Connect with us

Kosovë

Efekti NISMA / Katër “deputete” femra do të humbin mandatin

Published

on

Nëse Nisma Socialdemokrate fiton të drejtën për të hyrë në Kuvendin e Kosovës pas rinumërimit të rreth 1500 kutive të votimit, do të perfaqësohet në Kuvend me 6 deputetë. Si pasojë e kësaj, 6 kandidatë për deputetë nga partitë tjera, që deri tani kanë fituar mjaftueshëm vota për të marrë mandatin e deputetit, do të duhet të dorëzohen nga ky fakt. 3 deputetë më pak do të ketë Vetëvendosje dhe nga një më pak, LDK, PDK dhe koaliciono AAK – PSD, përcjell in7.

E ata që e pësojnë më shumë janë kandidatet femra të këtyre partive.

Arta Bajraliaj nga Vetëvendosje, Velentina Bunjaku – Rexhepi nga LDK, Valdete Idrizi nga PDK dhe Natyra Kuçi nga PSD do të mbesin jashtë Kuvendit të Kosovës, nëse NISMA kalon pragun pas rinumërimit, përcjell in7.

E në fakt Kuvendi nuk do te ketë 4 deputete femra më pak, sepse të paktën dy deputete femra pritet të fitojne mandatin nga NISMA./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Kosovë: Konfirmohen 3,206 raste me coronavirus në 24 orë

Published

on

By

Kosovë: Konfirmohen 3,206 raste me coronavirus në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 11.883 testime, 3,206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247.

Në total numri i rasteve aktive është 15.247.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.

Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Continue Reading

Kosovë

Rrëfimi i Hamëz Jasharit pas sulmit të 22 janarit 1998: Edhe Europa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lëshojmë

Published

on

By

Rrëfimi i Hamëz Jasharit pas sulmit të 22 janarit 1998: Edhe Europa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lëshojmë

Sot janë bërë 24 vjet nga sulmi i dytë i forcave serbe ndaj Familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.

E në lidhje me këtë, disa ditë pas sulmit, Hamëz Jashari asokohe kishte bërë një rrëfim në dy mediume, njërin shqiptar dhe tjetrin gjerman në bashkëpunim me një tjetër kroat.

”…ata [serbët] filluan të qëllonin në drejtim tonin, kështu që edhe ne filluam të gjuanim mbi ta”, tha ai.

”Serbia nuk do paqe. Ata çdo ditë rrahin, vrasin dhe rrisin dhunën ndaj shqiptarëve”.

”Ata hynë nëpër shtëpitë tona dhe na poshtërojnë. Dekani i Universitetit Shqiptar poshtërohet nga një polic i thjeshtë serb”, ishte shprehur atëbotë, Hamëz Jashari.

Ndërkaq në rrëfimin e dytë të tij në muajin shkurt të 1998-ës, Hamzë Jashari qe i prerë se nuk do të largoheshin nga Kosova me asnjë kusht, edhe nëse Europa u hap dyert, përcjell Klankosova.tv.

”S’kemi ku me shku na, këtu do ta bëjmë vdekjen, këtu ku të parët tanë kanë jetuar me shekuj, prej ilirëve e pëllazgëve, këtu edhe ne do ta bëjmë vdekjen, kurrë nuk do ta lëshojmë këtu. Do t’i përgjigjemi me aq sa kemi mundësi. S’kemi ku shkojmë, i shihni sa fëmijët i kemi këtu. Edhe Europa t’i hap dyert për ne, ne nuk do ta lëshojmë”, ishte shprehur Hamëz Jashari.

Continue Reading

Kosovë

Videoja e Jahjagës me Dafinën bëhet virale

Published

on

By

Videoja e Jahjagës me Dafinën bëhet virale

Një video e ish-presidentes, Atifete Jahjaga, ku shihet bashke më këngëtaren Dafina Zeqiri, është bërë virale në rrjete sociale.

Në këtë video, dyshja Jahjaga-Zeqiri shihen duke ekzekutuar një “koreografi” me lëvizja karakteristike të duarve, teksa në prapavi shkon kënga e Dafina Zeqirit në bashkëpunim me Lumi B e titulluar “Nona”.

Video duket të jetë gjiruar më herët, meqë tashmë ish-presidentja ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve.

Continue Reading

Aktuale