Connect with us

Maqedonia e Veriut

ASH: Marsh portestues për pikën kufitare Bellanoc-Stançiq nëse BDI nuk e hap më 28 Nëntor

Published

on

Premtime të vjetra që aktualizohen gjatë secilit cikël zgjedhor, janë premtimet që BDI i përdor me vite të tëra. E tani që jemi në prag të zgjedhjeve, këto premtime kemi filluar t’i dëgjojmë sërish, thonë nga Aleanca për Shqiptarët, e cila sot doli me një konferencë për shtyp nga vendi ku kanë nisur punimet për ndërtimin e pikës kufitare Bellanoc-Stançiq.

Nga kjo parti thonë se që nga viti 2018, kur edhe u vendos gurthemeli i kësaj pike kufitare, e deri më sot ende nuk është hapur kjo pikë kufitare, dhe pyet BDI-në, e cila edhe e kishte premuar në kampanjën zgjedhore,  se deri kur do të bëjnë premtime vetëm për të njëjtën gjë, shkruan in7.

“Ishte viti 2018 kur u vendos edhe gur themeli për nisjen e punimeve të kufirit Bellanoc-Stançiq, ndërsa premtimi i parë për hapjen e kësaj pike kufitare ishte janari, për të vazhduar pastaj me qershorin dhe gushtin. Dhe si datë finale pas gjithë dështimeve paraprake u caktua 15 shtatori. Por që rezultoi me dështim të radhës pasi tani jemi në mes të nëntorit dhe ende nuk ka zë për hapjen e kufirit! Meqenëse tani jemi afër zgjedhjeve, Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht BDI-në edhe sa herë mendon të manipulojë popullin me të njëjtën këngë?!”, thonë nga ASH-ja.

Nga ASH theksojnë se ata do të insistojnë që hapja e kësaj pike kufitare të mos shfrytëzohet si premtim zgjedhor, po të shihet si një nevojë imediate e banorëve të rrethit, duke paralajmëruar se më 28 Nëntor nëse nuk bëhet hapja e kësaj pike kufitare, ASH do të organizojë një marsh prootestues me simbolikë për kalimin e kufirit.

“Kujtojmë se, hapja e kësaj pike kufitare është me shumë domethënie për qytetarët si të vendit, ashtu edhe të shtetit fqinj, Kosovës, prandaj edhe disa vite me radhë në programin zgjedhor të BDI-së parashihej realizimi i tij, realizim që nuk do më shumë se 6 muaj punë.Ne si Aleancë për Shqiptarët, insistojmë që hapja e këtij kufiri të mos shfrytëzohet si premtim zgjedhor për të fituar vota, por të shihet si një nevojë e qytetarëve që do realizim. Prandaj, paralajmërojmë se më datë 28 nëntor në rast se nuk bëhet hapja, do të organizojmë marsh simbolik për kalimin e kufirit!”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Poashtu nga kjo parti ngrenë zërin edhe për pikën tjetër kufitare Miratoc-Llojan, e cila edhe përskaj premtimit të Bujar Osmanit nga BDI, kjo gjë nuk u konfirmua nga presidenti serb, Vuçiq.

“Tjetër pikë kufitare nëpërmjet të cilës BDI mundohet të fitojë vota, është kufiri Miratoc-Llojan. Dje ishim dëshmitarë të premtimit të radhës nga Bujar Osmani, për këtë pikë kufitare por që nuk u konfirmua nga ana e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që do të thotë se mbetet gënjeshtra e radhës e kësaj partie. Por, kufijtë nuk mbesin problemi i vetëm! Banorët e fshatrave përreth kufirit në Bellanoc, ankohen për mos ofrimin e kushteve elementare për të tërhequr investitorë të huaj që kryesisht duan të investojnë në sektorin e turizmit, blegtorisë e bujqësisë. Madje banorët e fshatit Burim (Izvor) me vetë iniciativë bënë përpjekje për të vendosur në program qeveritar futjen e qarqeve trefazore, kërkesë e cila hasi në vesh të shurdhër. Kuadrot e BDI-së, dhe vetë drejtori i EVN-së në Kumanovë që poashtu është kuadër i BDI-së me vite anashkalojnë këtë kërkesë, derisa plotësojnë kërkesat e grupeve tjera. Ne si Aleancë kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme, dhe marrjen e përgjegjësisë për neglizhenca të tilla. Qytetarët japin votën e tyre, që dikush t’u del zot kërkesave të tyre, e nuk japin votën e tyre që dikush të fitojë pushtet për të rehatuar vetëm veten, apo një grup të vogël interesi.”, përfundon reagimi i ASH.

Ky vendkalim kufitar shihet si shumë me rëndësi për banorët e komunave të Likovës dhe Kumanovës pasi krijon lehtësira të shumta në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me Gjilanin por edhe komuna tjera të Kosovës./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Kontrabandë me lopë nga Maqedonia Veriore, ka të arrestuar

Published

on

By

Kontrabandë me lopë nga Maqedonia Veriore, ka të arrestuar

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona në Kaçanik, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kontrabanduar lopë, nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Sipas njoftimit, njësitet policore në koordinim me prokurorin dhe me Gjyqtarin e Procedurës Paraprake (GjPP) gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur 5 krerë lopë të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.

Me urdhër të prokurorit kafshët janë konfiskuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Dogana e Kosovës, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.Rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:00 në Glloboqicë të komunës së Kaçanikut.

Continue Reading

Lajme

Më ftohtë në Hanet e Mavrovës, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Published

on

By

Shkup, 19 janar 2022 (MIA) – Më ftohtë në mëngjes në shtet është në Hanet e Mavrovës, ku në orën 07:00 janë matur -12 gradë, si dhe Kodrën e Diellit -11, Berovë -10, Kriva Pallankë – 9. Në Pretor, Manastir dhe Krushevë temperaturat është ulur 8 gradë nën zero, -7 në Tetovë, -6 në Ohër dhe Prilep, -5 në Strumicë dhe Vinicë, -4 në Shkup-Petrovec, -2 në Shtip dhe Demir Kapi, -1 në Shkup – Zajçev Rid dhe 2 gradë në Gjevgjeli.

Në Kodrën e Diellit 32 centimetra borë, në Hanet e Mavrovës 15, shtatë në Krushevë, dhe në Gjurishtë dhe Pozharane pesë centimetra.

Nga mëngjesi në disa pjesë të rajonit të Shkupit fryn erë mesatare, ndërsa në Shtip era e mëngjesit të sotëm arrin shpejtësinë herë pas here deri në 40 kilometra në orë.

DPHM paralajmëroi se paradite do të jetë ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale që pasdite do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore, më e theksuar në drejtim të Povardarit. Temperatura maksimale do të arrijë nga 2 deri në 9 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe paradite ftohtë me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë 7 gradë.

Deri nesër pasdite moti do të jetë stabil dhe i thatë, me temperatura më të ulëta në mëngjes. Valë e lagësht dhe e ftohtë me reshje të borës do të përhapet nga perëndimi në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë ngrica. Të premten gjatë ditës reshjet do të përfundojnë. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore ku kudo do të ketë borë, ndërsa në zonat malore do të ketë rritje. Shtresë më të vogël të borës do të formohet edhe në pjesët tjera, përveç në pjesën e ulët të Luginës së Vardarit.

Continue Reading

Lajme

Besimtarët ortodoksë e festojnë Ujin e Bekuar

Published

on

By

Shkup, 19 janar 2022 (MIA) – Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën e Ujit të Bekuar, e cila shënohet që nga shekulli i dytë. Në këtë ditë, sipas traditës krishtere, Shën Jovani e pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet Uji i Bekuar për shkak të shenjtërimit të madh të ujit të kryer nga kisha në këtë ditë.

Pas ndërprerjes së përkohshme të vitit të kaluar për shkak të pandemisë me Kovid-19, këtë vit vazhdon tradita shekullore e vendosjes së kryqit në ujërat e shenjta.

Manifestimi do të mbahet në urën “Sloboda”, në hotelin “Holidej In”.

Festimi fillon me liturgji festive në tempullin e Lindjes së Shën Mërisë nga ora 9:00. Pas përfundimit të tij, rreth orës 11 do të bëhet liturgji nga tempulli deri tek ura “Slloboda” dhe këtu pas shenjtërimit të ujit të madh të bekuar , pra vetë aktit të shenjtërimit të ujërave, kryqi do të ulet në lumi Vardar.

Në këtë ditë kryqi i shenjtë hidhet në lumenj dhe ai që e kap besohet se pasohet nga lumturia dhe bekimi gjatë gjithë vitit. Kapja e kryqit nënkupton bashkimin e njeriut me Krishtin dhe besohet se me vendosjen e kryqit ujërat bëhen shëruese.

Në vend, në pajtim me Ligjin për festa, Uji i Bekuar është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks

Continue Reading

Aktuale