Connect with us

Lajme

Majlinda Bregu dërgon porosi të fuqishme pas Samititi të Ohrit : Heqja e barrierave brenda rajonit është urgjente

Published

on

“Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal mbështet të gjitha nismat që kontribuojnë drejt një axhende për krijimin të një tregu të përbashkët për rajonin tonë të ngjashëm me tregun e BE-së, bazuar në katër liritë.” kështu është shprehur Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu pas takimit të sotëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër.

Më pas Bregu ka shtuar se nismat duhet të pasqyrojnë plotësisht modelet e BE-së dhe në këtë mënyrë të përfaqësojnë një gur themeli në integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

“Heqja përfundimtare e barrierave brenda rajonit tonë është urgjentisht e nevojshme. Në verë në Samitin e Poznanit, RCC inicioi idenë për një marrëveshje rajonale të udhëtimit me karta identiteti në rajon, ndaj mirëpresim të gjitha nismat e agjendave reale të liberalizimit për rajonin tonë, qofshin ato në lidhje me transportin dhe lehtësimin e tregtisë, lëvizshmërinë, dixhitalizimin ose fusha të tjera, pasi nuk ka vend për proteksionizëm. RCC është e gatshme të lehtësojë dhe intensifikojë punën për zbatimin e Planit Shumëvjecar të Veprimit për Zonën Rajonale Ekonomike (MAP REA) dhe më gjerë, besimplotë se do të arrihet një kornizë gjithëpërfshirëse” tha Bregu duke shtuar se nismat e lindura në rajon për zhvillimin ekonomik të tij paraqesin kuptimin e mirëfilltë të natyrës dhe përfitimeve të bashkëpunimit rajonal.

“Ne jemi në pritje që ky proces të paraqesë vizionin dhe të nxisë nisma dinamike për përmirësimin dhe forcimin e pronësisë së MAP REA të ri të përditësuar, si dhe për të ardhmen e Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë gjithashtu ka potencialin për të kontribuar në propozimet për metodologjinë e re të anëtarësimit në BE dhe ky vendim duhet të merret me të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor (BP) në bord, por gjithashtu të thërrasë rreth tryezës Sekretariatin e Komunitetit të Transportit dhe të CEFTA-s “, përfundoi Bregu.

Pjesëmarrësit e takimit diskutuan nismën për heqjen e barrierave për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në të gjithë rajonin. Përveç liderëve të BP dhe RCC, morën pjesë gjithashtu përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane të Investimeve. Takimi tjetër parashikohet të zhvillohet në Durrës më 21 Dhjetor.

Continue Reading

Bota

Hovenier këndon himnin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së (Video)

Published

on

Në oborrin e Ambasadës Amerikane në Kosovë po zhvillohet një manifestim në përkujtim të Ditës së Pavarësisë Amerikane.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryetarja Vjosa Osmani janë në mesin e disa personaliteteve publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka performuar edhe himnin kombëtar para të ftuarve për të intensifikuar edhe më shumë natyrën emocionale të kësaj ceremonie.

“I lumtur të pres partnerët dhe miqtë kosovarë këtë mbrëmje, ndërsa shënojmë përvjetorin e 246-të të Ditës së Pavarësisë. Faleminderit që festuat me ne” shkroi Hovenier në Twitter.

Continue Reading

Lajme

Propozimi francez, grup i qytetarëve proteston para Qeverisë

Published

on

Pasditen e sotme para godinës së Qeverisë një grup i qytetarëve po proteston kundër propozimit të ri francez.

Protestuesit me flamuj qëndrojnë para Qeverisë, ndërkaq kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit, ndërsa thonë se i njëjti është i dëmshëm për interesat shtetërorë.

Përndryshe, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta kundër këtij propozimi me arsyetimin se qeveria pronon bullgarizimin e vendit. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Policia jep detaje për aksionin në veri, gjeti laborator për kultivimin e kanabisit

Published

on

Policia e Kosovës pas hetimeve paraprake, sot ka parashtruar kërkesë për urdhër-kontroll në organet e drejtësisë për kontrollin e një objekti pronë e të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sipas Policisë, pas marrjes së këtij urdhri, sot rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij, janë gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme. Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

I dyshuari gjendet në arrati, kurse policia do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktuale