Connect with us

Maqedonia e Veriut

Që tani rrjetet sociale në fokus të kampanjës zgjedhore

Published

on

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut, ndonëse fushata zgjedhore nuk ka nisur zyrtarisht, kanë intensifikuar komunikimin me qytetarët, veçanërisht në rrjetet sociale me qëllim që të prezantojnë aktivitetin e partisë që përfaqësojnë.

Partitë në pushtet po prezantojnë aktivitetet e institucioneve që përfaqësojnë dhe punët që kanë bërë për të kontribuar në cilësinë e qytetarëve. Ndërkaq, partitë opozitare gjithnjë e më shumë po zgjedhin rrjetet sociale që të kritikojnë politikat e qeverisë.

Por, askush në Maqedoninë e Veriut nuk e di se sa para po harxhojnë partitë politike, për të reklamuar në rrjetet sociale.

Partitë politike janë të obliguara me ligj që te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të dorëzojnë raport të detajuar lidhur me shpenzimet për reklama në mjetet e informimit si televizin, radio, gazeta apo media on-line. Por, deri më tani asnjë parti nuk ka treguar se sa para kanë harxhuar për të sponsorizuar në rrjetet sociale.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se sipas ligjit, partitë nuk janë të obliguara që të tregojnë për shpenzimet e tyre në rrjetet sociale.

Fadil Veseli, specialist për reklamim digjital, për Radion Evropa e Lirë thotë se partitë politike në vend nuk janë mjaftueshëm të informuara që të shfrytëzojnë rrjetet sociale në mënyrën e duhur, përkatësisht informacionin e caktuar ta targetojnë te grupet e interesit.

“Shumica e njerëzve që bëjnë postime dhe reklamime të politikave të tyre të caktuara në Facebook, nuk dinë dhe aq mirë të rregullojnë strategjinë për të përçuar mesazhin te grupet e interesit. Facebook-u për çdo ditë ndryshon algoritmin dhe ndodh që t’ju shkoj huq atyre (politikanëve) fushata dhe të dalë jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Bullgari ndoshta edhe në Indi reklama e caktuar, ndërkohë që ai mendon se është reklamuar këtu”, thotë Veseli.

Ekspertët i shohin shumë problematike edhe profilet e rreme, që shpërbejnë për partitë politike për të sponsorizuar reklamimin e aktiviteteve partiake, por edhe pasimin e lajmeve të rreme.

Vanja Mihajllova, ish-anëtare e Komisionit për anti-korrupsion, për Radion Evropa e Lirë thotë se informacionet në rrjetet sociale në Maqedoninë e Veriut shumë vështirë mund të kontrollohen. Ajo madje e quan atë si “zonë gri”.

“Se bëhet fjalë për një zonë gri, kjo është më se e vërtetë. Përmes profileve të rrejshme, partitë politike janë duke derdhur para për sponsorizimin e informacioneve (kundër) oponentëve politikë”, thotë Mihajllova, duke shtuar se në këtë mënyrë, partitë po i shfrytëzojnë profilet e rreme për të zhvilluar fushatë, duke dashur që të mos tregojnë se ata qëndrojnë pas tyre.

Përderisa, Anita Latifi një nga personalitet më të zëshme në rrjetet sociale, që nxit debate për çështje të caktuara, për Radion Evropa e Lirë thotë partitë politike dhe politikanët po shfrytëzojnë rrjetet sociale për komunikim të drejtpërdrejtë kundrejt grupeve të caktuara shoqërore.

“E para është shpejtësia me të cilën mund të përcillet një informacion duke marrë parasysh që sa kohë qytetarët kalojnë në rrjetet sociale për dallim nga mediat e tjera dhe e dyta ky kanal (rrjetet sociale) nuk është i njëanshëm. Pra jo vetëm që përcillet një informacion, por jepet mundësia për komunikim të dyanshëm me qytetarët”, thotë Latifi.

Ekspertët theksojnë se në Maqedoninë e Veriut ende nuk ka ndonjë studim serioz mbi efektet konkrete nga përdorimi i rrjeteve sociale në procesin elektoral, ndonëse të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se mbi 80 për qind e qytetarëve përdorin internetin.

Maqedonia e Veriut pritet të mbajë zgjedhje të përgjithshme më 12 prill të vitit 2020.

 

BURIMI: REL

Continue Reading

Lajme

Nesër ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks

Published

on

Sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë të Veriut (“Gazeta zyrtare e RMV” nr. 21/98 dhe 18/07), 19 janar i viti 2022 (e mërkurë), Epifania ( Uji i Bekuar), është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga MPPS-ja uron qytetarët e besimit ortodoks për festën e Epifanisë (Dita e Ujit të Bekuar).

Continue Reading

Lajme

UNICEF: Shtyrja e gjysmëvjetorit të dytë të jetë e përkohshme, mbyllja e shkollave duhet të jetë zgjidhja e fundit

Published

on

Meqenëse vendi po kalon një valë tjetër të infektimeve me KOVID-19, gjithnjë e më shpesh të shkaktuar nga lloji omikron, interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë në qendër të çdo vendimi nëse shkollat ​​do të jenë të hapura. Vendimi i Qeverisë për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor pas pushimit dimëror duhet të jetë masë e përkohshme dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për kthimin e fëmijëve në klasa, kumtojnë nga Zyra e UNICEF-it në vendin tonë.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani, konsideron se masat parandaluese në shkollat janë efektive dhe se prania fizike në shkollë nuk duket të jetë shtytësi kryesor i përhapjes së infeksionit.

“Për muajin e fundit të mësimdhënies në vitin 2021, të dhënat tregojnë shkallë shumë të ulët të infeksionit me vetëm 0,01 për qind raste të reja në ditë te nxënësit dhe 0,03 për qind te mësuesit. Për krahasim, në dy javët kur shkollat ​​u mbyllën për pushim dimëror, numri i rasteve të reja të infektuara në të gjitha grupmoshat u katërfishua, nga afërsisht 2.600 në 11.000 raste pozitive të konfirmuara. Ne duhet ta përdorim këtë njohuri për të bërë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur shkollat ​​të hapura dhe që fëmijët të ndjekin mësimet në mënyrë të sigurt”, thotë DiXhovani.

Në vend ndodhte që fillimi i vitit shkollor të shtyhej për shkak të kushteve të këqija atmosferike, tregon ajo, por tani situata ka ndryshuar. Vonesat e mëparshme në fillim të vitit shkollor ishin të rralla dhe koha e humbur e mësimit ishte kompensuar. Situata aktuale është përkeqësuar nga periudhat e gjata të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë.

Është e qartë se është në interesin më të mirë të fëmijëve, thekson DiXhovani, të jenë në klasa dhe rihapja e shkollave duhet të jetë prioritet për të gjithë vendin. Rreziqet me të cilat përballen fëmijët kur janë jashtë shkollës mbeten më të mëdha se rreziqet në shkollë.

Continue Reading

Lajme

Mariçiq: Shfrytëzimi i emrit të shkurtuar është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët

Published

on

Me hapa të përbashkëta, nga të dy anët, është zgjidhur një nga çështjet e hapura, që ka paraqitur problem në një pjesë të organizatave ndërkombëtare, thotë zëvendës-kryeministri për Integrime europiane, Bojan Mariçiq, lidhur me vendimin e Bullgarisë që ta përdorë emrin e shkurtuar të shtetit tonë – Maqedonia e Veriut.

Kjo, sipas Mariçiqit, është gjest i vullnetit të mirë nga të dy anët për përfitimin e besimit të mëtejshëm.

“Me këtë hap i cili është një nga çështjet e hapura, do të zgjidhet një problem – do të mbyllim një çështje dhe do të heqim një nga bllokadat. Me këtë mbyllet një problem. Bullgaria praktikisht e ndryshon pozitën e saj dhe fillon ta përdorë emrin e shkurtuar. Edhe kryeministri Petkov, sot disa herë e ka përdorur emrin e shkurtuar – Maqedonia e Veriut. Është zgjidhur një çështje e hapur e cila neve na shkaktonte problem në pjesën e organizatave ndërkombëtare. Kjo është temë e cila pothuaj dy vite është e hapur dhe me të kontestohej e drejta jonë që të quhemi me emrin e shkurtuar”, tha Mariçiq në intervistën për televizionin Tellma.

Continue Reading

Aktuale