Connect with us

Komente

Jo-ja e BE-së ndez konflikte në Ballkanin Perëndimor

Published

on

Shkruan Christian Schwarz-Schilling

Refuzimi i fillimit të bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për shkak të vetos së Francës ka pasoja negative për Ballkanin Perëndimor. Sërish është bërë e qartë, se Europa nuk i mban premtimet e saj duke rënë kështu në një krizë besueshmërie. E drejtë është që kërkesat e Europës në drejtim të shtetit ligjor për vendet kandidate duhet të mbeten në fuqi. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut megjithatë kanë filluar rrugën e vënies në jetë të këtyre kërkesave, siç e ka konfirmuar edhe Komisioni Europian. Refuzimi i hapit tjetër në drejtim të BE i çon prapa si këto vende edhe rajonin.

Cilin kurs do të ndjekë tani Ballkani Perëndimor?

Për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor tani shtrohet pyetja: po tani? Rruga drejt BE, siç duket tani, është për një kohë të gjatë e bllokuar. Pse do duhet që këto vende tani të vazhdojnë të punojnë për kriteret që kërkon anëtarësimi, kur atyre iu bëhet e qartë, se zgjerimi i BE po ndalet, por për arsye të tjera?

Europa e dinte rrezikun që këto vende mund të kthejnë sytë nga Lindja. Megjithatë, BE bën një gabim të rëndë, disa thonë madje historik, dhe nuk e mban premtimin e saj. Një institut studimor, ESI kërkon tani përfshirjen e këtyre gjashtë vendeve në hapësirën ekonomike europiane, si një stacion konkret në rrugën drejt BE. Kjo ka shkaktuar diskutime të forta. Shumë janë kundër.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në intervistë me gazetën vjeneze, “Der Standard” e ka thënë qartë: „Jo-ja e BE-së për negociatat do të çojë në Serbi në atë që BE të bëhet më jopopullore, dhe të ketë më pak besim tek ajo. Por ne kujdesemi për veten. Ne duhet të zgjidhim marrëdhëniet tona në rajon. Ne kemi marrëdhënie të mira edhe me Kinën, Rusinë apo Turqinë.” Sipas këtij kursi, Serbia e ka të nënshkruar një marrëveshje me Unionin Ekonomik Euroaziatik, megjithëse ky hap nuk pajtohet shumë me anëtarësimin në BE. Rusia ka ftuar menëjherë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të bëjnë të njëjtën gjë. Moska nuk pret shumë për të shfrytëzuar për vete gabimet e Europës!

Europa nuk ka qartësi për interesat e saj

Çfarë zhvillimesh të pabesueshme? Europës i mungon një politike strategjike e përbashkët. Mungon qartësia për interesat tona dhe vizioni ynë për të zgjidhur problemet në Ballkan. E është shumë e vështirë për t’u kuptuar, se çfarë mendon elita politike në Europë sot.

Prandaj është e rëndësishme që të paktën NATO të jetë prezente në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria dhe Mali i Zi janë ndërkohë vende anëtare, Maqedonia e Veriut është gati para anëtarësimit. Vetëm Serbia nuk synon anëtarësim në NATO, kjo vlen edhe për etnitetin serb në Bosnje-Hercegovinë, Republikën Srpska, që është kundër anëtarësimit, megjithëse para vitesh ishte dakord për të nënshkruar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim të Bosnje-Hercegovinës. Kjo shkakton tani probleme të mëdha dhe një bllokadë politike në BS.

Marrëdhëniet e mira të Dodikut me Rusinë

Qeveria në Bosnje-Hercegovinë pas zgjedhjeve në tetor 2018 ende nuk është krijuar, sepse Republika Srpska mendon ndryshe tani dhe nuk i respekton ujditë e arrira. RS e refuzon planin e aksionit të anëtarëve, MAP dhe e bllokon kështu rrugën e Bosnje-Hercegovinës në NATO. Burri i fortë i republikës serbe, Milorad Dodik, ndërkohë edhe anëtar i presidencës së shtetit B-H ka marrëdhënie të mira me Rusinë, që është kundër zgjerimit të NATO-s në Ballkan dhe lufton për pavarësinë e Republikës Srpska. Në një kohë pra që Rusia e forcon influencën e saj në rajon me hapa konkretë, BE bën premtime boshe. Kështu rritet rreziku i konflikteve të rënda në të ardhmen, nëse Dodik qëllimin e tij për shkëputje e pason me hapa konkretë dhe e afron RS me Serbinë.

Madje edhe presidenti, Vuçiq, që është shumë i kujdesshëm në deklaratat e tij kundrejt Bosnje-Hercegovinës, në intervistë për “Standard” lidhur me një referendum për pavarësinë në ish-Jugosllavi, shtroi pyetjen „Pse nuk lejohet sot një referendum në Republikën Srpska?” Ai i hedh sytë drejt një republike të pavarur Srpska, sepse i dhemb humbja e Kosovës, dhe beson, se duhet t’i ofrojë zgjedhësve të tij një kompensim. „Serbët janë të vetmit që nuk kanë të drejtë për vetëvendosje. Kjo i zemëron serbët, kur dëgjojnë, që të gjithë të tjerët e kanë bërë gjithçka sipas standardeve ndërkombëtare, por kur ata vetë luten për diçka, për ta nuk bëhet një rast ‘sui generis’.”

Konflikt i ri i hapur?

Ka një rrezik real, që negociatat e dështuara nën mbikqyrjen e BE mes Serbisë dhe Kosovës të mund të çojnë në një konflikt të hapur e kjo me pasoja fatale për Bosnje-Hercegovinën, sidomos për distriktin Brçko, që qëndron gjeografikisht mes Republikës Sprska dhe Serbisë dhe që do të luante një rol vendimtar në një grindje të tillë. Prandaj është shumë e rëndësishme, që krahas misionit ushtarak të BE, EUFOR edhe NATO, që është prezente në B-H që nga fundi i luftës në vitin 1995, të tregojë në këtë rajon një prezencë më të fortë ushtarake për të ndaluar zhvillime më të këqija.

Dhe Europa – para këtyre zhvillimeve – duhet më në fund të zgjohet.

Continue Reading

Komente

Fetai pyet deputeten e BDI-së: Po fotografitë e kolegëve tuaj me Vuçiçin, Daçiçin, Mijallkovin dhe Gruevskin i keni vënë në kornizë me krenari?

Published

on

Deputetja e BDI-së Arta Bilalli sonte në debatin Click Plus në TV21 tha se fotografinë e opozitës me Apasievin e fshehi që mos ta shohin fëmijët e mi, pas kësaj deklarate ka reaguar Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët i cili pyet deputeten Bilalli se fotografitë e kolegëve të saj me Vuçiçin, Daçiçin, shefin e shtatmadhorisë serbe, Mijallkovin dhe Gruevskin i ka vënë në kornizë me krenari?, përcjell in7

Postimi i plotë:

Një deputete e BDI-së po thotë se e ka fshehur fotografinë e opozitës me Apasievin që mos ta shohin fëmijët e saj.

Po fotografitë e kolegëve të saj me Vuçiçin, Daçiçin, shefin e shtatmadhorisë serbe, Mijallkovin dhe Gruevskin i ka vënë në kornizë me krenari? Apasievi nuk është ndonjë faktor të cilin ne e marrim seriozisht dhe ai së paku nuk ka kryer gjenocid dhe krime mizore kundër shqiptarëve. Rezila, ka shkruar Fetai në facebook./in7.tv/

Continue Reading

Komente

Berisha: Kryeministri shqiptar si babadimri, përallë që zhgënjeu të gjithë

Published

on

Shkruan Vjollcë Berisha – U.D. Kryetare e Asamblesë së Femrës nga Aleanca për Shqiptarët

Po ndërrohen kryeministrat një nga një. Venë e vijnë. Kush me dështimet në shpinë, e kush si ikanak gjyqësie pa turp në sy. Vetëm kryeministri shqiptar s’duket gjëkundi në horizont.
Ardhja e kryeministrit shqiptar (nga kjo strukturë qeveritare) i ngjet pritjes së babadimrit: e di që s’vjen, por të pëlqen ta ndërtosh një rrëfim për të dhe t’i besosh paq.

Të gjithë votuesit e dinin që kjo përbërje pushtetarësh shqiptarë s’ka kapacitet për ta sjellë kryeministrin shqiptar, por rrëfimi qe tepër i bukur për ta kundërshtuar, ndaj dhe ia dhanë mundësinë. Kështu që, ndonëse pushteti u mor me këtë rrëfim, kryeministri s’u duk kund.
Tani që përsëdytet zgjedhja e një kryeministiri maqedonas, shqiptarëve u ngelet vetëm shija e keqe e zhgënjimit dhe e të qenit të mashtruar. Të tillë ndjehen edhe ata që besuan në premtimin magaloman parazgjedhor, por edhe ata që, ndonëse nuk zinin besë, u joshën nga bukuria e rrëfimit.

Herë tjetër s’do të ketë. Mashtrimi tjetër s’do të kalojë!!!

Continue Reading

Komente

Fetai: Bujar Osmani i bllokoi integrimet dhe iku në MPJ.

Published

on

By

Postimi i plotë i Arben Fetai në facebook:

Bujar Osmani i bllokoi integrimet dhe iku në MPJ.

Bojan Mariçiç e sakatoi drejtësinë dhe iku te integrimet.

Ljupço Nikollovski e zyrtarizoi korrupsionin si formë e qeverisjes dhe iku te bujqësia.

Venko Filipçe e shkatërroi shëndetësinë dhe ia la kilen Alternativës së mjerë.

Qeveri e dështakëve, prevarantëve, idiotëve të dobishëm dhe e Kastros që vështirë se do të arrijë 100 ditëshin.

Continue Reading

Aktuale