Connect with us

Lajmet kryesore

Armatimet e Malit të Zi

Published

on

Gjatë vizitës së fundit të ministrit të Jashtëm amerikan Mike Pompeo në Podgoricë është nënshkruar një marrëveshje me Malin e Zi për blerjen e 67 automjeteve të blinduara amerikane, në vlerë prej rreth 36 milionë dollarësh. Kjo është blerja e parë e automjeteve të këtilla për nevojat e Ushtrisë malazeze në 40 vitet e fundit. Fjala është për automjetet e njohura si “hamer”, të kompanisë së njohur amerikane “Oshkosh”. Kontigjenti i parë vjen vitin e ardhshëm dhe Mali i Zi do të jetë vendi i parë evropian, i cili do të ketë në dispozicion automjete të këtilla. Automjetet janë blerë me kredi.

„Këto automjete paraqesin një përparim të madh në modernizimin e Ushtrisë malazeze. Forcat tona këmbësore do të arrijnë me këto automjete nivelin e domosdoshëm përgatitor për stërvitje, lëvizje, mbrojtje… Këto përgatitje janë në harmoni me përgatitjen e forcave tjera të NATO-s“, thonë për Deutsche Wellen përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes.

Montenegrinische Armee (Ministry of Defence of Montenegro)

Kjo është porosia e dytë e madhe e Malit të Zi prej futjes së këtij vendi në NATO. Mali i Zi ka blerë vitin e kaluar nga Kanadaja tre helikopterë, në vlerë prej 30 milionë dollarësh. Blerje të tilla më parë kanë qenë të paparamendueshme për Malin e Zi. Në opinion është thënë më parë, se Ushtaria malazeze është e vogël dhe pa pajisje të mira. Autoritetet thonë, se me përgatitjet e fundit ushtria malazeze do të arrijë nivelin e duhur për mbështetjen e njësive në terren, mbështetjen ajrore dhe evakuimin e domosdoshëm në rast nevoje, por edhe për ndihmën e popullatës në raste emergjente.

Gara për armatim në Ballkan

Prej hyrjes së Malit të Zi në NATO ky vend ka ndarë vitin e kaluar 20 milionë euro për buxhetin e mbrojtjes, ndërsa vitin që vjen do të ndajë edhe 46 milionë të tjera. Por edhe më shumë se kaq. Në Ministrinë e Mbrojtjes thonë, se dy vitet e fundit kanë marrë donacione të shumta nga SHBA, në fushën e komunikimit por edhe mjekësisë. Ndërsa Gjermania i ka dhënë Malit të Zi gjashtë automjete të blinduara për patrullime, të tipit Mercedes Benc. Donacioni më i madh do të vijë më vonë – një radar i kalibrit të madh, me të cilin Mali i Zi mund të vëzhgojë hapësirën e vet ajrore. Për momentin hapësira ajrore e Malit të Zi kontrollohet nga avionët e vendeve anëtareve të NATO-s: Italisë dhe Greqisë. Mali i Zi pret që ky radar të instalohet deri në vitin 2021.

Montenegrinische Armee (Ministry of Defence of Montenegro)

Amerikanët jo vetëm që u shesin armë partnerëve të tyre në Ballkan, por u japin edhe donacione. Portali Rrjeti për Sigurinë në Ballkan ka publikuar të dhënat, sipas së cilave SHBA ka ndarë ndihma për katër vende të Ballkanit Perëndimor në vlerë prej 110 milionë dollarësh. Paratë janë ndarë për ushtritë e Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë.

Paratë e ndara nga buxheti malazez janë megjithatë shumë të pakta në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Mediat dhe analistët thonë, se gara kryesore në armatime po zhvillohet mes Serbisë dhe Kroacisë, të cilat investojnë me qindra milionë euro për nevojat ushtarake. Serbia ka marrë ndihma ushtarake edhe nga Rusia.

Interesante është që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përmendur së fundi për herë të parë në kontekstin e armatimeve edhe Malin e Zi: „Po armatosen Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe vendet tjera të rajonit. Po shohim se po armatosen edhe shqiptarët e Kosovës dhe Metohisë si dhe Mali i Zi – të gjitha po i vëzhgojmë“, theksoi Vuçiq. Autoritetet malazeze nuk duan ta komentojnë këtë deklaratë të Vuçiqit, por sugjerojnë se “të gjithë po i shikojnë me vëmendje trendet aktuale botërore, kur bëhet fjalë për armatime dhe pajisje“.

„Modernizimi i Ushtrisë malazeze nuk po bëhet vetëm në kuadër të plotësimit të kushteve të NATO-s, por edhe për mbrojtjen e interesave kombëtare. Vendimi për armatimin merret pas analizave të hollësishme”, thuhet në Ministrinë e Mbrojtjes.

Buxheti ushtarak po rritet

Prej futjes në NATO, buxheti i Malit të Zi për nevojat ushtarake është rritur. Për vitin 2018 janë ndarë 54 milionë euro, ndërsa këtë vit do të ndahen 61,6 milionë. Pritet që buxheti në vitet në vijim të shtohet. “Mali i Zi do të arrijë në vitin 2024 të ndajë nivelin e kërkuar prej 2% të produktit bruto për nevojat ushtarake”, thonë autoritetet.

Montenegrinische Armee (Ministry of Defence of Montenegro)

Një pjesë e opozitës malazeze pohonte para futjes në NATO se Mali i Zi do të ketë probleme të mëdha me financimin e kërkuar. Ata mendojnë se do të ishte më mirë që paratë e shpenzuara për nevojat ushtarake të jepen për arsim, shëndetësi dhe nevoja të tjera. Por autoritetet thonë, se Mali i Zi do të detyrohej të ndajë edhe më shumë para, sikur të mos ishte pjesë e NATO-s. Numri i ushtarëve malazezë nuk është rritur prej futjes në NATO. Tani është futur mundësia e shërbimit vullnetar të ustrisë. Ushtria malazeze ka momentalisht 2.368 ushtarë.

Misionet jashtë vendit

Ushtarët malazezë kanë shkuar vitet e fundit edhe në shumë misione jashtë vendit – më së shumti në Afganistan. Serbia ka protestuar ashpër pas vendimit të Malit të Zi që të dërgojë në Kosovë një oficer në kuadër të njësive të KFOR-it. Vitin e ardhshëm Mali i Zi do të dërgojë dy ushtarë në Irak, por më së shumti vëmendje ka zgjuar vendimi i autoriteteve malazeze për dërgimin e misionit ushtarak në Letoni, në kuadër të njësive të NATO-s për mbrojtje nga Rusia. Autoritetet malazeze thonë se ky vend është i vogël, por i vendosur që të japë kontributin e tij për mbrojtjen kolektive.

 

BURIMI: DW

Continue Reading

Lajme

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Published

on

By

Ilire Dauti nga ASH-ja: Ti japim zë rinisë të ua kthejmë dinjitetin, për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarër, Ilire Dauti në vazhdën e mesazheve të eksponentëve të ASH-së u është drejtuar qytetarëve të Tetovës se vota për rinistët është votë që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, shkruan Top24.

“Besimi i juaj i dhënë si deputete e zonës ishte mundësi që të ua kthej me punë në kuvend. Aty pra ku të gjithë që duhet të jenë në anën tuaj, ku ne kërkojmë ndryshime ligjore apo mjete nga buxheti janë në anën e gabuar. Ju pa dyshim meritoni jetë të dinjitetshme sikurse që mijra qytetarë që meritonin shtetësinë që sot falë ndryshimeve ligjore dhe presionit për zbatim korekt të ligjit e kanë marrë apo janë duke e marë.

Uratat e tyre të shumta para se të vlejnë per ne, janë për ju që na besuat. Kësaj here ju drejtohem për të kërkuar që besimi i juaj të jupet të rinjëve, që të jemi nga të ururarit dhe nga meritorët për çdo të ri më pak të larguar, ti inkurajojme e tua kthejme shpresën. Ta shprehim pakënaqësinë tonë ndaj fenomeneve devijante me votë për rininë për çdo lot të derdhur prindërish për largimin e fmijëve tanë, sepse fundja shprehja e pakënaqësisë është hapi parë drejt përparimit të një invidi apo populli” tha Ilire Dauti përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Published

on

By

Abdulla Osmani Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË

Bartësi i listës për këshilltarë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Osmani përmes një videomesazhi u është drejtuar Tetovarëve duke kërkuar që ti japin Zë Rinisë dhe ta kthejmë dinjitetin në qytetin tonë, shkruan Top24.

“Të dashur bashkëqytetarë, Tetova jonë e lënë në haresë ka nevoj për ide të reja, e për ekositem inovativ, Tetova jonë ka nevoj për teatër për fëmijët dhe për qendër rinore ku të rinjtë do zhvillojnë aftlsitë e tyre. Tetova ka nevojë për një strehimore për qentë endacak dhe trajtim e kujdes human. Për një Tetovë ndryshe JEPI ZË RINISË voto shtatë” tha Abdulla Osmani, përcjellë Top24.

Continue Reading

Lajme

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Published

on

By

Vjollcë Berisha; Aftësitë e të rinjëve duhet artikuluar në vendin e lindjes e jo rrugëve të botës, andaj Jepi zë Rinisë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, profesoresha Vjollcë Berisha në pak ditë para ditës së zgjedhjeve ka zgjedhur që bashkëvendasve të saj të ju drejtohet me pak fjalë e shumë domethënie, shkruan Top24.

Profesoresha Berisha ka kërkuar Tetovarëve që ti japin zë rinisë pasi ata kanë dije, energji dhe kanë sfiduar të gjithë dhe se aftësitë e tyre duhet të artikulohen në vendlindje dhe jo rrugëve të botës.

“Rinia jonë është me Aleancën për Shqiptarët, me ç’do gjë që realisht i nevojitet qytetit tonë. Ata janë më të mirët, kanë dijen, kanë energjinë, kanë vrrullin e moshës për ti bërë më së miri gjërat. Unë besoj fort tek ata, besoni edhe ju. Ata na kanë sfiduar të gjithëve, aftësitë e tyre duhet artikuluar në vendin e tyre të lindjes e jo rrugëve të botës, andaj votoni, shtatë jepni Zë rinisë” tha sekretari i ASH-së, Vjollcë Berisha përcjellë Top24.

Continue Reading

Aktuale