Connect with us

Kosovë

Kurti kritikon Ramën: Takimi i Ohrit i panevojshëm

Published

on

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti e quan të gabuar dhe të pashpjegueshme mbajtjen e samitit të Ohrit nga një pjesë e vendeve të rajonit, ku mori pjesë dhe Shqipëria.

PPër mua ishte e gabueshme dhe pashpjegueshme ngutia që medoemos, tani, të mbahet kjo mbledhje në Ohër në kohën kur dihej që Kosova nuk do të marrë pjesë. E dyta, inicativat e këtilla rajonale duhet të llogarisin një gjë thelbësore e ky është reciprociteti i plotë politik, ekonomik dhe tregtar midis Kosovës dhe Serbisë. Pra çfarëdo inciative në rajon duhet t’i bëjë vendit parimet e reciprocitetit të cilin do ta vendos dhe zbatoj qeveria e re e Republikës së Kosovës dhe unë si kryeministër”, deklaroi Albin Kurti në një intervistë për Report TV.

Samiti i Ohrit, apo i quajtur ndryshe Mini Schengeni Ballkanit u zhvillua në fundjavë dhe në të morën pjesë  kryeministri Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësues të nivelit më të ulët nga Bosnja dhe Mali i Zi.

Kurti tha se takimi i dytë i kësaj nisme nuk ka qenë i nevojshëm të mbahet. “Vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur të mbahet. U mbajt takimi i parë në Novi Sad, u tha që në Ohër do të vijnë të gjithë dhe së pari aty nuk shkoi Kosova, së dyti Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik dhe besoj që në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit”, tha ai.

Kreu i Vetëvendosjes tha se votimet e fundit në Kosovë i dhanë të drejtë paraimit të reciproritetit me Serbinë. “Edhe LDK edhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, edhe z.Osmani edhe unë, pra gjithsej gati 2/3 e votave shqiptarëve të Kosovës kanë qenë për reciprocitet me Serbinë, ky është vullneti i popullit. Vështirë është të gjendet ndonjë gjë tjetër për të cilën ka vullnet aq të madh politik e popullor sikurse për reciprocitetin me Serbinë. Prandaj inciativa të tilla duhet t’ja bëjnë vendin parimit të reciprocitetit, cili është është kriter i shëndosh në marrëdhëniet e mira fqinjësore e bilaterale në përgjithësi. Dhe e treta, si qeveri e re, si kryeministër i ri, unë do të mbledh qeverinë që të diskutojmë këtë gjë, me ministrat, posaçërisht ata të fushës dhe me shoqatat, asociacionet, organizatat dhe me unionet e ndryshme”, tha Albin Kurti.

Kundër samitit të Ohrit është shprehur dje edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i cili drejton partinë e dytë më të madhe, fituese të zgjedhjeve. Ai tha se politikat e Mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i qon në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia. “Janë këto manovrime të Serbisë për të bishtëruar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës. Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre por Kosova asesi”, deklaroi dje Isa Mustafa.

Continue Reading

Kosovë

Zv.ministri i Shëndetësisë: Mund të ketë rishikim të masave anti-COVID brenda javës

Published

on

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë se mund të ketë rishikim të masave anti-COVID në ditët në vijim.

Berisha theksoi se këto janë masa të përkohshme, që sipas tij, çdo ditë merren të dhënat nga komiteti këshillëdhënës për përmirësimin e tyre, apo cilat kanë dhënë efekt pozitiv apo negativ.

“Nuk mund ta them saktë cila masë do të ndryshohet, por do të ketë rishikim të këtyre masave. Këto janë vendosur në një afat dyjavor, por nuk do të thotë se nuk mund të ndërrohen brenda javës”, u shpreh Berisha në Klan Kosova.

Pas rritjes shqetësues të rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës më 21 janar ka vendosur masa shtesë mbrojtëse kundër COVID-19.

Më kuadër të masave të reja kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Ndërkaq shërbimet e gastronomisë, kafiteritë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi nga 22 janari 2022 dhe është paraparë të zbatohen deri më 04 shkurt 2022.

Continue Reading

Kosovë

Kosova blen 40 fluturake vëzhgimi e filmimi nga SHBA-ja

Published

on

Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset së shpejti me 40 fluturake vëzhgimi e filmimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç shkruan Shephardmedia, FSK-ja do të marrë pajisje “RQ-20 Puma Long Endurance (LE) UAS”, që janë të prodhuara nga AeroVironment, përmes programit FMs, transmeton Klankosova.tv.

Ofertuesi i vetëm AeroVironment duhej të përfundonte punën për kontratën prej 11.01 milionë dollarësh më 25 janar.

Kosova ka porositur 40 njësi gjithsej, bazuar në një kosto të vlerësuar për njësi prej 215,000 dollarë.

Puma LE janë fluturake, të cilat lëshohen me duar dhe shërbejnë për mbikëqyrje territori. Mund të qëndrojnë në ajër deri në gjashtë orë.

Trupat amerikane që shërbejnë në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it dihet se kanë përdorur Puma LE për misionet e mbikëqyrjes kufitare.

Continue Reading

Kosovë

Protestë kundër masave anticovid të qeverisë së Kosovës, vihen nën hetim dy qytetarë

Published

on

By

Dy banorë të Kukësit janë vënë nën hetim pasi një ditë më parë organizuan protestë në Pikën Kufitare të Morinës.

64-vjeçari dhe 37-vjeçari akuzohen për veprat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit

të mjeteve të transportit”, pasi protestuan për rregullat anticovid të vendosura nga qeveria kosovare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës, pasi në PKK Morinë, kanë organizuar protestë pa lejen e organeve kompetente, duke bllokuar lëvizjen e lirë të qarkullimit të mjeteve”, sipas policisë.

Prej të shtunës, banorët e Kukësit që duan të hyjnë në Kosovë po kthehen për shkak të mungesës së dozës së tretë të vaksinës.

Kjo i revoltoi qytetarët e të hënën organizuan protestë në pikën kufitare në Morinë, pasi sipas tyre është e padrejtë të mos lejohen të kalojnë kufirin pa dozën e tretë të vaksinës.

Banorët e Kukësit bllokuan edhe korsinë e automjeteve që hynin në Shqipëri me arsyetimin se edhe qytetarëve të Kosovës iu duhen tri doza për të hyrë në Shqipëri.

Sipas qeverisë kosovare, të gjithë personat që hyjnë në territorin e Kosovës duhet të kenë tri doza të vaksinës ose dy doza të vaksinës e testin PCR, masa që janë të vlefshme deri më 4 shkurt. Kjo masë e Kosovës është kundërshtuar edhe nga Maqedonia e Veriut./Top Channel

Continue Reading

Aktuale