujku. Kjo lojë vazhdon për 28 vjet dhe shqiptarët si ata budallenjtë kthejnë kokën, herë në njërën anë dhe herë në anën tjetër. Herë nga kuislingët me gjak blu dhe herë nga kuislingët me gjak mavi. Dhe ata, garipat e politikës, tallen dhe qeshin me njëri tjetrin duke thënë:

“Ashtu ishte loja”. Loja me privatizimet vazhdoi për vite me rradhë, por ai që ishte i pari mori thellat më të majme.
Këto qeveri në vazhdim nga vitet 2000 e këndej, si qeveri antikombëtare dhe antipopullore që ishin dhe janë, pra si qeveri kuislinge, filluan tua shesin Shqipërinë të huajve, pjesë pjesë, copa copa, duke u falur atyre për ‘pesë grosh’ llokmat më të mira. Filluan me naftën, vazhduan me serën e Selenicës, kromin, bakrin dhe me gjithë mineralet e çmuara. U kthyen nga sistemi financiar dhe bankat. I dhanë grekut depozitat e mëdha të naftës. Lejuan grekun që të pushtonte i vetëm të gjithë tregun e telefonisë së lëvizshme pas asnjë konkurent tjetër. E mbushën Shqipërinë me banka greke. I ‘falën’ austriakut Bankën Kombëtare të Kursimeve, të ashtuquajturat në monizëm Arkat e Kursimit, ku shqiptarët kishin të gjitha kursimet e tyre. Pra falën bankën me gjithë klientë, si dhe me një pasuri të madhe. I dhanë turkut Kombinatin metalurgjik. I ‘falën’ turkut Bankën Kombëtare Tregtare me gjithe klientë dhe depozitat tregtare të biznesit, si dhe të popullit. I ‘falën’ turkut Alb-Telekomin me gjithë abonentë. Telekomi shqiptar u
privatizua për 100 milion dollar, ndërkohë që shteti shqiptar siguronte nga ai një fitim neto 25 milion dollarë në vit. Këto para ju hoqën buxhetit, pra ju hoqën shqiptarëve, dhe si kuislingë të vërtetë ja dhanë të huajit. Kështu është vepruar me të gjitha privatizimet dhe konçesionet që ju dhanë të huajve për “një copë bukë”. Kuptohet që bakshishet që futën në xhep kuislingët ishin shumë të majme.

Ka 28 vjet që Shqipëria është nxjerrë në Pazar. Shit ҫdo gjë: minierat, pyjet, HC-et, naftën, kromin, bakrin, telefoninë, aeroportet, bankat, bregdetin, malet, fushat, lumenjtë, përrenjtë, detin, çdo gjë, etj, etj. Ku vemi?!!!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’!
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Së fundmi, të babëziturit që janë në pushtet, në lojën e tyre demagogjike për të grabitur vendin dhe shqiptarët, dhe mbasi mbaruan shitjet, privatizimet, konçesionet, shpikën një lojë të re, atë të PP-ve. Si me thënë, privatët janë “hyzmeqarët” e shtetit.

Shteti, kuptohet i majmur aq shumë sa që nuk lëviz dot, ka nevojë për hyzmeqarë. Por çudia është se këta hyzmeqarë, për të njëjtën punë që kryenin me parë punonjësit e shtetit, paguhen nga shteti, buxheti i shtetit, pra nga xhepat tanë, dhjetë deri në njëzetfish më shumë. Pra ‘hyzmeqari’ merr dhjetëfishin e ‘agait’. Ai që e ka shpikur këtë
lojë duhet të ketë qënë një ‘zog kurve’ dhe rrufjan i sofistikuar.

Por çfarë i ka mbetur shtetit? Pasi të gjitha funksionet e tija ia ka deleguar privatit. Thjesht të “tundë zinxhirin” dhe të na dalin, drekë më drekë dhe darkë më darkë në TV e të na toroisin kokën me paravolira. Mbase do të ishte mirë që edhe ministritë dhe kryeministrinë t’i jepnim me PP, se na u lodhën ministrat dhe kryeministri, e këta
‘fukarenj’ të shplodheshin pak e të bridhnin qytet më qytet dhe fshat më fshat për ‘teferiçë’ e ‘tebdil hava’ me parrullën :

“Ku leh qen e ku del tym, ku ja bën daullja bym”.

Pasi e katandisën shtetin dhe vendin kockë e lëkurë me borxhe deri në fyt, më keq se Rosinanti i Don Kishotit. Pasi ja kanë hipur në shpinë për 28 vjet rresht këtij populli rosinant dhe nuk kanë ndërment t’ia zbresin, këta Don Kishotë të liq dhe të pabesë, duke filluar me “doktor rrumpallën” dhe duke vazhduar me “piktor rrumpallën”, dhe dashtë zoti na i hipën edhe zotëria i ri, që po pret në derë, “7X7=42 rrumpalla”, mjerë ky vend dhe ky popull ku do të qorollepset.

Për të kuptuar se sa e pasur ka qënë Shqipëria para tridhjetë vjetësh dhe çfarë pune gjigande bëri populli shqiptar për 40 vjet, po i drejtohemi një antikomunisti dhe kundërshtari të rreptë të sistemit të kaluar dhe drejtimit një partiak, Edëin Jasques, i cili flet për disa tregues të arritjeve të viteve 1976-1986:

“…Në vitin 1976 Shqipëria për herë të parë në historinë e saj siguroi bukën në vend (Kujtojmë sot që bukën popullit ia gatuajnë me miell rus dhe sërb që ka 40 vjet që qëndron në magazina, të cilin nuk duhet ta hanë as kafshët. Por këtë e hanë shqiptarët. Ata e hanë bukën me miell kanceroz, i cili përmban tetë elemetë kimikë të ndaluar në vendet e BE).…Kombinati i çelikut në Elbasan, më i madhi në Ballkan në vitin 1980 jepte 800.000 ton çelik me 60 forma dhe dimensione të ndryshme…Fierza e vënë në punë në vitin 1980 ishte një nga HC më të mëdhenj të Europës
dhë në saj të saj Shqipëria filloi të eksportonte energji elektrike në Austri, Jugosllavi, Rumani dhe Greqi…në vitin 1985 u montua turbine e parë dhe në 1989 u vunë në punë të katër turbinat e HC të Komanit….Shqipëria kishte 40 miniera me vlerë tregtare (që punonin për eksport).

Shqipëria ishte në vendin e tretë në botë pas Afrikës së Jugut dhe Bashkimit Sovjetik në nxjerrjen e mineralit të kromit. Ajo prodhonte një të tetën e bakrit botëror, ndërsa uzina e telave në Shkodër, e cila prodhonte 600 lloj telash dhe 80 për qind të prodhimit e eksportonte…Në vitin 1975 hekurudha mbrriti në Pogradec, ndërsa në vitin 1981 hekurudha mbrriti në Shkodër, më 1985 në Vlorë dhe në vitin 1986 në Han të Hotit duke u lidhur me rrjetin ndërkombëtar të hekurudhave, transportonte mallra në Austri dhe vëndet e tjera europiane. Në vitin 1987 filloi ndërtimi i hekurudhës Milot-Rrëshen-Klos-Burrel, e cila në përfundim të saj do të transportonte në drejtim të Durrësit rreth një milion e gjysëm ton mineral në vit…U mbyll cikli i industrisë kimike të plehrave për bujqësinë në Fier dhe Laç…U mbyll cikli kërkim-shpim-shfrytëzim dhe përpunim i naftës dhe gazit në Fier dhe Ballsh…U mbyll cikli në nxjerrjen dhe përpunimin e kromit, bakrit dhe hekur-nikelit… Tërmeti i 15 prillit 1979 në Shkodër rrafshoi dhe dëmtoi 10.255 shtëpi dhe 439 ndërtesa publike…Brenda pesë muajve çdo shtëpi u ngrit e re e nga e para; kjo u pasua me një shfaqje të pabesueshme të solidaritetit popullor nga i gjithë vendi…(kujtojmë sot njëzet shtëpitë e Floqit, ku pas pesë muash të tërmetit nuk kanë përfunduar as katër pesë shtëpi)…u mbollën 200.000 rrënjë fiq pranë Beratit, 300.000 rrënjë gështenja në Tropojë,15.000 ha vreshta në Tiranë dhe 15.000 ha në gjashtë rrethe të tjera, 100.000 mijë rrënjë ullinj në ultësirën bregdetare, blloqe të reja me mollë, kumbulla, qershi dhe pjeshkë në Korçë dhe gjashtë rrethe të tjera, blloqe të mëdha agrumesh në rrethin e Vlorës dhe të Sarandës. Vetëm platancioni i
Lukovës kishte 3000 ha portokalle, limona dhe ullinj. Vetëm në vitin 1986 u mbollën 420.000 rrënjë ullinj…Mbi 54 përqind e tokës së punueshme u vu nën ujë dhe me përfundimin e HC të Banjës kjo sipërfaqe do të shkonte në 80 përqind…Në fushën e artit dhe të kulturës, 25 trupa teatrale profesioniste vinin në skenë 1500 shfaqje në vit. Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore jepte rreth 150 shfaqje në vit, brenda dhe jashtë vendit. Sinfonia, opera dhe baleti ishin në lulëzim të plotë. Teatri i Operas dhe Baletit jepte rreth 250 shfaqje në vit. Në vend ekzistonin 11 orkestra simfonike. Industria kinematografike prodhonte 14 filma artistikë në vit dhe shumica e tyre shquheshin për tone të forta marksiste apo romanca të ngurta patriotike…Pozita e grave në Shqipëri ishte për t’u pasur zili…Gratë nuk i kërcënonte kurrfarë rreziku po të ecnin natën vetëm. Asnjë burrë nuk do të guxonte t’i prekte…Nuk ka përdhunime, as vjedhje dhe as drogë. Kumari i përket së shkuarës…”. Por barbarët dhe kuislingët në politikë nuk u ndalën me kaq, as në ato vite, por edhe më pas, vit pas viti, madje edhe sot e kësaj dite. Qysh atëhere ata ju sulën jo
vetëm vlerave materiale që kishte krijuar ky popull për gjysëm shekulli, por edhe vlerave shpirtërore, këngëve, valleve, poezive, romaneve, filmave, pikturave, skulpturave,  Edëin Jacques, SHQIPTARËT- Historia etnike nga parahistoria deri në kohën e tanishme, Botuar në USA në vitin 1995, botimi shqip nga Fondacioni Abraham Linkoln, Kartë e Pendë,( f,548,549,553,557,558,573,596,602,643) teatrove. Shëmbulli i fundit. Shëmbja e Teatrit Kombëtar dhe grabitja me VKM e Kopshtit Botanik të Tiranës me qëllimin e vetëm që të pasuruarit me grabitje të
pastrojnë paratë duke ndërtuar kulla. Veprimi më makabër në dëm të trashëgimisë kulturore, identitetit etnik dhe
kombëtar, është dhënia e Butrintit, kësaj perle antike të Mesdheut, një shoqërie grabitqare fantazmë, ku pas saj fshihen pushtetarët, dhe, si gjithmonë, për të gënjyer ‘syleshët’ dhe të ‘leshtët’ i kanë vënë mbiemrin “amerikane”.

Nuk dihet në se ky fondacion fantazmë është një mënyrë për të grabitur dhe shitur pasuritë e Butrintit, dhe
pastaj, edhe për të zhdukur gjurmët, ta shkatërojnë atë. Më parë trafikantët e veprave të artit ishin kriminelë ordinerë, por kur ata marrin edhe pushtetin, bëhen shumë të rrezikshëm. Kujdes ti ministresha e kulturës se je para një akti, që fare mirë në të ardhmen mund të kualifikohet si tradhëti kombëtare. Ndoshta shkatërrimi i Butrintit
është edhe angazhimi i kësaj qeverie kuislinge para atyre që duan të zhdukin historinë tonë dhjetramijëvjeçare. Por, me sa dëgjojmë, të zezat që i vijnë Shqipërisë nga kjo qeveri kuislinge nuk kanë të sosur, edhe “Syri i Kaltër” do u jepet të huajve. Tentoi njëherë një kryeministër para këtij, por dorën e tij e ndali zoti. Ndëshkoi o zot sekserët dhe matrapazët e pasurive të Shqipërisë!

Por persekutimi vazhdoi i ashpër edhe ndaj vetë krijuesve, aktorëve, poetëve, shkrimtarëve, këngëtarëve, kompozitorëve, skulptorëve etj. Do mbahet mend si një gjë e rrallë, kur i pari i shtetit, 20 e kususr vjet pas rrëzimit të sistemit monist, ju drejtua një aktori me emër në Shqipëri, i cili veç të tjerash mban edhe titullin “Mjeshtër i Madh”, që të kërkonte falje publike për një rol që kishte luajtur në një komedi para viteve 90-të!!

Çmenduria, ëndërrat vrastare halluniane, dalldisja dhe trutë në valim nga zjarri antikomunist i këtyre politikanëve vandalë dhe kuislingë në pushtet, edhe sot pas tridhjetë vjetësh demokraci, u ka mbetur ora në vitet 90-të, kur shpreheshin: komunistët në litar, veteranët në hanxhar. Çmenduria ka shkuar deri atje sa që Luftën që bënë
shqiptarët në krah të Anglo-Amerikanëve dhe aleatëve të tjerë si B.S, ta mohojnë dhe mos ta kujtojnë. Nëqoftëse shqiptarët nuk do ta kishin bërë atë Luftë, sot nuk do të ekzistonim si shtet dhe rrezikshëm edhe si komb. Pasi ajo që ka shkruar atdhetari Kostë Çekrezi para 70 vjetësh, Plani për Copëtimin e Tretë të Shqipërisë, do të ishte bërë
realitet.

Por këta kuislingë kanë kryer edhe akte të pastra tradhëtie kombëtare. Po marrim si shembull vetëm fqinjin jugor, Greqinë. Pasi i dorëzuan Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare të Nolit grekut në vitin 1992, vazhduan me hapjen e shkollave greke në territorin e pretenduar grek të Vorio-Epirit. Ka gati 20 vjet që greku Himarën e quan minoritet grek dhe asnjë president, kryetar kuvendi, kryeministër, ministër i jashtëm, kryetar i komisionit të jashtëm, kryetar i komisionit të sigurisë kombëtare, nuk ka dalë të bëjë një deklaratë kundërshtuese. Nuk ka pipëtirë asnjë për besë.

Kryeministrat blu dhe mavi kanë lejuar ndërtimin e varrezave greke në vijën e pretenduar të Vorio-Epirit.

Të dy palët nuk kanë pipëtirë për Çështjen Çame. Kryeministri blu e “shiti” detin, kryeministri mavi po “merr paratë”. Njëri “shkurton urët”, tjetri “mbledh lëkurët”. Prandaj vajti në Athinë ky i sotëshmi dhe takoi Miçotaqin. Nuk dihet se në çfarë humnerash do ta hedhin vendin këta myteberë, pasi nuk dihet se sa marrëveshje të fshehta dhe
tinzare kanë lidhur tinzisht me grekun.

Grand cordon i zotris’ sate, që në gji të kanë vendosur,

Ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut veremosur;
Dhe kolltuku ku ke hipur, duke e hequr nderin zvarr’
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!

Prandaj populli, me votë të lirë, duhet t’i largojë nga skena politike shqiptare këta aktorë cirku, akrobatë dhe kllounë politikë, dhe me një fshesë të hekurt t’i hedhe në koshin e historisë së Shqipërisë. Vetëm kështu ne do të mundim të parandalojmë tradhëtitë e gjysmagjelave të politikës shqiptare. Atyre do t’u priten duart për të tradhëtuar Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Vetëm kështu do të bëhen të pavlefshme dekoratat, kryqet dhe medaljet që ata kanë marrë për tradhëtitë e tyre nga shtete armike të vjetra të shqiptarëve.

Jo, jo, grushti do të bjerë përmbi krye të zuzarëve,
Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve!.

Continue Reading

Lajme

Duka lexon LIVE mesazhin që mori në telefon para shpërthimit

Published

on

By

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur përsëri për shpërthimin e tritolit të vendosur në banën e tij.

Duka tha se nuk ka pasur dëme të mëdha, por është dëmtuar dera. Presidentit i FSHF tha për “Opinion” se ka qenë një person me kapuç që vuri lëndën eksplozive, ndërsa tha se polica vijon hetimet.

Duka publikoi dhe mesazhin kërcënues për jetën të ardhur në telefonin e tij pak ditë më parë, ku i kërkohej të jepte dorëheqjen nga kreu i FSHF ose do e vriste me armë.

“Në fakt kam qenë në stadium. Të gjithë në familje janë mirë shyqyr zotit. Gjatë kohës që po udhëtoja që ishte një shpërthim dhe pasta më thanë që ishte tek porta. Shpërthimi ka qenë brenda portës së shtëpisë është vendosur poshtë portës dhe ka prishur ato hekurat nuk është se ka patur n donjë dëm të madh. E kanë parë një person me kapuç kamerat e shtëpisë dhe policia.”

Si e konsideroni ju këtë ngjarjen?

Këtë e e lidhin me konfliktin e federatës e kryetarin e Bashkisë, por unë uroj shumë mos ketë lidhje.

Ju keni marrë një kërcënim personal për jetën?

Po e kam marrë. Jo nuk e kam denoncuar. “Ti luan me dy standarde, ti k*rv luan me lekët tona për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o k*rvë se betimi u bë i pakthyeshëm”. I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte. Bëra një hetim vet ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë dhe është karkuar në n jë dyqan këtu në Durrës. Ka një emërë dhe ka 1000 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncua se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëj ndodnjë gjë. Dhe tani këto 30 polica nuk do bëjën ndonjë gjë, autori bredh me kalë. /Opinion

Continue Reading

Lajme

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armand Dukës, pamjet nga vendi i ngjarjes

Published

on

By

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me eksploziv mbrëmjen e sotme në hyrje të shtëpisë së tij në Durrës. Ai tha se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori ka vendosur dinamitin.

“Në shtëpi ka qenë familja, djali, gruaja, unë tani erdha. Uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime shyqyr, porta është goxha larg nga banesa, shpërthimi ka qenë goxha i madh.

Porta është jashtëpërdorimit, por çfarë rëndësie ka jo. Kamerat i kanë filmimet. Një njeri me kapuç i cili është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin tek mekanizmi që hap portën dhe ka shpërthyer”.

I pyetur nëse ka ndikuar konflikti dhe skandali i audio-përgjimit që u publikua sot nga FSHF-ja, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë dhe ironizoi policinë e shtetit.

“Se di, nuk e kam idenë, shikoni sa policë dhe hetues i keni këtu, këta janë të gjithë të zotë dhe të aftë, dhe maksimumi deri nesër do ta bëjnë të ditur kush e ka vendosur.

Këtu nuk ngel krim pa u zbuluar” tha ai.

Por a ka dyshime? “Unë jam ekonomist nuk jam polic, kur të bëhem polic do të kem dyshime”.

Në momentin që u njoftua për shpërthimin në Durrës, Erion Veliaj që është në luftë të hapur me Dukën për garën në FSHF, e cilësoi ngjarjen si “film”, por kreu i FSHF-së, iu përgjigj “Ç’lidhje ka me filmat, Veliaj është mësuar me skenarë”.

Sot u zhvillua një betejë e fortë në distancë me akuza dhe kundër akuza mes FSHF-së dhe Erion Veliajt për zgjedhjet për kreun e ri të qeverisë së futbollit shqiptar që do të mbahen në 2 mars./Abcnews.al

Continue Reading

Bota

“Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë /VIDEO

Published

on

By

“Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë

Emanuel Bazanji ka shërbyer për disa vite në ushtrinë shqiptare në batalionin e këmbësorisë. I dha fund karrierës ushtarake në Tiranë por prej dy vitesh e vazhdon atë si pjesë e ushtrisë të Ukrainës.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu ai tregon përse e mori vendimin të rreshtohet me ushtrinë e këtij vendi, i cili plot ankth pret nga momenti në moment të pushtohet prej Rusisë. “Jemi gati edhe me ndihmën e aleatëve thotë Emanueli të përballojmë çdo sulm të rusëve”.

Muhamed Veliu: Emanuel faleminderit për këtë intervistë me mua në Top Channel. Sa kohë keni që ju keni shkuar në Ukrainë?

Emanuel Bazanji: Ju falënderoj zoti Veliu gjithashtu. Përshëndetje nga Ukraina. Bëhen shumë shpejt gati dy vjet që unë jetoj këtu në Ukrainë.

Muhamed Veliu: Si shkuat në Ukrainë dhe si ndodhi ti bashkoheshit ushtrisë ukrainase?

Emanuel Bazanji: Fillimet e mija këtu nuk kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me luftën. Unë thjesht kam ardhur në këtë vend për të nisur një jetë të re, plus për të dhënë një ndihmesë ndaj popullit ukrainas sepse edhe gjatë luftës në Ish-Jugosllavi shumë shqiptarë e mbajnë mend historinë, nuk është nevoja ta përsëris. Por shumë shqiptarë që e kanë memorien e freskët e kujtojnë se çfarë vuajti Kosova dhe Shqipëria gjatë konfliktit në Ish-Jugosllavi.

Pastaj ndodhi në Gjeorgji në 2008 e njëjta gjë tani po ndodh në Ukrainë. Duke marrë parasysh që aktori kryesori të gjithë këtyre, që lidhet edhe me politikën e jashtme, hegjemoninë që përdor Rusia është dhuna bashkë me agresionin që ushtron ndaj popujve. Unë jam lidhur me Mamukun, ai është një veteran i luftës së Gjeorgjisë, veteran në luftën e Çeçenisë, veteran i luftës së Ukrainës dhe gjithashtu shumë pjesëtar të grupit tim ku jam momentalisht ku kemi miqësi të ngushtë sigurisht, kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës me KFOR dhe kanë bërë të mundur zmbrapsjen e trupave serbe nga territoret e Kosovës. Kështu ka qenë ardhja ime këtu në Ukrainë duke u lidhur zyrtarisht me Mamukun.

Muhamed Veliu: Cilat janë detyrat tuaja si ushtarak në atë formacion ku bëni pjesë?

Emanuel Bazanji: Dua të qartësoj diçka. Shumë njerëz e kanë quajtur këtë me fjalët më të çuditshme. Ne jemi një forcë tokësore e ushtrisë së rregullt të Ukrainës. Forcave të Armatosura të Ukrainës quajtur ZSU. Siç e thash pjesë e forcës tokësore, brigadës së motorizuar . Jemi më të mëdhenj se kaq. Numri shkon në shifra të mëdha. Brigada e këmbësorisë e motorizuar ka për detyrë avancimin e forcave të këmbësorisë, lëvizjen dhe të përparojë në formacione drejt luftimit të shpejtë se sa një këmbësori e thjeshtë.

Muhamed Veliu: A ka të tjerë shqiptarë apo qytetarë nga Ballkani që I janë bashkuar ushtrisë së Ukrainës?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Continue Reading

Aktuale