Connect with us

Kosovë

Incidenti i armatosur në Duplex / Publikohen pamjet (VIDEO)

Published

on

Janë publikuar pamje të reja të përleshjes së armatosur që ndodhi të shtunën, në orët e para pas mesnatës, pranë klubit të natës “Duplex” që gjendet në rrugën “Rinia” në Prishtinë.
Në këtë përleshje mbetën të plagosur katër pjesëtarë të sigurimit të lokalit, Mentor Bogujevci, Arben Jashari, Kujtim Gashi dhe Arsim Shala, pasi ndaj tyre u hap zjarr nga një grup i armatosur.

Nga videoja e re e siguruar nga Gazeta Sinjali shihen pamje të frikshme të përdorimit të armëve në prani të rinjve të cilët kishin rastisur ta frekuentonin këtë lokal të kryeqytetit në natën kritike.

Sipas kamerave të sigurisë, pjesëtarët e sigurimit të lokalit duken në holl sesi kthehen brenda në lokal për tu furnizuar me armë dhe fishekë për tu përballur me grupin e armatosur që gjuante nga jashtë lokalit.

Më këtë rast të paktën katër prej tyre plagosen në gjymtyrët e poshtme teksa gjendja shëndetësore e tyre tashmë është bërë e ditur se është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Dyshohet së në vendin e ngjarjes janë shkrepur dhjetëra plumba.

Policia në vendin e ngjarjes kishte sekuestruar tri armë zjarri të cilat supozohet se ishin përdorur në përleshje, ndërsa personat të cilët i kanë identifikuar, nuk kanë arritur ende t’i arrestojnë

Continue Reading

Kosovë

Ushtruan dhunë ndaj një femre, arrestohen tre persona

Published

on

By

Ushtruan dhunë ndaj një femre, arrestohen tre persona
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë arrestuar tre të dyshuar në Obiliq, dy meshkuj dhe një femër, pasi që dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare.

Sipas raportit, viktima është dërguar në strehimore.

Të dyshuarit pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Kosovë

Kurti synon që brenda mandatit t’u sigurohet banim i përballueshëm 4 mijë familjeve

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur premtimin e tij të fushatës për ndihmë për banim social. Ai ka thënë se brenda mandatit, Qeveria synon t’ua mundësojë banimin e përballueshëm katër mijë familjeve me programin për banim social.

Deklarata e Kurtit dhe prezantimi i koncept-propozimit për Programin e Banimit Adekuat Social për Kosovë u bënë në tryezën për Programin e banimit adekuat social.

Kurti ka thënë se janë dy skema që do t’ua mundësojnë familjeve përfituese të bëhen me banesa. Njëra është për familjet që mund të paguajnë këste nga 120 euro për 120 muaj dhe tjetra për 150 euro për maksimalisht 150 muaj.

Ai ka thënë se kostoja vjetore e këtij projekti është rreth 22 milionë euro. Ka thënë se shuma gradualisht do t’i kthehet institucionit që parashihet të themelohet dhe ngarkohet me zbatimin e projektit.

Në fjalimin e tij, Kurti është ankuar se shumë komplekse banesore të ndërtuara viteve të fundit kanë mbetur në përqindje të madhe të pashfrytëzueshme.

“Ne kemi shumë banesa të ndërtuara dhe njëkohësisht edhe shumë familje në nevojë për strehim. Banesat private janë të papërballueshme për një përqindje të lartë të popullsisë, ndërsa vetëm 0.3% e banesave ekzistuese janë banesa sociale. Sipas statistikave, kërkesat për banim social shkojnë në mbi 9.000 njësi banesore shtesë, të cilat aktualisht as niveli qendror e as niveli lokal nuk i ka në dispozicion. Ndërtesat dhe infrastruktura e ndërtuar ndër vite nuk kanë adresuar siç duhet nevojat e shoqërisë”, ka thënë Kurti teksa ka shtuar se tashmë ka ndarje në lagje të zhvilluara e të mbyllura, të ndara nga familjet me të ardhura të ulëta.

Ai ka thënë se programet komunale kanë kontribuar në promovimin e “segregimit social”.

“Në njësitë ekzistuese banesore duhet të intervenohet, që të përmirësohen kushtet e banimit, të revitalizohen dhe të kthehen në zona, jo vetëm të banueshme, por zona që ofrojnë zhvillim personal dhe profesional të banorëve, ashtu që të destigmatizohen dhe degetoizohen. Këto programe komunale të banimit nuk e kanë konsideruar as shkallën e as natyrën e krizës dhe madje as nevojën për veprim urgjent. Për këtë, nevojitet qasje e re ndaj banimit social dhe për zhvillimin e qëndrueshëm urban. Qeveria është duke punuar në këtë drejtim dhe programin e banimit social e kemi përfshirë në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. Brenda mandatit, ne synojmë të krijojmë programin për banim social, si dhe të mundësojmë banim të përballueshëm për 4 mijë familje. Kjo do të arrihet përmes skemës ‘120×120’ dhe ‘150×150’, ku familjet përfituese do të bëhen pronarë të banesave me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove maksimumi dhe për një periudhë kohore prej jo më shumë se 120, përkatësisht 150 muajve. Kostoja vjetore e këtij projekti është rreth 22 milionë euro, mirëpo kjo shumë gradualisht i kthehet institucionit, i cili do të themelohet dhe ngarkohet me implementimin e projektit”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se tashmë ka pasur diskutime për studimin e fizibilitetit për këtë program.

“Është detyrë e jona që në një të ardhme të afërt të krijojmë mundësi për çdo qytetar që ka nevojë, të ketë qasje në shtëpi të sigurt e me cilësi të mirë, me kushtet për jetë të dinjitetshme, zhvillim personal e profesional. Përtej sigurimit të infrastrukturës fizike, programi i banimit do të përcaktojë edhe rrugën tonë të përbashkët drejt qëndrueshmërisë shoqërore, ekonomike dhe mjedisore”, ka deklaruar më tej ai.

Continue Reading

Kosovë

Kosovë: Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për viktimat e holokaustit

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën me një minutë heshtje në nderim të viktimave të holokaustit.

Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha se me një minutë heshtje nderojnë 6 milionë viktima që humbën jetën në kampin famëkeq Auschwitzh.

Ndryshe, më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit.

Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.

Continue Reading

Aktuale