Connect with us

Lajmet kryesore

Filloi makthi për tetovarët, mbrëmë është shënuar ndotje rekorde e ajrit

Published

on

Koncentrimi ekstrem i lartë prej 801 mikrogramë në metër kub, grimca PM10 në ajër janë vërejtur mbrëmë në orën 21:00 në Tetovë përmes stacioneve matëse shtetërore për monitorim dhe matje të cilësisë së ajrit në aplikacionin për celularë “Ajri im”.

Koncentrimi i materieve të dëmshme në ajër është 16 herë më i lartë nga 50 mikrogramë të lejuar në metër kub.

Mbrëmë dyfish ishin rritur edhe koncentrimet e PM 2,5 grimcave të cilat në vend se të jenë 50 mikrogramë në metër kub, kanë arritur 123.

Të dhënat e koncentrimeve të mesme ditore të PM10 nga stacionet matëse shtetërore në mëngjes tregojnë 138 mikrometër në metër kub PM10 me çka Tetova është edhe qyteti më i ndotur në shtet.

Edhe pse standardet shëndetësore botërore parashikojnë në një vit kalendarik të mos ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur, përkatësust prani e rritur e grimcave helmues PM10 dhe PM2, deri tani në 75 ditët në Tetovë vërehen koncentrime të larta të materieve të dëmshme në ajër.

Shifra në ditët kur është rritur koncentrimi i grimcave të dëmshëm nuk është i tërësishëm duke e ditur që nga 26 prilli deri më 23 shtator nuk kishte matje.

“Nga 26 prilli i këtij viti instrumenti për PM10/2,5 është dërguar në laboratori të akredituar për kalibrim në Vjenë, Austri. Pas kthimit të tij i njëjti është instaluar më 23.09.2019 këtë vit dhe prej atëherë ka të dhëna për PM10/2.5 nga vendi matës në Tetovë, është përgjigjja nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Banorët e Tetovës më së shumti janë përballur me ajrin e ndotur në vitin 2015 ku prej 365 ditëve madje në 350 ka pasur prani të lartë të grimcave të dëmshme PM10.

Në vitin 2016 ka pasur 302 ditë me ajër të ndotur, ndërsa në vitin 2017 ajri ka qenë i ndotur në 134 ditë, ndërsa në 14 nuk ka pasur të dhëna.

“Sezoni i ajrit të ndotur alarmant më së shpeshti përkon me fillimin e sezonit të ngrohjes, përkatësisht në vitet e fundit koncentrimi i grimcave PM10 fillon të rritet në ditët e vjeshtës, e arrin maksimumin në ditët e dimrit, fillon të bie në pranverë, por pothuajse asnjëherë nuk zbret nën 50 mikrogramë të sigurta në metër kub ajër. Vetëm gjatë verës sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit Jetësor të rralla ishin ditët e tejkalimit të kufirit të sigurisë për koncentrimin e mesëm ditor”, thotë dr. Ratak Davidkovski nga Qendra e Shëndetit publik në Tetovë.

Stacioni i monitoringut në Tetovë është instaluar në muajin prill të vitit 2004 dhe nga fillimi bën matje të grimcave të pezulluar me madhësi deri në 10 mikrometra (PM10).

Continue Reading

Lajme

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Published

on

By

Osmani: ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, të cilët nuk e kanë dertin për qytetarët

Abdulla Osmani nga Aleanca për Shqiptarë në debatin “Click21” tha se ASh do të jetë balancues mes inateve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

“Unë besoj se populli e ka të qartë se pse njëra parti nuk duhet ti ketë 16 këshilltarë dhe pse tjetra nuk duhet të rikthehet në Këshillin komunal. Unë i garantoj qytetarët se ASh edhe këtë radhë do të jetë përkrah tyre dhe do të jetë balancuesi i këtyre dy inatave të mëdha për të cilën në fund të fundit e kanë vetëm për rejtingun e tyre partiak dhe nuk e kanë aspak për dertin e qytetarëve. Përndryshe ne nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot, tha Osmani.

Debati i plotë:

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Published

on

By

Abdulla Osmani, Tetovarët kanë mundësi tu japin zë të rinjve

Bartësi i listës së ASH-së, Abdulla Osmani në emisionin ClickPlus ka treguar arsyet se pse Tetovarët duhet mbështetur lista e ASH-së. Sipas Osmanit në Tetovë nuk ka hapsira të gjelbërta, se në Tetovë nuk ka vende për të rinjë dhe nuk ke një vend ku mund të dalin të rinjtë apo të mëshuarit, për këtë arsye qytetarët kanë mundësi ti japin zë rinisë.Top24

Continue Reading

Kosovë

Nis takimi Kurti-Vuçiq, Borrell: Është koha që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve

Published

on

By

Nis takimi Kurti-Vuçiq, Borrell: Është koha që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se pret konstruktivitet nga të dy palët në takimin e sotëm të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Borrell ka thënë se është koha të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, shkruan Reporteri.net.

“Kam thirrur për këtë mëngjes takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell.

Paraprakisht ai, bashkë me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime të ndare me Kurtin e Vuçiqin

Siç raportohet me Borrell dhe Lajçak fillimisht është takuar Kurti e pastaj edhe Vuçiq.

Continue Reading

Aktuale