Connect with us

Lajmet kryesore

ASH: E rikujtojmë Irfan Buçin për Kodeksin e Sjelljes së Nëpunësve të Doganës ndërsa Artan Grubin për Rekomandimet e PRIBE-së(dokument)

Published

on

E rikujtojmë zv.drejtorin e Doganave të Maqedonisë së Veriut z. Irfan Buçin, i cili kishte ftuar për takim doganierët shqiptar në  selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, se ai bashkë me kolegët e tij kanë shkelur Kodeksin e Sjelljes së Nëpunësve të Doganave i cili është në fuqi nga muaji prill i vitit 2016.

Ky Kodeks, në dispozitën “Aktivitete Politike” neni 16, paragrafi 1 thotë: Nëpunësit shtetërorë i kryejnë punët e tyre, obligimet dhe autorizimet në mënyrë neutrale politike, pa u përfshirë ne vlerësimin e rishqyrtimit në krijimin politik dhe ekonomik të doganave.

E rikujtojmë opinionin si dhe zv.drejtorin e BDI-së, z. Irfan Buçi edhe për paragrafin 2 të nenit 16 ku thotë: Nëpunësit doganor nuk mundet në mënyre publike t’i përfaqësojnë ose t’i shprehin bindjet e tyre politike në kryerjen e punëve dhe autorizimeve.

Gjithashtu edhe neni 17, paragrafi 2 e parandalon një gjë të tillë:
Në marrëdhënie me publikun por edhe me vetë kolegët e tyre, nëpunësit shtetërorë nuk duhet ta shprehin, ta cekin ose ta bëjnë me dije përkatësinë e tyre politike ndaj ndonjë subjekti të caktuar politik.

Pra neni, 16, 17 dhe 18, i Kodeksit për Sjellje të Nëpunësve shtetërorë i parandalon Doganierët që të jenë të përfshirë në aktivitete politike, dhe në mënyrë të hapur ta shprehin atë. Irfan Buçi, duhet të mbaj përgjegjësi, morale, politike por edhe juridike, dhe t’ju kërkoj falje publike doganierëve që i ka ftuar në takim në selinë qendrore të BDI-së në Tetovë.

E rikujtojmë edhe Deputetin Artan Grubi, i cili njëherit është edhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për Eurointegrime i cili i kishte pranuar në takim doganierët në selinë e partisë së tij, se një veprim i tillë bie ndesh me Prioritetet Urgjente për Reforma të cilat i ka miratuar Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut me rekomandimet eksperte të PRIBE-së, të cilët janë element bazë për sundimin e shtetit të së drejtës edhe atë siç thuhet: PËR NDARJEN E AKTIVITETEVE PARTIAKE NGA ATO SHTETËRORE.

Këto janë vetëm disa argumente se si BDI po kap shtetin, po keqpërdor pushtetin. Këta zyrtar politik të BDI-së dhe vetë subjekti i tyre politik, më këtë sjellje dhe shkelje të ligjit po bëhen pengesa kryesore e vendit që nuk hap negociata me BE. Kërkojmë përgjegjësi politike nga institucionet përkatëse, Komisioni Antikorrupsion dhe kryeministri Zaev të deklarohet për rastin në fjalë.

Continue Reading

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Published

on

By

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,140%, te nafta për 2,090%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,044% dhe te mazuti ka rritje për 1,868%.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.
Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Continue Reading

Lajme

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Published

on

By

Imeri nga ASH: Do të rrisim tatimet për reklama të kazinove dhe bastoreve në Tetovë

Blerian Imeri nga Aleanca për Shqiptarët, kandidat për këshilltar në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se do të inicojnë nismën që kompanitë e basteve dhe kazinove të kenë tatime më të larta për publicitet. Sipas tij, kjo do të ulte numrin e vizitave në këto lokale.

“Ne do të iniciojmë që reklama e tyre nëpër billborde të jetë dyfishi i një reklame të një sektori privat, do të rrisim tatimin për to dhe të ndalojmë publicitetin kaq të madh të kazinove. Kazinotë nuk janë vetëm problem komunal, por edhe shtetëror”, tha mes tjerash Imeri.

Continue Reading

Lajme

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Published

on

By

Ibraimi nga ASH: Do të sigurojmë çerdhe fëmijësh për fshatrat dhe malësinë e Tetovës

Semira Ibraimi, kandidate e Aleancës për Shqiptarët për këshilltare në komunën e Tetovës në “Click 21” tha se si parti e kanë në plan që edhe fshatrave dhe malësisë së Tetovës t’u sigurojnë çerdhe për fëmijë.

“Dihet se Tetova ka problem me çerdhet, normal edhe me shkollat fillore. Një ndër ato probleme është që edhe malësia e Tetovës nuk ka çerdhe. Ne do ta realizojmë këtë plan që të kenë edhe malësia dhe fshatrat çerdhe, që të ua mundësojmë nënave që të lënë fëmijët e tyre në çerdhe dhe edhe ata të punësohen”, deklaroi mes tjerash Ibraimi.

Continue Reading

Aktuale