Connect with us

Maqedonia e Veriut

Aksidenti në Laskarcë, dëshmitari kapet duke gënjyer në seancë

Published

on

Dëshmitari i prokurorisë që ka punuar  si shofer në “Durmo turs” në relacionin Gostivar-Shkup, në seancën e sotme  gjyqësore  për fatkeqësinë e autobusit në Llaskarcë, ishte dëgjuar si “dëshmitar armiqësor” prejse tha se nuk është e saktë deklarata e tij në prokurori dhe se nuk i kujtohet  nëse ka thënë që në autobus ka pasur  pajisje për maminupim të tahografisë.

Për shkak të kundërshtimit të deklaratës së sotme të dëshmitarit Besnik Halimi  me atë në prokurorinë, prokurori publik Darko Jakimovski kërkoi nga Gjykata  t’i lejohet për ta paraqitur deklaratën e tij.

Prejse gjykatësja Diana Gruevska  lejoi, prokurori Jakimovski  dëshmitarit ia lexoi deklaratën e tij në PP,  ku ka thënë se në autobusin që ka marrë pjesë në fatkeqësinë  ka pasur  pajisje të tillë  për të cilën është dashur ta dijë Remzi Miftari sepse ai ka qenë shef i parkut vozitës.

Dëshmitari Halimi tha se ajo nuk është e saktë dhe nuk e ka thënë ashtu në prokurorinë.

“Nuk kam lidhje me këtë linjë prej vitit 2014 dhe nuk më kujtohet se çka ka qenë. Unë nuk jam ashtu inteligjent sikur ju që lexoni. Unë jam 62 vjeçar dhe shkurt u jam përgjigjur  dhe ju më tërhiqni me fjalë. Ma patët dhënë për ta nënshkruar, por unë  nuk  e kam lexuar”, deklaroi dëshmitari.

Dëshmitari Besnik Halimi, paraprakisht tha se ka punuar si shofer në Durmo turs në vitet 2007-2014 në relacionin Gotivar-Shkup.

Derisa ka punuar në Durmo Turs kanë sjellur tre autobusë të rinj, në gjendje të mirë motra autobusë nga Gjermania,  midis të cilave edhe ai me të cilin ka ndodhur fatkeqësia.

“E kam vozitur edhe atë autobus, por nuk më kujtohet se kur. Kur kishim ndonjë problem, si goma e shpuar, ndërrimi i vajit ose rregullimi i dritares ose ngjashëm e lajmëronim Remzi Miftarin,  ndërsa ndonjëherë edhe Durmishin”, deklaroi dëshmitari.

I pyetur nëse në autobus ka pasur pajisje për manipulim të tahografisë dhe ai e ka dërguar për  shërbim në Autokomandë, dëshmitari Halimi tha se nuk i kujtohet në pajisje të tillë për manipulim dhe se e ka dërguar autobusin në shërbimin e kalibrimit dhe tahografit në Shkup,  por nuk kujtohet ku.

Prokurori Jakimovski, e pyeti dëshmitarin  nëse në seancën e kaluar gjyqësore ka qenë i pranishëm në Gjykatë, por për shkak të kohëzgjatjes gjykimi u ndërpre,  pas së cilës në dalje para gjykatës ai personalisht e ka parë në praninë e të akuzuarit Remzi Miftari.

“Po, unë kam pasur kontakte me Miftarin dhe vetëm e përshëndeta, pas së cilës menjëherë erdhi prokurori. Dhe a mund të përshëndetem me njeriun me të cilin kam punuar 12 vjet”, tha dëshmitari Halimi.

Për fatkeqësinë e autobusit që ndodhi  më 13 shkurt të këtij viti në fshatin Llaskarcë, në të cilin humbën jetën  16 persona, ndërsa 37 ishin më rëndë të lënduar  janë akuzuar gjashtë persona.

Pronari i Durmo Turs, Durmish Beluli, i punësuari i tij  Remzi Miftari  dhe shoferi i autobusit Manoel Trifunovski akuzohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion,  dhe tre të punësuarit tjerë në stacionin për kontrollim teknik Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski për bashkëpjesëmarrje  në veprën e njëjtë.

Continue Reading

Lajme

Edhe Ruskovska është kërcënuar: Do të më vritnin, nëse nuk do t’i dënoja

Published

on

Edhe shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, para një muaji ka marrë letër me kërcënime për jetën e saj, nëse nuk do t’i dënonte Zoran Zaevin dhe Vice Zaevin.

Ruskovska, për dallim nga kryeprokurori republikan Ljubomir Joveski, i cili nëpërmjet një komunikate informoi se ka marrë kërcënime nga një organizatë terroriste, Ruskovska informacionin se është kërcënuar e ka ndarë vetëm me “Deutsche Welle”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Letra ka arritur më 23-24 dhjetor vitin e kaluar. Kërcënimet ishin në kuptimin se ‘qytetarë të pafajshëm ndodhen në burg, ndërsa kriminelët Zoran dhe Vice Zaev në liri’. Nëse nuk i dënoj menjëherë, do të vritem. Të dy letrat ishin në këtë kuptim”, tha Ruskovska për “Deutsce Welle”.

Rastin e ka denoncuar menjëherë në MPB, pas çka ka marrë sigurim shtesë, konform ligjit. Ajo është ende në pritje të informacioneve nga policia se kush qëndron pas kërcënimeve./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Rexhail Qerimi në vitet e 80-ta kishte vuajtur burg për arsimin shqip në Kumanovë

Published

on

Në moshën 53 vjeçare ndërroi jetë Rexhail Qerimi. Ish ushtari i UÇK-së dhe ish i burgosur në vitet e 80-ta për paralelet shqipe në Kumanovë, gjeti vdekjen në kërkim të drejtësisë për rastin “Alfa”, shkruan Alsat.

Qerimi ishte arrestuar në vitin 2008 si i dyshuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e dy të tjerëve, pjesëtarë të njësitit policorë “Alfa” në nëntor të vitit 2008 në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Një dekadë pas vendimit gjyqësor për ta dënuar Rexhail Qerimin dhe Agim Islamin me burg të përjetshëm, video incizimi i cili ishte prova më e fortë në akuzën e cila i ngarkohej, doli në opinion. Ndonëse Prokuroria Publike, Byroja për ekspertizë ligjore dhe Ministria e Brendshme kishin deklaruar se nuk posedojnë mundësi për zbardhjen e video incizimit, organi akuzës asnjëherë nuk u shpjegua se si Qerimi dhe Islami u identifikuan si autorë të veprës dhe u dënuan me burg të përjetshëm derisa video incizimi nuk ishte zbardhur në faza fotogrametike dhe antropologjike.

Në qershor të vitit 2021 mbrojtja në rastin “Alfa” bëri ekspertizë të video incizimit. Qendra për hulumtime forenzike në Serbi konstatoi se personat të cilat vuajnë dënime më burg të përjetshëm për rastin “Alfa”, nuk kanë asnjë lidhje me personat nga video incizimi i marrë si dëshmi për vendime gjyqësore të nivelit më të lartë. Për gati një vit Gjykata Penale dhe Prokuroria Publike zvarrisin procedurën për rigjykimin e rastit edhe pse Ligji i procedurës penale garanton se pas dëshmive të cilat sjellim momente të reja, rastet shkojnë në rigjykim.

Sot Gjykata Penale pret vendimin e Apelit mbi ankesën e të dënuarit tjetër për rastin “Alfa”, Almir Derplanin, i gjykuar në mungesë dhe i ekstraduar më pas në vend. Nuk është kërkuar as mendimi i Prokurorisë Publike si organ i ndjekjes penale i cili akuzën e ka bazuar në video incizim. Një mendim konkret nuk është kërkuar as nga Byroja për ekspertizë ligjore, duke lënë kështu në pritje mbrojtjen, të dënuarit dhe familjet e tyre.
Në prononcimin e fundit Gjykata Penale ka potencuar se pas kompletimit të dokumentacionit, do të kërkohet mendimi në Prokurorinë Publike dhe në byro për të vendosur më pas nëse rasti “Alfa” shkon ose jo në rigjykim.

Continue Reading

Lajme

Letër kërcënuese për prokurorin Joveski

Published

on

Prokurori Republikan Ljubomir Joveski, është kërcënuar me vdekje. Dje atij i është drejtuar një letër me kërkesë për lirimin nga ndjekja gjyqësore të gazetarëve Goran Momirovski dhe Dragan Milosavljeviq, shkruan Alsat.

Prokuroria publikoi letrën, që i ka mbërritur Joveskit, e cila është shkruar në gjuhën angleze dhe e shtypur në gjuhën maqedonase.

“Ne po presim pikërisht atë moment për t’jua marrë jetën. Veproni menjëherë nëse dëshironi të mbeteni gjallë. Ne jemi një organizatë terroriste, që lufton dhe vret për padrejtësi dhe jemi gjithashtu të gatshëm të vdesim për të”, thuhet në letrën dërguar Joveskit.

Në letër nuk thuhet se kush është autori. Gazetari Momirovski tha për Alsat se bëhet fjalë për operacion të shërbimeve sekrete për ndjekjen e tij dhe Milosavleviqit. Në letër, ai tha se nuk njohu mbështetës të tij.

“Letra përmban shumë gjeras të palogjikshme, si përshembull përdorimi i “Maqedonisë së Veriut” nga ana e kushtimisht thënë mbështetës i yni. Lidhur me atë që tash duhet të ketë hetim për letrën, vlerësoj se bëhet fjalë për tentim të vazhdohet me ndonjë aksion në të cilin do të keqtrajtohemi edhe ne. Për fat të mirë ne jemi të përgatitur për çdo lloj provokimi nga shërbimet sekrete dhe urdhërdhënësve të tyre politik”, tha Goran Momirovski, gazetar.

Nga MPB thonë se tashmë po punohet për zbardhjen e rastit. Ndryshe, Prokuroria e Shkupit kishte një rast për dy gazetarë pas kallëzimit penal nga Agjencia për Inteligjencë. Gazetarët e Tv Alfa në emision bënë akuza për strukturat e sigurisë dhe inteligjencës. Ata u morën në pyetje në Prokurori nëntorin e kaluar dhe një muaj më vonë Prokuroria e ndaloi procedurën ndaj tyre./Alsat.mk/

Continue Reading

Aktuale