Connect with us

Shëndeti

Zbulohet sekreti i lumturisë për të gjithë njerëzit introvert , kaq e thjeshtë?

Published

on

Shkenca zbulon sekretin e lumturisë për njerëzit introvertë ata njerëz që janë të tërhequr, nuk pëlqejnë aktivitetet me njerëz : thjesht përpiquni të silleni si ekstrovert pra si ata persona që pëlqejnë të kenë një shoqëri të madhe. Prandaj, nëse shtireni apo silleni sikur jeni ekstrovert mund të jetë e mirë për shëndetin dhe të ndiheni më të lumtur.

Të paktën në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga Universiteti i Kalifornisë që analizoi sjelljen e 123 studentëve të universitetit, të detyruar të sillen në një mënyrë ekstrovert për një javë.

Pas analizës, doli që pjesëmarrësit raportuan një ndjenjë më të mirë të mirëqenies pas një jave kur u sollën si ekstrovert.

Përkundrazi, ata kanë pasur një ulje të mirëqenies kur ishin introvert.

Studiuesit e cilësuan interesante të kishin vërejtur se si “ekstrovertët e rremë” nuk kishin raportuar ndonjë shqetësim ose, në çdo rast, efekte të tjera negative.

“Rezultatet sugjerojnë që ndryshimi i sjelljes shoqërore të një personi është një qëllim i mundshëm për shumë njerëz. Sjellja në një mënyrë ekstroverte përmirëson mirëqenien”, komentoi Sonja Lyubomirsky, psikologe dhe bashkautore e studimit.

Continue Reading

Lajme

Ushqimi që nuk duhet të hani për sëmundjet e zemrës

Published

on

By

Yndyrnat janë të nevojshme për mbarëvajtjen e funksioneve në organizëm, por jo të gjitha syresh janë të shëndetshme, veçanërisht për burrat dhe djemtë. I tillë është rasti i yndyrnave trans të cilat kur janë në gjendje natyrale (tek shtazët) nuk janë aq të dëmshme, por kur ato janë artificiale, janë shkatërrimtare për shëndetin.

Çfarë Janë Yndyrnat Trans?

Pjesa më e madhe e këtyre yndyrnave formohen gjatë një procesi industrial të bashkimit të vajit vegjetal me hidrogjen, gjë që nxit edhe ngurtësimin e vajit në temperaturë ambienti. Kjo lloj yndyrne e përpunuar garanton një jetëgjatësi më të madhe të ushqimit. Ato përdoren kryesisht në restorante për skuqje sepse nuk ka nevojë të ndërrohet shpesh. Gjurmë natyrale të këtyre yndyrnave gjenden tek mishi dhe produktet e bulmetit. Ushqimet industriale që përmbajnë sasi të lartë të yndyrnave trans janë:

• Ushqimet prej brumi të paketuar
• Kokoshkat që përgatiten në mikrovalë
• Pica e ngrirë
• Brumi i gatshëm i ngrirë
• Të skuqurat
• Kremi i gatshëm i kafesë
• Margarina

Yndyrnat Trans Dhe Sëmundjet Kardiovaskulare
Yndyrnat trans rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare sepse rrisin nivelet e kolesterolit të keq në gjak. Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare. Në Shqipëri, në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 55% prej tyre kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare të cilat prekin si gratë ashtu edhe burrat. Sipas Institutit të Statistikave, nga viti 1990 deri në vitin 2014, numrin më të madh të vdekjeve e shënojnë meshkujt, dhe një nga arsyet kryesore është pikërisht teprimi me ushqimin çka bëhet shkak për një sërë sëmundjesh kardiovaskulare.

Përse Burrat Duhet Të Shmangin Konsumin e Yndyrnave Trans
Këto yndyrna janë të ndaluara në shumë shtete pikërisht për shkak të lidhjes shkak-pasojë me sëmundjet e zemrës. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndalimi i këtyre yndyrnave besohet të shpëtojë shumë jetë të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës. Këto yndyrna gjenden rëndom në shumë ushqime të paketuara, përfshirë ato të brumit që ruhen në ngrirje për përdorim të mëvonshëm. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë zbuluar se 28% e burrave që konsumojnë yndyrna të tilla në harkun kohor të 10 viteve, janë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e sëmundjeve të zemrës. 21 përqind e tyre kanë predispozitën të vuajnë nga sëmundjet e zemrës./AgroWeb

Continue Reading

Lajme

Moderna nis provat klinike për dozën përforcuese kundër Omicronit

Published

on

By

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Moderna ka nisur provat klinike për një dozë specifike të vaksinës kundër variantit Omicron të koronavirusit.

Ky njoftim vjen pasi kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan se kanë nisur testimet për vaksinën e tyre që shënjestron Omicronin, variant që konsiderohet më ngjitës se variantet paraprake të COVID-19.

Moderna tha se në fazën e dytë e provave, një dozë përforcuese e krijuar që të shënjestrojë Omicronin do t’iu jepet personave të rritur që veçse kanë marrë dy doza të vaksinës origjinale para gjashtë muajve. Ndërkaq, personat që janë të vaksinuar me tri doza, do të marrin një dozë të katërt, të dizajnuar për Omicronin.

Më pas, shkencëtarët do të vlerësojnë nëse do të jetë e nevojshme vetëm marrja e dozës përforcuese për Omicronin apo do të duhet edhe doza e katërt.

Vaksina origjinale e kësaj kompanie ofron mbrojtje të mirë kundër sëmurjes së rëndë dhe vdekjes, por nuk është aq efektive ndaj variantit Omicron. Studimet sugjerojnë se doza përforcuese e vaksinës forcon mbrojtjen ndaj virusit.

Disa shtete, përfshirë në Evropën Lindore dhe Qendrore, po regjistrojnë shifra rekorde të infektimeve për shkak të variantit Omicron. Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara numri i infektimeve ka filluar të bie, megjithëse infektimet janë ende të larta krahasuar me valët e para të pandemisë.

Continue Reading

Lajme

Nëse mendoni se një gotë verë bën mirë për shëndetin, është koha të ndryshoni mendim

Published

on

By

Maimonides, studiues mjek i shekullit të XII gjithashtu ka folur për përfitimet shëndetësore të verës në mënyrë të moderuar. Në fillim të shekullit të XX mjekët e cilësonin alkoolin si lëng medicinal, i cili shpërndahej ligjërisht në farmaci, për sëmundje që varionin nga kanceri deri te depresioni.

Për shumë vite mendohej se doza të moderuara të alkoolit shoqërohet me një rrezik të reduktuar të vdekjes, ndërsa sasitë më të larta të pirjes shoqërohen me rrezik të shtuar të vdekjes.

Dhe ndërsa ka pasur kërkime që sugjerojnë se një gotë verë në ditë mund të promovojë jetëgjatësinë ose shëndetin e zemrës, konsensusi për efektet e dobishme të alkoolit ka filluar të ndryshojë.

Korrikun e kaluar, një studim i botuar në revistën shkencore “Lancet Oncology” vlerësoi se 4% e rasteve të diagnostikuara me kancer në botë në vitin 2020, që përkthehen në 750,000 njerëz, ishin të lidhura me përdorimin e alkoolit, raporton oranews.

Autorët e studimit zbuluan se rreziku i kancerit ishte më i lartë për njerëzit që konsumojnë shumë alkool, por edhe te ata që pinë më pak alkool kishin një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit.

Në vitin 2018, Lancet publikoi një studim tjetër të përdorimit të alkoolit në 195 vende dhe zbuloi se rreziku i vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, dhe veçanërisht i vdekjes nga kanceri, rritet me rritjen e niveleve të konsumit të alkoolit. Autorët vunë re se mënyra për të minimizuar rrezikun ishte të mos pini fare alkool.

Javën e kaluar, Federata Botërore e Zemrës publikoi ​​një politikë të re që thotë se asnjë nivel i konsumit të alkoolit nuk është i sigurt për zemrën.

Continue Reading

Aktuale